Monday, April 28, 2014

Reflektime ne Javen e Shenjte

 
Shkruar nga  Merita Bajraktari McCormack, 
Long  Island, New York, SHBA
12 Prill 2006
 
+++++++++++++++++++++++++++***********************+++++++++++++++++++++ 
Mrs.McCormack, Neser vdes Jesusi dhe te Dielen ngjallet??,-kjo ishte pyetja  
e tetevjecares Matseliso,  ne vitin 1995, njembedhjete vjet me perpara, 
te Enjten e Shenjte,  ne Maseru.
 
Maseru eshte kryeqyteti i Lesothos, Mbreterise malore ne zemer te  Republikes se
 Afrikes se Jugut.
 Per ata qe kane lexuar artikullin tim "Krishtlindje ne Afriken e  Jugut" e 
kujtojne mjaft mire, ndoshta  reagimin tim ndaj festimeve ne  ate vend.
 
Nuk po i rikthehem reagimit tim aty ,por mbaj mend qe Matseliso, ishte  nje 
vajze e bukur e tribuse  Basotho(jane 11 tribu ne Afrikne e Jugut ). 
Ishte nje femije  kaq e  zgjuar dhe kaq e dashur.
 
Une atehere porsa kisha lindur vajzen, femijen tone te pare dhe  
Semonkong,  qyteza malore   ku ne jetonim ne Lesotho, ishte pa elektricitet pa telefon,
pa  asnje komoditet, njerezit jetonin ne kasolle balte.
 
Ne te huajt-ose te bardhet-qe punonim ne ate kohe ne Lesotho dhe stacioni yne 
ishte Semonkong, ishim gjithesej nente persona dhe jetonim ne nje kompleks  
ndertuar nga qeveria gjermane dhe brenda shtepive tona, kishim te gjitha te mirat 
qe mund te  kesh ne perendim,por mungonin mjetet informuese.Komunikimin e benim me radio. 
Kishim gjenerator per  elektricitet dhe ujin e pijshem e pomponim nga lumi qe buronte disa metra mbi  shtepite 
tona.
 Duket si perrallle tani qe e tregoj dhe vete nuk e besoj..TV nuk kishim  
degjonim radio me vale te shkurtra dhe BBC world service ishte burimi I gjithe 
informacionit.Ishte e mjaftueshme! Ishte nje aventure dy vjecare qe tani 
Bashkeshorti im  dhe une e kujtojme  me nostalgji.
 
Maseru kishte elektricitet, kushte me te mira dhe TV si dhe  transport publik e  
privat.
Per mese dhjete dite nena e Matselisos, Mathabang, me ofroi ndihmen e saj, me tregonte si 
cdo nene, bijes se saj, si te kujdesesha  per 
beben. Ajo kishte qene punonjese e Ministrise se Jashtme te Lesothos 
dhe kishte qene  ne poste diplomatike te ndryshme ne Europe dhe USA, 
por  ne ate periudhe ishte Drejtoreshe e nje Projekti me te cilin 
projekti me te cilin ishte perfshire im shoq,  kishte lidhje te ngushta.Kjo solli dhe njohjen tone. 
 
Mathabang kjo grua inteligjente dhe me pervoje ne profession dhe si  nene e 
shoqe e mrekullueshme me mbajti ne shtepi per pothuaj dy jave qe une te mesohesha me 
"motherhood"-memesine, dhe vajza e saj, Matseliso ishte sa kurjoze, po aq dhe kerkuese ne 
shkaqet e lekures bardhoshe te femijes tim. Shpesh thoshte pse jemi me ngjyra
 te ndryshme dhe si une dhe e Ema e saj i thoshim pavaresisht nga ngjyra ne jemi njelloj,
 e perbashketa jone eshte se ne jemi Njerez ,ne nje planet!  U 
beme shoqe:) me zonjushen e vogel dhe shpesh bisedonim per shume gjera. 
Une shpesh e quaja "asistenten" time dhe Mateliso  gezohej e 
qeshte e perkedhelej. Ajo shkonte ne shkollen Amerikane te Maserut dhe  
anglishten e kishte shume te mire.
Te enjten e shenjte, te vitit 1995 Matseliso  duke luajtur  me 
kukllat e saj  me pyeti ate pyetjen me lart. Ngrita kryet e pashe dhe e  vura re 
se sa e pezmatuar ishte..Pse duhet te vdiste Jezusi- pyeste??.
 
Por menjehere kujtoi qe te Dielen Krishti ringjallej...dhe ajo besonte  
plotesisht ne kete fakt, fluturoi nga gezimi  kur ia pohova dhe une, 
e rritura tek e cila ajo  
besonte...I pohova ate qe ajo tha dhe nuk bera komente.
Ne ne Shqiperi deri ne  ate dite qe une kisha jetuar une atje,  Pashke, Krisht apo 
Ringjallje  e  kishim  fjale te 
ndaluar, pale te diskutonim per te. C'ti thoja une vogelushes ta  trembja?  Zgodha t'I  
buzeqesh dhe serish duke e perkedhelur i thashe po e dashur te  Dielen Krishti 
Ngjallet!
"Happy Easter" -Gezuar Pashket-, tha ajo, jo iku e gezuar...
 
 Ajo Pashke kaloi dhe shume te tjera dhe me Matselison kishim kontakt  te 
rregullt,uronim festat rregullisht.Here here flisnim ne telefon. Deri sa para  
pak kohe nena e saj me shkruar nje leter te dhimbshme..
E dashur "Me"(Zonja, sic thuhet ne Sesotho, gjuha e tyre, ) Matseliso vdiq..dhe 
shpjegonte se 18 vjecarja e saj, mikja ime,  vdes papritur  
nga nje semundje e menjehershme qe i morri jeten brenda dy ditesh.... 
Keqardhja  eshte kaq e madhe..Jam e sigurt se dhimbja e familjes se saj s'ka per te 
ikur  kurre. Ajo ka hapur nje plage te madhe por si ngushellim kam ate fytyren  
gazplote te Matselisos tete vjecare atehere,njembedhjete  vjet te shkuara, qe ishte  
plotesisht e sigurt ne Ringjallje...dhe kjo me ngroh shpirtin dhe me mban  
shpresen gjalle.Shpresoj qe ajo eshte engjell mes engjejsh.
Tashem ne presim te  Enjten e shenjte per Pashket e sivjetshme.... Pas njembedhjete  vjetesh 
une jam bere nene me tre femije dhe qe te tre me kane bere te  njejten 
pyetje ne kete dite:. 
"Mami neser vdes Jesusi dhe te Dielen ngjallet"??
Po ju them, dhe i ri-tregoj historine e Pashkeve ashtu si e di tashme t epltoe, pa cenime, 
pa kufizime, pa frike se me pergjon dikush,dhe shoh qe ne syte e tyre ka kuriozitet, ka keqardhje,ka shprese 
ka gezim dhe aspak
 frike dhe  natyrisht ata nuk harrojne te shtojne se lepurushi i pashkeve do sjelle me  gezimin e 
Ringjalljes se Krishtit dhurata me cokollata
 
Ate e presin me me shume gezim se cdo gje tjeter ne kete moshe per shume aresye. Por ajo  
qe me gezon eshte qe ne femijerine e tyre ka filluar te zere vend besimi ndaj Zotit, dhe 
kjo  do jete themeli i te ardhmes se tyre...Nuk do vije nje kohe dhe do bejne 
pyetje  pse jemi ketu,  ku shkojme dhe te mos kene pergjigje. Cilado rruge qe te  
zgjidhet ne besimin fetar te tyre apo te femijeve tuaj,rendesi ka te fillohet 
me  Zotin...atje eshte fillimi dhe fundi..Alfa dhe Omega....Perderisa sa trungu te jete i forte 
deget  do mbahen gjithashtu.......Kjo me jep shprese dhe gezim. Aq me teper 
tani ne  kete periudhe te shenjte per ata qe besojne ne Zot. Kjo periudhe e shenjte ringjallje, 
qe shpesh,per ilustrim krahasohet me pranveren, me sythat qe celin, me jeten qe rifillon,
 le te sherbeje si nje ri-fillim per kedo.
  Eshte e rendesishem qe te lihet "Dimri" pas dhe el ti gezohemi "Pranveres", shpreses, jetes se re! 
 Me kete rast uroj te gjitheve besimtareve Pashke te Gezuara, shprese, 
dashuri paqe dhe mbaresi.
 Me dashuri dhe shprese 
MERITA
+++++++++++++++++++++++++++++++++++************+++++++++++++++++++++++++++++
Ky link me poshte eshte nje udherefyes per Sakrimentin e Pendimit, per ata qe jane t einteresuar vetem. Eshte ne gjuhen Angleze.

Tuesday, January 28, 2014

Shen. Alberti i Madh-Profesori i Tomas Akuinit

Shën Alberti I Madh----pak histori në ditën e festës të profesorit të St.Thoma Akuinit

Ai ishte i njohur si "mësues i çdo gjëje që duhet të dihet," ishte një shkencëtar shume kohe para kohës së shkencës. St.Alberti u konsiderua si një njeri magjik në jetën e tij, dhe u bë mësues dhe këshilltar i  mendjes tjertër të shquar të kohës së tij , Shën Thoma Akuinit.
Shën Albert i Madh ka lindur në Lauingen në brigjet e  Danubit, pranë Ulm-it, Gjermani. Babai i tij ishte një ushtarak i zoti në ushtrinë e perandorit Frederik II. Në moshë të re Alberti  studioi në Universitetin e Padovës dhe  ra nën ndikimin e Jordanit të Saksonisë(që është në rrugën e shenjtërimit), një Domenikan ky që duke shkuar nëper  universitetet më të mira të Evropës ka tërhequr njerëzit më të mire e më të zgjuar  për t'u bërë Domenikanë, një urdhër ky që karakterizohet nga inteligjenca dhe oratoria e vecantë.

Pas disa projekteve mësimore të urdhërit Domenikan , ai shkoi në vitin 1241 në Universitetin e Parisit ku dha  leksione në teologji. Ndërsa jepte mësim në Paris, ai u caktua, nga eprorët e urdhërit  të tij Domenikan  në vitin 1248,  për të ngritur një shtëpi të studimeve Domenikane në Këln. Në Paris, ai kishte mbledhur rreth tij një grup të vogël  teologësh, shef i të cilëve ishte Thomas Akuini,i cili   e shoqëroi Albertin në Këln  dhe u bë një  nga nxënësit e të tij më të mire e natyrisht më i mirënjohuri.

Në 1260, Alberti  u emërua peshkop i Regensbergut, dhe  kur ai dha dorëheqjen pas tre vjetësh, ai u thirr të jetë një nga këshilltaret  e Papës dhe u dërgua në misione të ndryshme diplomatike. Në vitet e tij të fundit, ai ka banuar në Këln, ka marrë pjesë në Këshillin e Lionit në 1274 dhe në pleqërinë e tij udhëtoi për në Paris për të mbrojtur mësimet e nxënësit të tij Thomas Akuinit.

Në Këln reputacioni I tij si një shkencëtar u rrit edhe më tej.  Zhvillimi I eksperimenteve në kimi dhe fizikë në laboratorët e tij të improvizuara, ndërtimet e një koleksioni të bimëve, insekteve, dhe komponimet kimike i dhane shumë famë   reputacionit të tij. Kur autoritetet e Këlnit vendosën për të ndërtuar një katedrale të re, ai ishte konsulenti për dezannjimin e saj. Ai ishte mik dhe këshilltar I papës, I peshkopëve, mbretërve dhe shtetarët dhe dha edhe vetë kontributin e tij unik në edukimin dhe metodat e të mesuarit  në  kohën e tij e më vonë.

Ai vdiq në  moshë të vjetër në Këln në 15 nëntor1280 dhe është varrosur në Kishën e Shën Andreas në atë qytet. Ai u kanonizua( u shpall shenjtor) dhe u shpall  edhe Doktor i Kishës në vitin 1931 nga Papa Pius XI. Shkrimet e tij shquhen për diturinë e saktë e tyre shkencore dhe për këtë arsye ai është emeruar (bërë) shenjti mbrojtës (patron saint) i shkencëtarëve.

Mendimi për ditën e sotme: Shën Alberti i Madh ishte i bindur se në të gjithë krijimin flet Zoti vetë dhe se cdo grimcë e vogël e njohurive shkencore na thotë diçka për Të.
15 Nentor 2011
Pershtati ne shqip
Merita B.McCormack 

Monday, January 20, 2014

Parathenia e nje libri

Me ra ndermend nje histori e para  shume viteve,  qe e kisha harruar, por tani pata rasti ta rikujtoj. Nje shqiptare qe nderroi emrin nga  Laje Sharri ne Liliana Shellova (emrat jane fiktive  per ilustrim , por ngjarja  eshte reale) shkruante  edhe vargje edhe publicistike, por vargjet i shkruante  me emer tjeter, as  si Laje e as Liliana, por perdorte emrin Blerina Berati, dhe dhe bente cmos te mblidhte mendime per to, i interesonte shume opinioni, sidomos pozitivi, dukej sikur nuk jetonte dot pa te. Here pas here, ne shqiptaret e merguar mbledhur ne nje forum letrar, dergonim mendime per poezite dhe nje mendim  te tille,  mbaj mend shume mire ishte gjysem faqe, pak analize letrare, pak inkurajim dhe nje falenderim per Blerina beratin ( aka  Lilliana Shellova aka Laje Sharri ) e dergova dhe une, me emer e mbiemer te vertete. Ajo u entuziazmua aq shume, sa beri cmos te komunikonte privatisht me mua me hiqej si shoqe. qe i kishte pelqyer shume "analiza" ime. E pershendeta dhe mbajja komunikim.
Me pelqenin vargjet e Blerines.
Ajo gjithnje me shfaqej si shoqe nga emaili i Blerina Berattit. Nderkohe  si Liliana Shellova  shkruante publicistike . Aty dukej te ishte nje grua e moshuar, pak hije rende, pra krejt  dy personalitete te ndryshme ne nje njeri. Nje dite , nje ish koleg i saj nga Shqiperia e beri publike qe Blerina Berati dhe Liliana Shelova ishte i njejti person. Blerina tashme , u njoh si Liliana Shellova e jeta vazhdoi.  Por megjithate ajo kish botuar nje liber me poezi me emrin Blerina Berati.  Pikerisht per kete eshte fjala ne kete shkrim. Ne kemi levizuar prej shume vitesh nga Nju Jorku dhe shume gjera ende nuk i kisha hapur, ishin neper kutia derisa  me ne fund i sollem te gjitha ketu ku jemi tani dhe duke dashur te hap kutiat e vejtra dhe te pastroj garazhin, shoh nje dite nje  kuti librash qe kishin  I hapa sot, nder shume libra, ishte edhe libri me poezi i Lilliana Shelloves botuar nga viti 2000, me emrin Blerina Berati dhe me  kopertinen qe  e mbaj mend  shume mire kur ia kisha  rekomanduar "Blerina Beratit" kish perdorur nje foto nga  nje skene pranverore me  lule molle dhe kur e hap  librin me vjersha e sheh  qe ai  mendim  i imi qe kisha derguar ne forumin letrar  nga vitert 1999-2000 ishte perdorur si parathenie e librit, vec emri im mungonte aty. Eshte nje liber me nje parathenie pa emer autori.  Kam buzeqeshur hidhur  ne momentin e pare kur morra librin se u preka nga mosmirenjohja, materialin e perdori, kurse emrin e autores jo.  Kurse  sot, kur hapa kutine, buzeqesha me kenaqesi, sepse  se pari, Lajen e kam falur dhe natyrisht Zoti te jep hiresine e duhur te falesh e te ecesh larg te keqes, por Ai me ka mbajtur larg ligesise se Lajes, e cila per cfaredo aresye qe ka pasur te mos e perfshinte  emrin tim, ajo pa dashje me ka bere mire. Sepse kurresesi nuk do ta  doja emrin tim shoqeruar me abuzim-mashtrimin,  (sic e njohem me vone te ishte "Liliana Shelloven". Laje Sharri paska qene ne funskione partie ne kohen e komunizmit.E natyrisht nuk ke se cfare pret tjeter nga te tille eprsonazhe me disa personalitete e aq me teper produktet komuniste. Ja pra  jo cdo gje e keqe sjell dem, dhe jo cdo demtim me qellim te ben dem real. Laja Liliana Blerina qofte mire.

Friday, January 17, 2014

Dashuria dhe Liria e vertete

Dashuria dhe Liria  e vertete 

Nga Merita Bajraktari McCormack

Mendimi  qe egziston nder njerezit eshte qe te jesh i lire do te thote te transformosh gjithcka ne jeten tende dhe ne jeten e botes rreth teje, pra duke pasur fuqi e pushtet dikush mendon se eshte i/e lire. Po ashtu kur duam  te ndryshojme gjerat e situatat sic i deshirojme ne, pra duke u nisur nga deshirat  e pasionet personale dhe duke injoruar natyren e gjerave. Tani ca gjera eshte mire te ndryshojne, si per shembull eshte mire qe ndryshoi menyra e transportit, ose mjekimet nga injeksione ne tableta. Por  kjo ( pra kur ke fuqi  e pushtet e te mundesh te ndryshosh gjerat)  nuk do te thote se eshte Liri e vertete.Liria nuk eshte thjesht  dicka qe ti fiton kur ke ndryshuar  dicka e transformuar dicka materiale apo shoqerore, sic e deshiron ti, por Liria brenda kuptimit te perunjesise ndaj Zotit eshte te pranosh situaten dhe gjerat  ashtu sic jane, te pranosh veteveten sic je, vetveten e te tjeret, dhe nese i pranojme situatat e njerezit me te cilet ndeshemi ne jete dhe gjerat qe s'i ndryshojme dot ashtu sic jane  (psh gjerat qe ne s'kemi fuqi ti ndryshojme, le te themi kur vdes dikush ne se kthejme dot mbrapa.) dhe me Besim tek Zoti se ai do na jape fuqine e duhur te perballojme situaten, kjo eshte ne te vertete Liri.Pra te jesh i lire do te thote SE PARI te pranosh mareveshjen me Krijuesin, mareveshjen qe eshte bere kur Ai na Krijoi dhe mbolli ne shpirtin tone faren e dashurise,  dhe po ashtu te manifestosh ate reflektivisht ne maredhenien me te tjeret(maredheniet  njerezore). Kjo primarisht duhet reflektuar midis ciftit bashkeshortor, pra  burrit e gruas se pari, midis prinderve dhe femijeve e anasjelltas..Kjo eshte e domosdoshme per nje njeri te pjekur dhe nje njeri qe do te jete vertete i lire. Ne mesojme te duam e te jemi te lire permes ketyre maredhenieve njerezore(maredhenie qe jane thjesht manifestim i dahsurise Hyjnore).  Nese kjo harmoni bashkeshortore/familjare  nuk  kultivohet e respektohet sic e ka krijaur Zoti, nese burri e tradheton gruan, ose gruaja burrin, nese femija i kthen kurrizin prindit (shpeh here djemte zemerohen me baballaret dhe vajzat me neneat, duke i akuzuar ata me gjithfare fjalesh, duke jua atribuar  atyre veshtiresite e tyre materiale apo shoqerore )  keshtu pra , duke injoruar personin me te afert, gjithfare problemesh krijohen... nder te gjitha keto, primare eshte mareveshja martesore, pastaj vijen te tjerat. Sa me e sinqerte te jete maredhenia martesore, aq  me reflektuese dhe EFEKTIVE eshte dashuria e Zotit ne ate familje. Psh i shihni familjet qe jane te lumtura? C'fare kane ato ndryshe nga familjet qe vetem ankohen e ndahen e shahen. Ata te lumturit kane se pari maredhenien bashkeshortore ne rruge te drejte dhe prinder e femije po ashtu .Respekti eshte reciprok. Por c'fare dashurie eshte kjo, cfare premisash jane keto? Ta duash e te respektosh bashkeshortin /bashkeshorten, prindin apo femijen,  do te thote te besh te pamunduren duke i sherbyer atij personi ne kuptimin qe  ta ndihmosh te rritet shpirterisht..(vini re fjalen SHPIRTERISHT e Jo Materialisht- . Nje prind qe ia ploteson tere deshirat femijes nuk e do ate femije, por e ben dembel dhe shpesh edhe imoral. Sepse nje dembel qe ka para, ku do ti harxhoje parate? Natyrisht ne gjerat e keqia...). Te duash me te vertete personin me te afert te jetes tende, do te thote  te hapesh zemren e ta respektosh personin me te cilin ke lidhur jeten, prindrin e femijen, njerezit rreth e rrotull,  duke ja dashur te miren e duke bere VEPRA qe kete/keta person(a) ,  kur te vija dita e ikjes nga toka, Zoti ta marre ate person ne Parajse, pra qellimi jot FINAL te jete qe personi me te cilin ke lidhur jeten te perfundoje ne parajse.Tani kthejini syte nga bashkeshorti/ja me te cilen jeni martuar a nga personi me te cilin jeni fejuar. Nese jeni beqare shihni prindrit ose personat qe keni me afer, shihini  ata ne sy, dhe pyeteni veten: A jam gati une te  bej te pamunduren  per kete person?  A jam gati te jap jeten time per te? C'fare po bej  une qe ky person me te cilin kam lidhur jeten  te arrije parajsen? A lutem une per kete person, a i sherbej qellimit te shenjterimit te ketij personi,  a e dua ne realitet apo e mallkoj perdite e per nate, a e lavderoj ne mungese kete person, apo e shaj sa me mban barku e goja, pra  pyesni veten : "C'fare bej UNE per kete person qe ky person te behet akoma me i dashur tek Zoti i madh?" .Kjo perkthehet ne Dashuri.....Ku mungon dashuria ne ekte forme, aty kultivohet urrejtja,  pra kur dikush  urren dike,  ne fakt ai person  ofendon Zotin, sepse ne te gjithe ketu jemi per te reflektuar dashurine e Tij, nese ne urrejme dike, ne urrejme Zotin vete, i cili  ne Personin  e Krishtit, qe eshte personi i Dyte i Trinise se shenjte , dha jeten per ne sepse Ai na do. Nga dashuria na krijoi.Kjo dashuri Hyjnore per ne personalisht, kjo force krijuese u reflektua ne dashurine e prinderve tane, frut i te ciles jemi ne. Urrejtja te con ne veteshakterrim, dashuria te con  ne bekim e ndertim shpirteror.Pra pasi egzaminon ndergjegjen se  si e sa ia do tjetrit te miren , nese pergjigja qe merrni eshte e tille qe per shembull une po mundohem te bej dicka   e cila mund te jete qe nga nje buzeqeshje e thjeshte por e sinqerte, nga nje gjest i thjeshte humanitar, nje ndihme materiale nese mundesh, nje moment ta degjosh, deri ne sakrifica e dedikime shpirterore per kete person,  atehere ti manifeston dashuri dhe vetem atehere ti je i lire me te vertete. Nese mendimi qe te okupon mendjen  per kete person nuk eshte sic eshte pershkruar me siper athere ty te eshte ngurtesuar zemra dhe je skllav i zemerimit e urrjetjes, pra je veteskllaveruar ne  emocione negative dhe kohehumbese . Keshtu pra pasi kemi pyetur veten se si e reflektojme dashurine Hyjnore ne maredheniet bashkeshortore e familjare e pasi jemi pergjigjeur ne qetesi e ndershmerisht, le te shohim se ne cfare kategorie e fusim veten?   Ne kategorine e dashurise dhe lirise se vertete apo ne kategorine e urrejtjes dhe vete-skllaverimit ?  Shen Pali ne letren e dyte ndaj Korinthasve na  drejtohet te gjitheve, sot e pergjithmone me fjalet :  "Ju keni krijuar ngushtesi ne zemrat tuaja.." Keshu pra , le te heqim zinxhiret e  ngushtesive se zemrave, qe te njohim e japim e marrim  dashurine e vertete, me qellim qe te shijojme lirine e vertete. Por nje njeri qe urren dhe qe eshte kryenec nuk e ben dot kete kollaj , prandaj perunjesia ndaj Zotit , lutjet dhe aktet e sakkrifices per te afermin jane mjetet kyce.Le te duam  sic duhet ! <3

Friday, January 3, 2014

Poezi- Hesht!


Hesht!

Nga Merita B.McCormack

Mos shihni flokët  e dikujt tek perballi me dikë
Ato mund te jenë kacurrela,  te drejta, bionde, brune,
Dikush mund te jetë dhe pa  to….
Mos shihni ballin njerëzve,  në është i lartë, i ulët
A puthitur me vetullat e ngritura ….
Sikur të vërtetojë se është në kontroll apo jo
Mos vini re ngjyrat e robave….
Në janë të verdha, jeshile , ngyrë rozë a blu
Mbase  janë të kuqe, të bardha, të zeza a gri…
Tek shihni me kujdes fytyrën e dikujt
Vini re se si rudhat, brazdat e vuajtjeve  flasin..
Degjoni, ato flasin..pa fjalë,  shpjegojnë një histori…
E nëse dikush ju tremb me buzeqeshje të ngrirë,
Ani, mos u tutni nga  akulli  i tyre mbi buzë
Jepini ju çiltërsinë, zgjatini ftesën për paqe…
Ndaluni  pastaj dhe  shihni  thellë në sytë e tyre…..
E nëse shkëndija në sytë e dikujt mungon…
Në heshtje  gëlltisni lotin e nxehtë që ju  bie përmbi faqe...
Sepse sytë pa jetë  kanë shumë halle e derte….
Ashtu në heshtje,  të shpojnë e shkaktojnë urragane…
Shpirtin e  lodhur e shfaqin pa fjalë….
Mbase  janë hijet e së shkuarës a dallgët  e së tashmes
Kushedi  c’farë ata sy kanë përjetuar e parë…..
Sy  të tillë flasin më shumë se mijëra radhë…


3 Janar 2014

Friday, December 6, 2013

Kur ju shajne......

Çdo herë që dikush jua prish terezinë dhe ju shan (edhe pa pasur asnjë arsye, sidomos ata që ju shqetësojnë kot, pa pasur asnjë shkak), ndaloni për një moment, merrni frymë thellë, kontrolloni gjuhën, mos thuani asgjë, por në heshtje thuani: Faleminderit o Zot për mundësinë qe me dhe për të ndihmuar këtë person " dhe pastaj thuaje një lutje për atë person. Kjo do të ju bëjë JUVE më të mirë.... Provojeni .....lutuni për ata që ju sjellin shqetësim dhe shihni se si Hirësia e Mirësia do t'ju pushtojë shpirtin....!

Sunday, October 6, 2013

Sakrifica e sinqerte gjithnje shperblehet

Ky mesazh është për gratë në përgjithësi dhe për nënat në veçanti: Ju lutem mos e humbni shpresën, asnjëherë mos u dëshpëroni, .... ju i shërbeni të tjerëve vazhdimisht ... Gëzoni dhe jini të lumtura , sepse cdo gjë qe ju bëni, e bëni me dashuri e dedikim, ju vini dashurinë e vetemohimin tuaj në themel të gjithckaje, dhe kjo sakrificë ju jep shperblim..Por ama ofrojeni këtë sakrificë për të mirën e dikjut apo për dicka që sjell mirësi diku... dhe pasatj do shihni se si gurgullon hiresia e mëshira që është rezervuar për ju...por ama merrni iniciativën dhe thoni me shpirt duke ju drejtuar Krijuesit tonë: Këtë sakrificë po e bëj për këtë apo atë person, bëje më mirë jetën e tij /saj o Zot, këtë sakrificë po e ofroj per këtë qëllim apo problem, zgjidhe o Zot....dhe ju do të ndjeheni shumë mirë dhe plot gaz e hare në shpirt sepse cdo gjë që dhurohet me shpirt, kthehet dhjete fish,kur ka dashuri reale dhe synime të sinqerta....Zoti ju bekoftë të gjithëve që lexoni e ndani me mua kohën tuaj të cmuar...xoxo