Sunday, October 6, 2013

Sakrifica e sinqerte gjithnje shperblehet

Ky mesazh është për gratë në përgjithësi dhe për nënat në veçanti: Ju lutem mos e humbni shpresën, asnjëherë mos u dëshpëroni, .... ju i shërbeni të tjerëve vazhdimisht ... Gëzoni dhe jini të lumtura , sepse cdo gjë qe ju bëni, e bëni me dashuri e dedikim, ju vini dashurinë e vetemohimin tuaj në themel të gjithckaje, dhe kjo sakrificë ju jep shperblim..Por ama ofrojeni këtë sakrificë për të mirën e dikjut apo për dicka që sjell mirësi diku... dhe pasatj do shihni se si gurgullon hiresia e mëshira që është rezervuar për ju...por ama merrni iniciativën dhe thoni me shpirt duke ju drejtuar Krijuesit tonë: Këtë sakrificë po e bëj për këtë apo atë person, bëje më mirë jetën e tij /saj o Zot, këtë sakrificë po e ofroj per këtë qëllim apo problem, zgjidhe o Zot....dhe ju do të ndjeheni shumë mirë dhe plot gaz e hare në shpirt sepse cdo gjë që dhurohet me shpirt, kthehet dhjete fish,kur ka dashuri reale dhe synime të sinqerta....Zoti ju bekoftë të gjithëve që lexoni e ndani me mua kohën tuaj të cmuar...xoxo 

Tuesday, October 1, 2013

1 Tetor--Feste speciale...

Shume persona mund te kene marre trendafila sot me 1 Tetor....nese po, ju vijne nga Shen Tereza e Lisju-se....festa e se ciles eshte sot...  ja nje meditim per te nga nje shkollar qe eshte ne rrugen e tij te kanonizmit....

"Si do t’ja bëjmë për të jetuar (të lumtur e të kënaqur) në këto kohë kaq të trazuara? Ka me të vërtetë vetëm një përgjigje. Ne duhet të bëhemi shenjtorë ...... kështu që këtu fillon dilema, sepse që të ndjehemi të kënaqur me jetën, ne duhet të bëhemi shenjtorë por si të bëhemi të tillë ama? E pra, Kisha na ka dhënë një shenjt për kohët tona, dhe se ajo është siç e shihni fytyra e një motre të re fare, ajo e shenjtores (franceze) Tereza, e cila na dha një rrugë, para së gjithash, një rrugë që është shumë e thjeshtë për shenjtërim ... Ajo me të vërtetë kishte dy rregulla:
1. Kurrë nuk bënte diçka që i sillte asaj kënaqësi personale dhe 2. Gjithçka e bënte nga dashuria për Zotin tonë ... Metoda e “lules së vogël” (siç quhet ndryshe shën Tereza e Lizju-së), ishte që të integrohet shenjtëria me çdo veprim që bëjmë, pra çdo gjë që bëjmë të ketë për qëllim shenjtërimin....pra një shenjt është ai/ajo që (e prezanton Krishtin ndër të panjohur )dhe e bën Krishtin të duhet prej tyre, përmes veprës së vet… Të bëhesh shenjt nuk kërkon shumë kohë, vetëm se kërkon shumë dashuri….
Kryepeshkopi Fulton Sheen (Histori e një dashurie të çmuar)
Përshtati në shqip nga anglishtja Merita B-McC
Fjalët në kllapa janë shpjegim i perkthyeses.