Monday, April 28, 2014

Reflektime ne Javen e Shenjte

 
Shkruar nga  Merita Bajraktari McCormack, 
Long  Island, New York, SHBA
12 Prill 2006
 
+++++++++++++++++++++++++++***********************+++++++++++++++++++++ 
Mrs.McCormack, Neser vdes Jesusi dhe te Dielen ngjallet??,-kjo ishte pyetja  
e tetevjecares Matseliso,  ne vitin 1995, njembedhjete vjet me perpara, 
te Enjten e Shenjte,  ne Maseru.
 
Maseru eshte kryeqyteti i Lesothos, Mbreterise malore ne zemer te  Republikes se
 Afrikes se Jugut.
 Per ata qe kane lexuar artikullin tim "Krishtlindje ne Afriken e  Jugut" e 
kujtojne mjaft mire, ndoshta  reagimin tim ndaj festimeve ne  ate vend.
 
Nuk po i rikthehem reagimit tim aty ,por mbaj mend qe Matseliso, ishte  nje 
vajze e bukur e tribuse  Basotho(jane 11 tribu ne Afrikne e Jugut ). 
Ishte nje femije  kaq e  zgjuar dhe kaq e dashur.
 
Une atehere porsa kisha lindur vajzen, femijen tone te pare dhe  
Semonkong,  qyteza malore   ku ne jetonim ne Lesotho, ishte pa elektricitet pa telefon,
pa  asnje komoditet, njerezit jetonin ne kasolle balte.
 
Ne te huajt-ose te bardhet-qe punonim ne ate kohe ne Lesotho dhe stacioni yne 
ishte Semonkong, ishim gjithesej nente persona dhe jetonim ne nje kompleks  
ndertuar nga qeveria gjermane dhe brenda shtepive tona, kishim te gjitha te mirat 
qe mund te  kesh ne perendim,por mungonin mjetet informuese.Komunikimin e benim me radio. 
Kishim gjenerator per  elektricitet dhe ujin e pijshem e pomponim nga lumi qe buronte disa metra mbi  shtepite 
tona.
 Duket si perrallle tani qe e tregoj dhe vete nuk e besoj..TV nuk kishim  
degjonim radio me vale te shkurtra dhe BBC world service ishte burimi I gjithe 
informacionit.Ishte e mjaftueshme! Ishte nje aventure dy vjecare qe tani 
Bashkeshorti im  dhe une e kujtojme  me nostalgji.
 
Maseru kishte elektricitet, kushte me te mira dhe TV si dhe  transport publik e  
privat.
Per mese dhjete dite nena e Matselisos, Mathabang, me ofroi ndihmen e saj, me tregonte si 
cdo nene, bijes se saj, si te kujdesesha  per 
beben. Ajo kishte qene punonjese e Ministrise se Jashtme te Lesothos 
dhe kishte qene  ne poste diplomatike te ndryshme ne Europe dhe USA, 
por  ne ate periudhe ishte Drejtoreshe e nje Projekti me te cilin 
projekti me te cilin ishte perfshire im shoq,  kishte lidhje te ngushta.Kjo solli dhe njohjen tone. 
 
Mathabang kjo grua inteligjente dhe me pervoje ne profession dhe si  nene e 
shoqe e mrekullueshme me mbajti ne shtepi per pothuaj dy jave qe une te mesohesha me 
"motherhood"-memesine, dhe vajza e saj, Matseliso ishte sa kurjoze, po aq dhe kerkuese ne 
shkaqet e lekures bardhoshe te femijes tim. Shpesh thoshte pse jemi me ngjyra
 te ndryshme dhe si une dhe e Ema e saj i thoshim pavaresisht nga ngjyra ne jemi njelloj,
 e perbashketa jone eshte se ne jemi Njerez ,ne nje planet!  U 
beme shoqe:) me zonjushen e vogel dhe shpesh bisedonim per shume gjera. 
Une shpesh e quaja "asistenten" time dhe Mateliso  gezohej e 
qeshte e perkedhelej. Ajo shkonte ne shkollen Amerikane te Maserut dhe  
anglishten e kishte shume te mire.
Te enjten e shenjte, te vitit 1995 Matseliso  duke luajtur  me 
kukllat e saj  me pyeti ate pyetjen me lart. Ngrita kryet e pashe dhe e  vura re 
se sa e pezmatuar ishte..Pse duhet te vdiste Jezusi- pyeste??.
 
Por menjehere kujtoi qe te Dielen Krishti ringjallej...dhe ajo besonte  
plotesisht ne kete fakt, fluturoi nga gezimi  kur ia pohova dhe une, 
e rritura tek e cila ajo  
besonte...I pohova ate qe ajo tha dhe nuk bera komente.
Ne ne Shqiperi deri ne  ate dite qe une kisha jetuar une atje,  Pashke, Krisht apo 
Ringjallje  e  kishim  fjale te 
ndaluar, pale te diskutonim per te. C'ti thoja une vogelushes ta  trembja?  Zgodha t'I  
buzeqesh dhe serish duke e perkedhelur i thashe po e dashur te  Dielen Krishti 
Ngjallet!
"Happy Easter" -Gezuar Pashket-, tha ajo, jo iku e gezuar...
 
 Ajo Pashke kaloi dhe shume te tjera dhe me Matselison kishim kontakt  te 
rregullt,uronim festat rregullisht.Here here flisnim ne telefon. Deri sa para  
pak kohe nena e saj me shkruar nje leter te dhimbshme..
E dashur "Me"(Zonja, sic thuhet ne Sesotho, gjuha e tyre, ) Matseliso vdiq..dhe 
shpjegonte se 18 vjecarja e saj, mikja ime,  vdes papritur  
nga nje semundje e menjehershme qe i morri jeten brenda dy ditesh.... 
Keqardhja  eshte kaq e madhe..Jam e sigurt se dhimbja e familjes se saj s'ka per te 
ikur  kurre. Ajo ka hapur nje plage te madhe por si ngushellim kam ate fytyren  
gazplote te Matselisos tete vjecare atehere,njembedhjete  vjet te shkuara, qe ishte  
plotesisht e sigurt ne Ringjallje...dhe kjo me ngroh shpirtin dhe me mban  
shpresen gjalle.Shpresoj qe ajo eshte engjell mes engjejsh.
Tashem ne presim te  Enjten e shenjte per Pashket e sivjetshme.... Pas njembedhjete  vjetesh 
une jam bere nene me tre femije dhe qe te tre me kane bere te  njejten 
pyetje ne kete dite:. 
"Mami neser vdes Jesusi dhe te Dielen ngjallet"??
Po ju them, dhe i ri-tregoj historine e Pashkeve ashtu si e di tashme t epltoe, pa cenime, 
pa kufizime, pa frike se me pergjon dikush,dhe shoh qe ne syte e tyre ka kuriozitet, ka keqardhje,ka shprese 
ka gezim dhe aspak
 frike dhe  natyrisht ata nuk harrojne te shtojne se lepurushi i pashkeve do sjelle me  gezimin e 
Ringjalljes se Krishtit dhurata me cokollata
 
Ate e presin me me shume gezim se cdo gje tjeter ne kete moshe per shume aresye. Por ajo  
qe me gezon eshte qe ne femijerine e tyre ka filluar te zere vend besimi ndaj Zotit, dhe 
kjo  do jete themeli i te ardhmes se tyre...Nuk do vije nje kohe dhe do bejne 
pyetje  pse jemi ketu,  ku shkojme dhe te mos kene pergjigje. Cilado rruge qe te  
zgjidhet ne besimin fetar te tyre apo te femijeve tuaj,rendesi ka te fillohet 
me  Zotin...atje eshte fillimi dhe fundi..Alfa dhe Omega....Perderisa sa trungu te jete i forte 
deget  do mbahen gjithashtu.......Kjo me jep shprese dhe gezim. Aq me teper 
tani ne  kete periudhe te shenjte per ata qe besojne ne Zot. Kjo periudhe e shenjte ringjallje, 
qe shpesh,per ilustrim krahasohet me pranveren, me sythat qe celin, me jeten qe rifillon,
 le te sherbeje si nje ri-fillim per kedo.
  Eshte e rendesishem qe te lihet "Dimri" pas dhe el ti gezohemi "Pranveres", shpreses, jetes se re! 
 Me kete rast uroj te gjitheve besimtareve Pashke te Gezuara, shprese, 
dashuri paqe dhe mbaresi.
 Me dashuri dhe shprese 
MERITA
+++++++++++++++++++++++++++++++++++************+++++++++++++++++++++++++++++
Ky link me poshte eshte nje udherefyes per Sakrimentin e Pendimit, per ata qe jane t einteresuar vetem. Eshte ne gjuhen Angleze.