Monday, December 6, 2021

Festa e Shen Nikollit - Marre nga Radio Vatikani

 

Festa e Shën Nikollit, ipeshkëv


Festa e Shën Nikollit, ipeshkëv, të cilin Kisha e përkujton më 6 dhjetor. Shën Nikolla, ipeshkvi i shenjtë i Mirës (Turqia e sotme), jetoi mes shekulli III-IV. U bë i famshëm që në lashtësi, me anë të mrekullive të shumta, me të cilat u erdhi në ndihmë atyre që kërkuan ndërmjetësimin e tij. Është i njohur në të gjithë botën, edhe jashtë Kishës. Ndër shqiptarë devocioni ndaj shën Kollit është më i përhapuri bashkë me atë ndaj Shën Andout. Është shumë popullor edhe në të gjitha kishat e traditës Ortodokse.

Fama e Shën Nikollës ipeshkëv është universale: dokumentohet nga Kishat dhe veprat e artit, institucionet e traditat e lidhura me emrin e tij. E, megjithatë, të dhënat për jetën e Shën Kollit janë të pakta. Ka mundësi të ketë lindur në Patara të Liçies, në Azinë e Vogël (Turqia e sotme), e pastaj të jetë zgjedhur ipeshkëv i Mirës, po në Liçie.

Shën Nikolla lindi në një familje të pasur në qytetin e Patares, rreth vitit 270, ndërsa vdiq më 6 dhjetor rreth vitit 326 pas Krishtit. Kulti i nderimit të tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël. Mjafton të kujtojmë se vetëm në shekullin VI, në Kostandinopojë iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i shën Nikollës nisën të organizohen shtegtime. Shumë shkrime në greqisht e në latinisht e bënë të njohur figurën e tij në mbarë botën bizantino-sllave e perëndimore, duke filluar nga Roma e deri në Jug të Italisë. Por më se shtatë shekuj pas vdekjes së tij, kur Pulia e Italisë u pushtua nga normanët, Nikolla i Mirës u bë Nikolla i Barit.

Shtatëdhjetë e dy marinarë nga Bari i Puljes së Italisë, pasi zbarkuan në Azinë e Vogël, të pushtuar nga Turqit, arritën tek varri i Shën Kollit, ia morën me nderim të thellë eshtrat dhe, më 9 maj 1087, u kthyen në Bari, të pritur me triumf: Shenjti u shpall menjëherë Pajtor qiellor i qytetit. Më 29 shtator të vitit 1089, pas një qëndrimi të shkurtër në një kishë të qytetit, reliket e Shenjtit u vendosën përfundimisht në kripten e përgatitur pranë bazilikës që u ngrit mbi to. Do të ishte vetë papa Urbani II që do t’i vendoste reliket në elter. Në fund të shekullit XX bazilika, që Papa Piu XII ia besoi dominikanëve, u kthye në vend takimi ndërmjet Kishave të Lindjes e të Perëndimit dhe në seli të Institutit të teologjisë ekumenike “Shën Nikolla”.

Në Koncilin e Parë Kishtar Ekumenik të Nikesë mbajtur në vitit 325, Shën Nikolla ishte pjesëmarrës. Ky Koncili Kishtar shpalli Simbolin e Besimit, do të thotë formulën e Besojmës së krishterë, që ende sot lutet gjatë Meshëve dhe shën Nikolla gjatë këtij Koncili foli kundër heretikeve si Arius me shenjtorët e tjerë.
Ishte jashtëzakonisht i përgatitur, guximtar dhe i mbushur me zell. Shën Nikolla, i mbushur me zell për ti shërbyer Hyjit e mbrojtur Kishën, e sulmoi heretikun Arius me fjalë dhe e goditi atë në fytyrë. Mirëpo për ketë arsye, atij iu hoq emblema e ipeshkvit dhe u vendos nën kontrollin e rojeve. Por disa prej Etërve të Shenjtë të Kishës e patën të njëjtin vegim, ata panë Vetë Zotin dhe që Ai ia ktheu Shenjtorit Ungjillin dhe emblemën e ipeshkvit. Etërit e Koncilit ranë dakord se guximi i shenjtorit ishte i pëlqyeshëm nga vet Hyji dhe ia rikthen shenjtorin postin që kishte më parë.

Pasi u kthye në dioqezën e tij, shën Nikolla i solli kësaj bashkësie kishtare dioqezane paqe dhe bekime duke mbjellë Fjalën e së Vërtetës, duke shkulur me rrënjë herezitë, duke ushqyer tufën e tij të besimtarëve me doktrinë të shëndoshë dhe duke u dhënë ushqim për trupin dhe shpirtin.
Sipas traditave dhe gojëdhënave, Zoti nëpërmjet këtij shën Nikollës kreu mrekulli pas mrekullie. Pothuajse çdo gjest të tij gojëdhëna e kthen në mrekulli: shpëton mrekullisht tre zyrtarë nga vdekja, e mbron qytetin e Mirës nga thatësira, qetëson një stuhi të tmerrshme në det, ngjall së vdekuri tre fëmijë të mbytur, e mrekulli të tjera, të cilat kujtohen edhe në këngën tradicionale që shqiptarët e këndojnë natën e festës së Shenjtit, me devocion të jashtëzakonshëm, nën dritën e qiriut të ndezur për nder të tij.

E, gjithnjë sipas traditës, natën e festës, piqet edhe “fërliku i Shën Kollit”, ose flijohet një gjel apo një qengj. Shumë ndër shqiptarët katolikë e ortodoksë mbajnë emrin Nikollë, emër që ka marrë një mori trajtash si: Lec, Kolec, Kolë, Nikolin, Koli, Kolin e Lin.

Edhe ndër trojet shqiptare Shenjtit të mrekullive i janë kushtuar disa Kisha. Po kujtojmë Kishën Katedrale në Lezhë, seli e Kuvendit të famshëm të Princave shqiptarë të shekullit XV, vendvarrosje e heroit të kombit shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pastaj Kishën e Shën Nikollit në lagjen Rus të Shkodrës; një Kishë tjetër e njohur kushtuar Shenjtit ngrihet në fshatin Velezhë të Prizrenit të Kosovës, që e ka edhe pajtor qiellor.

Shën Kolli njihet menjëherë në ikonografi, sepse mban në dorë shkopin baritor ipeshkëvnor dhe tri kuleta – siç quhen në këngën shqiptare kushtuar Shenjtit, të tria plot me monedha ari, që do të shërbenin për pajën e tri vajzave të varfra. Shenjti është pajtor i fëmijëve, i djemve e vajzave të reja, i nxënësve, i farmacistëve, i udhëtarëve, i detarëve, i peshkatarëve. Emri Nikolla vjen nga greqishtja e do të thotë fitimtar i popullit.

Kanga e Shën Nëkollit.
Sa punë të mëdhaja e mrekulli
Qi ka bâ Shejti Shën Nkollë,
Difton qiella me lumni
E gjithë bota s’pranë tue folë.
Lundërtari tue vozitë
e skamnori që lypë bukë,
kangë e lavde s’rrinë pa qitë;
Si shtegtari që ban rrugë.
Si i pasë, si ai që s’ka,
N’pasët ndoj smundje a çdo idhnim,
Fill te i lumi pa ia dá
N’ ujë t’ Shën Nëkollit gjenë shërim.
Qysh se leu n’ kët botë ky fmí,
Kje si hylli që shkelxen,
Kje si drita tanë mirsí
Gjindja u mbushen me gazmend.
Ai kje i pastër si bilur,
I dha trupit të madh shtërngim
E n’e prende e n’e merkurr
gji nuk merr, ban agjinim.
Tue u rritë me shumë urtí,
Shpejt e ngjiten prindja në shkollë;
E nji të madhe mrekullí
Hin e ban Shejti Shën Nëkollë.
Kur prej shkollës po kthente n’ shpí
Hasë nji grue që ish’ tue dekë
E ky djalë plot me dashtëní
tue i bâ kryq prej dekës e hjekë.
Adeodati, djalë dishiri,
Kje grabitë e çue në mergim
E i Shën Nëkolli prej Misiri
Për ajrí e çon në lirim.
Tri kuleta janë dërgue
Ndër tri vajza mbetun shkret,
Prej dritorjet shkon me i çue,
E ato me nderë i qet.
Tre fmí të mbytun prej mizorit,
Shtî n’ nji sheke copë e grimë,
I ktheu në jetë pa kurrfarë zorit
I Shën Nëkolli me ‘i bekim.
Fushë e male, tokë e dét,
Uj e zjarm e diell e hanë,
Sa fuqí mbi dekë e jetë
Ka Shën Nëkolli, diftue e kanë.
Dridhet ferri prej idhnimit,
Kur Shën Nëkolli n’ ball flakron,
Hikë shejtani pre tmerimit
Kur i k’shteni ndihmë kërkon.
Por nji të madhe porosí
O i Shën Nëkollë, nji të madhe nderë
Na fal t’ gjithve si dhantí
Ndore tande t’ jemë përherë.
E n’at ditë që të jetë shenjue
Prej kso jete na me u hjekë,
Ndore tande kjoshim lshue
Ku gjithmonë na kjeme pshtetë.
O i Shën Nëkollë plot me dashtní,
Shpirtënt tonë ti na i kujtň,
Prap po të bâjmë ket porosi:
ti n’at’ jetë të gjith na pshtň!
Marrë nga ‘Katekizmi i Kishës katolike’
(Botue nën kujdesin e Ipeshkvisë së Pultit, Pult 1995)

 

Sunday, May 9, 2021

Gezuar Festen per Diten e Nenes!

Nga Merita Bajraktari McCormack

Duke uruar te gjitha nenave qe lexojne kete mesazh: "Gezuar diten tuaj speciale, Gezuar Diten e Nenes", deshiroj te ndaj me ju pak histori, te cilen e pergatita ne gjuhen shqipe, nga gjuha angleze, marre nga faqja "HolidayNet" dhe e solla posacerisht per kete dite speciale qe festohet ne maj te cdo viti!


Zoti bekfofte cdo nene. Ne kete dite te shenuar une me respekt e dashuri nderoj Nenen time, me te dashuren, me te emblen, me te vecanten,me specialen dhe te gjitha Nenat qe i falin kaq shume njerezimit e jetes...
me dashuri Merita.



http://photos1.blogger.com/blogger/5909/2684/200/100_1621.jpg


Pak histori mbi festimet per "Diten e Nenes"

Festimet me te hershme te "Dites se Nenes" mund te gjurmohen qe ne festimet pranverore te Greqise se Lashte per te nderuar Rhea-n, qe ishte "Nena e gjithe Perendive"

Gjate viteve 1600 Anglezet festonin nje dite te caktuar, te quajtur "E diela Amesore", qe festohej te Dielen e 4-t te Agjerimit per Pashke (Lent-Kreshme). 

Kjo dite festohej per te nderuar te gjitha Nenat e Anglise.Gjate kesaj periudhe te varferit ishin sherbetore te te pasurve ne Angli. Te gjitha punet ishin larg shtepive te banimit, dhe keta punetore, duhej te jetonin me punedhenesit e tyre, te cileve ju sherbenin. Keshtu kjo dite, kjo e Diel speciale ju jepej pushim sherbetoreve, dhe ata shkonin ne shtepite e tyre per te qene prane Nenave te tyre. Bile gatuhej dhe nje lloj keku special,qe quhej "Keku Amesor" per kete dite qe cohej si dhurate per te shtuar atmosferen festive.

Pasi Krishterimi u shpernda me gjere ne Europe, kjo dite u shnderrua nga nderimi i Nenes ne nderimin e Kishes, si Ame, per te gjithe, si fuqia shpirterore e cila i dha njerezimit jete dhe i mbronte nga te ligat. Me kalimin e kohes pra u shkrine ne nje e Diela Amesore me Festivalin Kishtar. Njerezit nderonin Nenat e tyre biologjike si dhe Kishen.


Ne Shtetet e Bashkuara, "Dita e Nenes", u propozua ne fillim nga vitin 1872 nga Julia Ward Howe si nje dite qe i dedikohej paqes. Ajo mbante konferenca te organizuara ne Boston , per kete qellim, cdo vit .

Ne vitin 1907 Ana Jarvis, nga Filadelfia, , filloi nje fushate te gjere per te vendosur nje feste kombetare per nenat, ne nje dite te caktuar. Ajo nuk ju nda kishes ku shkonte e ema e saj, ne West Virginia, te festonte Diten e Nenes ne ate dite qe perkonte me pervjetorin e vdekjes se saj, dhe keshtu ndodhi, pikerisht te Dielen e dyte te muajit Maj. Keshtu, jo vetem qe u festua, por ne vitin e dyte, ajo dite u festua edhe ne Filadelfia.

Znj. Jarvis dhe mbeshtetesit e saj filluan t'ju shkruajne letra te gjithe prifterinjve dhe predikuesve, njerezve te biznesit, politikaneve etj, duke ju shpjeguar dhe kerkuar per te vendosur nje dite Kombetare per te festuar nderuar Nenat. Kjo perpjekje doli e sukseshme dhe ne vitin 1911 "Dita e Nenave" u festua pothuajse ne cdo shtet te SHBA-ve . Ne vitin 1914 , presidenti Woodrow Wilson, e shpalli "Diten e Nenes" feste kombetare, e cila do festohej te Dielen e Dyte te muajit Maj cdo vit.

Ndersa shume vende ne bote kane dite te tjera te caktuara per te Nderuar Nenat, shtetet si Danimarka , Finlanda, Italia, Turqia,
 Australia, dhe Belgjika e festojne kete dite, pikerisht ne te Dielen e dyte te Majit cdo vit.