Thursday, August 29, 2013

29 Gusht-Dita e Shën Gjon Pagëzorit

Shën Gjon  Pagëzori u thirr nga Hyji që të ishte pararendës i i Krishtit. Në mënyrë që të ruante pastërtinë e tij shpirtërore , dhe për të përmirësuar zemërgjerësinë dhe jetën tij e cila ishte jashtëzakonisht virtuoze, ai, i udhëhequr nga Shpirti i Shenjtë  bëri një jetë  vetmitare tejet të vështirë, mes shkretëtirës. Ai ushtroi në mënyrë të  vazhdueshme devotshmërinë e tij ndaj Zotit duke u lutur e duke bërë vepra  pendese,  që nga fëmijëria  e hershme e derisa ai u bë tridhjetë vjeç. Në këtë moshë, ky misionar besnik filloi të kryejë misionin e tij publik  e shërbyes. Veshur me rroba të vjetra e të  grisura, si shenjë  pendese, ai filloi të shpërndajë ndër të gjithë njerëzit mesazhin e pagëzimit e të pendesës, duke njoftuar gjithkënd që çdo kush e ka detyrim  pastrimin shpirtëror, pastrim qe duhet të jetë i vullnetshëm, të dalë nga zemra e të lahet me lotët e keqardhjes së sinqertë. Ai duke bërë ketë   filloi të shpallë Mesinë (Krishtin), i cili  atëherë ishte gati per të ardhur mes tyre. Shën Gjoni u prit nga populli si herald i vërtetë  i Zotit Fuqiplotë, dhe zëri i tij ishte, si të thuash, një buçimë e një trumpete të fuqishme nga Qielli  për të ndihmuar e kujtuar të gjithë njerëzit për të shmangur gjykimin hyjnor  dhe të përgatisnin veten për të korrur përfitimet e mëshirës që po ju ofrohej atyre përmes pagëzimit.  Shën Gjoni pagëzoi edhe Krishtin (i cili nuk kishte nevojë të pagezohej, por kështu do ta njihte Gjoni). Gjoni nuk  e njihte Jezusin  në person, megjithëse ishin të afërm gjaku. Pasi u pagëzua, Jezusi doli menjëherë nga uji dhe  qiejt u hapën.  Gjoni pa Shpiritin e Shenjtë që duke zbritur si një Pëllumb  i Bardhë , qëndroi mbi kryet e tij  e bëri dritë mbi Krishtin e një zë nga qielli tha: "Ky është Biri im i dashur me të cilin unë jam i kënaqur. " (cituar nga Mateu 3-17).

Ndërkohë Tetarku  Herod Antipas, në kundërshtim me të gjitha ligjet hyjnore dhe njerëzore , morri per grua  Herodian, që  ishte gruaja e vëllaut të tij, Filipit, i cili ishte ende gjallë. Shën Gjon Pagëzori me guxim të madh e qortoi Herodin, që rrëmbeu  kunatën, nxitur nga oreksi i syrit dhe epshit seksual. Shën Gjoni e qortoi duke i kujtuar Herodit se ai po shkaktonte skandal me këtë vepër të incestit dhe tradhëtisë bahskëshortore. Herodi u zemërua me kritikën dhe e burgosi  shenjtin. Rreth një viti pas burgimit    Shën Gjonit, Herodi  dha një mbrëmje argetuese te tipit ekstravagant për parinë e Galilesë. Saloma, e bija e Herodias, fëmijë e indur nga martesa e saj me Filipin, bashkëshorti i saj i ligjshëm, bëri një  shfaqje vallëzimi dhe kaq shumë i pëlqeu Herodit ky vallëzim sa që ai i premtoi asaj se do t’i jepte çdo gjë ajo do kërkonte . Në këtë moment Saloma  u konsultua me nënën e saj se  çfarë duhej  të kërkonte. Herodia udhëzoi vajzën e saj të kërkojë  vdekjen  e Gjon Pagëzorit dhe e bindi vajzën e re për ta bërë  pjesë të peticionit saj  që koka e të burgosurit duhet të sillej menjëherë pas vdekjes në një pjatë. Kjo kërkesë e çuditshme e trembi edhe  tiranin vetë , por ai  dha urdhër sepse kishte krenari te sëmurë dhe s’e kthente dot premtimin,  dhe  keshtu ai dërgoi një  prej  rojeve te tij për t’i prerë  kokën shenjtit. Po ashtu  ai dha urdhër që t’i sillnin kokën e tij mbi një pjatë dhe t'ia japin atë Salomës,  e cila  ia shërbeu në pjatance nënës së vet.
Shënjtori  Jeronim ka shkruar se  Herodia  ishte bërë si e çmendur, kishte humbur sensin e humanitetit, dhe sa herë kalonte para kokës së Shenjtorit Gjon, e shponte gjuhën e  tij  të shenjtë me një karficë flokësh. Kështu  pra, vdiq pararendësi  i  madh i Shpëtimtarit tonë të bekuar , rreth dy vjet dhe tre muaj pas hyrjes së tij në shërbesën publike , rreth një vit para vdekjes së  Jezu Krishtit.

(Marrë  pjesërisht  nga libri  "Jetët e shenjtorëve"  nga Alban Butler )

Përktheu nga anglishtja në shqip
Merita Bajraktari- McCormack  ©


Wednesday, August 28, 2013

Vonë të kam dashur ty!!!

Vonë  të kam dashur, o Bukuri kaq e lashtë dhe kaq e re, vonë të  kam dashur ty!!!

Për festën e Shën Agustinit

Shën Agustini i Hippos - At i Hershëm i Kishes dhe Doktor i Kishës 

Në këtë fragment te famshëm nga Rrëfimet e tij (Lib. 10, 26 37-29, 40:. CSEL 33, 255-256), Shën Augustini, ashtu si Xhobi përballet me problemin e fatkeqësisë, vuajtjen, gjykimin, dhe trishtimin që vjen nga mungesa e dukshme e Zotit në kohë  veshtirësie. "Vonë te kam dashur", lexohet në festën e Shën Agustinit, cdo 28 gusht, duke  vajtuar kështu  një peshkop që nuk iu dha besimit dhe pagëzimit deri në të tridhjetat e tij, entuziazmi  i të cilit për gjërat materiale (gjerat e krijuara të kësaj bote) e mbajtën atë  mbrapa dhe nuk iu dha Krijuesit që më parë. Por tani, pasi ndjeu aromën e së Vërtetës së Zotit dhe  shijoi Bukurinë ai  regëtin për Perëndinë dhe digjet për paqen që vetëm Ati i zotit tonë Jezu Krisht mund të ofrojë. Ai e gjen paqen e tij për të bërë vullnetin e Perëndisë dhe duke qenë shërbëtori i tij. Kjo përzgjedhje shfaqet në Zyrën Romake e leximeve për të mërkurën e javës së 8-të në kohë të zakonshme, me leximin shoqërues biblik nga Xhobi 7:1-21 (ky paragraf  është marrë nga shkrimet e Dr.Marcellino D'Ambrossio botuar në  http://www.crossroadsinitiative.com 



      Ku duhet të te gjeja ty në mënyrë që të bëja  mik  më së  pari? Ti nuk mund të kesh qenë në kujtesën time para se unë mësova të njihesha me ty . Ku mund të  të gjeja  unë ty që të mësoja prej teje, nëse  nuk të gjeja  brenda teje, shumë më lart se mua? Fjala "vend" nuk ka asnjë kuptim këtu; ne mund të udhëtojmë larg prej teje ose drejt teje, por “vend”  ama nuk  gjendet asgëkundi. O e Vërtetë, ti ke  sovranitet mbi të gjithë ata që kthehen tek ti, për të dëgjuar këshillën tënde dhe për të gjithë ti ke gjithnjë kohë t’ju përgjigjesh njëherazi, pavarësisht  larmishmërisë  së kërkesave e ankesave të tyre.

Reagimi jot është shumë i qartë e i kthjellët, por jo të gjithë e dëgjojnë atë në mënyrë të qartë. Ne të gjithë apelojmë tek ti lidhur me ç’ka duam, por jo gjithmonë të gjithë  ne dëgjojmë atë që  duam të dëgjojmë. Shërbëtori yt më i mirë është ai që  nuk synon të dëgjojë nga ti çfarë përputhet me vullnetin e tij  personal, por që është gati ta kthejë vullnetin e tij kah teje e të bejë atë që ai ka dëgjuar nga ti.

Vonë  të kam dashur, o Bukuri kaq e lashtë dhe kaq e re, vonë të  kam dashur ty!

Ja,  të kisha brenda vetvetes sime,
Por tek rrija jashtë,  kërkoja kot…
Mbi gjërat që ke krijuar aq bukur
Unë  shkela,u nxitova e me turr vrapova….
Kështu u deformova....

Ti ishe me mua, por unë nuk isha me ty.
Ato që më mbajtën jashtë e larg  teje
Ishin  gjëra të cilat nuk kanë ekzistencë,
Nëse nuk janë  të tuat ato nuk janë brenda teje.

Ti më thirre, më bërtite, depërtove permes shurdhësisë sime;
Ti ndeze, flakërove dhe e syrgjynose verbërinë time;
Ti më dhe aromën tënde, unë u shtanga, dhe tani unë regëtij për ty;
Të kam shijuar, dhe tani kam uri dhe etje për ty;
Ti më  preke mua, dhe unë  u pervëlova prej  paqes tënde.

Kur më në fund, të jem  plotësisht i kapur dhe i ngjitur  pas teje,  me tërë qenien time nuk do të jem më  në dëshpërim, nuk do të vuaj e cfilitem; jeta ime do të jetë me të vërtetë e gjallë, dhe unë do jem i gjallë, sepse do jem i mbushur me ty. Por në këtë moment është ndryshe. Çdokush që ti e plotëson në shpirt, ti po ashtu e ekzalton, por unë nuk jam ende  i plotësuar në atë formë, dhe kështu që unë  i jam bërë barrë vetes sime. Shijimet (trupore) për të cilat unë duhet të qaj me lot, bëjnë  beteja  me dhimbjet(durimet)  që unë kam, dhimbje këto që duhet të jenë shkaqe gëzimi dhe unë nuk e di se kush do  ta fitojë  betejën. Por unë gjithashtu shoh që brengat(gezimet e trupit) që janë e keqja ime, të jenë në luftë  me gëzimet(largimi nga vesi) që janë shkak i së  mirës, dhe unë nuk e di se cili do të fitojë luftën e ditës. Kjo është agoni, o Zot, të të vijë keq për mua! Është agoni! Shih, unë nuk i fsheh plagët e mia, ti je mjeku unë jam i sëmuri, ti je meshirëploti unë  kam nevojë për mëshirën tënde…..

A nuk është jeta e njeriut në tokë një kohë  provimi? Kush do dëshironte  të kishte probleme dhe vështirësi? Ti na urdhëron t’i durojmë ato, por jo t’i duam ato. Askush nuk e do atë që ai ka për ta duruar, madje edhe nëse dikush e do durimin, sepse ai mund të gëzohet në fuqinë e tij për të duruar, ai do të preferonte që të  mos ketë asgjë që kërkon durim në jetën e tij. Në rrethana të pafavorshme unë kërkoj begati, dhe në kohën e begatisë kam tmerr fatkeqësinë. Çfarë zgjidhje të mesme(balancë) ka në mes të këtyre dyjave, ku jeta e njeriut mund të jetë e lirë nga vuajtja? Keq për prosperitetin e menjëhershëm të kësaj bote, dhe keq përsëri, për frikën ndaj fatkeqësive dhe gëzimeve kalimtare! Por mjerë, mjerë dhe përsëri  mjerë për  fatkeqësitë e kësaj bote që shkaktohen nga zilia ndaj atyre që kanë fat të mirë,  nga vështirësitë e fatkeqësive vetë, dhe  mjerë per ata që kanë frikë se ju mbarohet durimi përgjatë vuajtjes.

A nuk është jeta e njeriut në tokë një kohë e e provimit pa afat?

Unë vë shpresat e mia  mbi ty  o Zot dhe mbi mëshirën tende jashtëzakonisht të madhe.

Shën Agustini , Doktor i Kishës
Festa  më 28 Gusht
Përktheu nga anglishtja sipas postimit origjinal te Dr.Marcellino D'ambrossio ne:
http://www.crossroadsinitiative.com


Merita B. McCormack


Te drejtat e perkthimit e ribotimit ne shqip: Merita Bajraktari -McCormack©

Tuesday, August 27, 2013

Dita perkujtimore e Shenjtores Monika-Nena e nje nder shenjtoreve me te njohur-Shen Agustini...Doktor I Kishes

Shën Monika ishte fëmijë e prindërve të krishterë lindi  në Tagaste, Afrikën e Veriut, në vitin 333 pas Krishtit; Vdiq në Ostia, pranë Romës, në  vitin 387 (pas Krishtit). Shumë  pak dihet për fëmijërinë e saj. Ajo u martua tepër e re me  Patritius-in i cili kishte një pozitë të lartë  zyrtare në Tagaste. Ai ishte një pagan, dhe ashtu si shumë te tjerë në atë periudhë, feja e tij nuk ishte më shumë se një emër; Ai ishte i paduruar, ishte i dhunshëm dhe thuhet  se ka qenë tejet i cthurrur. Rrjedhimisht jeta bashkeshortore e Monikës ishte larg nga të qenit një njeri i lumtur,  aq me teper që ajo s'kishte ndihmen e vjehrres se saj, nënës së  Patritius-it  e cila  kishte te njëjtën natyrë si i biri i saj. Mes Monikes dhe Patritiusit, si burre e grua, ishte një e care e madhe, si humnere,  por veprat e saj bamirese dhe sjellja e saj ngjallnin respekt. Lutjet qe ajo bënte dhe veprat e mira,  megjithese e irritonin disi Patritiusin, ai pikërisht për ato gjëra thuhej se e kishte njefare nderimi për  të shoqen. Monika nuk ishte  vetem një kujdestare e  Tagastes, jeta martesore e se cilës ishte plot probleme,  por ajo  me ëmbëlsinë e saj dhe durimin e pashoq,  ishte në gjendje për të ushtruar një veper të vërtetë apostolike ndër  gratë dhe nënat e qytetit të saj ; ato të gjitha e dinin se ajo vuante si ato, por nuk e shprehte kurre dhe nuk ankohej, dhe fjalët e saj dhe shembulli  i saj i lutjeve dhe kembëguljes kishte një efekt të madh ndër to.
Nga  martesa me Patrititusin Monika u bë nenë e tre fëmijëve, Agustini me i madhi, Navigiusi femija i dytë, dhe një vajzë, emri i të cilës ishte Perpetua. Monika nuk kishte  mundur  t’i  pagëzonte  fëmijët e saj se s’i jepte leje Patritiusi i cili nuk deshironte pagëzim për ta, dhe pikëllimi i saj ishte shumë i madh kur Augustini u semur rëndë; në ketë situatë fatkeqe , ajo iu lut Patritiusit për të lejuar   pagëzimin e djalit dhe ai ra dakord, por Agustini u sherua dhe Patritiusi e tërhoqi pëlqimin e tij ne moment. Ankth i madh e kaploi Monikën kur Augustini u rrit e morri rrugën e keqe.  Ai ishte kokëfortë dhe, siç vetë ai na tregon, ishte tejet dembel. Ai u dërgua në Madaura për shkollë dhe Monika  luftoi me lutje të jashtëzakonshme për shpirtin e djalit të saj. Një ngushëllim i madh iu dhurua asaj - si për kompensim ndoshta për të gjitha c’po kalonte me djalin Agustin- dhe ky ngushëllim kishte te bente me Patritiusin, i cili u konvertua, u pagëzua dhe u bë  i krishterë. Ndërkohë, Agustini ishte në  Tunizi për të ndjekur studimet e tij, dhe këtu ai ra në mëkat të rëndë. Patritiusi vdiq shumë shpejt, pothuajse pas  hyrjes në familjen  e madhe Katolike dhe Monika, tashmë vejushë , vendosi  që të mos ri-martohej por t'i perkushtohej siç ishte deri atëherë, familjesse saj. Në shkollë  Agustini ishte bërë një nxënës i prapë, ndiqte femrat, dhe sa herë vinte në shtëpi per vizitë ai  fliste  kundër Kishës e kristianizmit, dhe bënte kaq sherr sa që e ëma, Monika njëherë e përzuri nga tavolina. Por ajo pati një vizion të çuditshëm, vision i cili e bëri Monikën ta thërresë djalin përsëri në tryezë. Pas këtij vizioni e rikthimi në tryezë, ajo shkoi për të parë një peshkop të respektuar , një peshkop me natyrë shenjtori, emri i të cilit nuk është dhënë nëpër libra, por ai peshkop e ngushëlloi Monikën me fjalët tashmë të famshme: "fëmija i këtyre lotëve kurrë nuk do të humbasë."
Nuk ka asnjë histori më prekëse në analet e shenjtorëve sesa  ajo e  Monikës e cila e  ndoqi djalin e saj të prapë në Romë,  por kur ajo arriti aty, Augustini  kishte shkuar tashmë në Milano per t'ju dredhur s’e emës, por ajo e ndoqi edhe aty. Këtu ajo gjeti Shën Ambrozin dhe nëpërmjet tij ajo përfundimisht pati gëzimin e parë, kur   Augustini, pas shumë vitesh  rezistence , ndaloi dhe u “zbut”….. Nëna dhe djali kaluan gjashtë muaj të paqes së vërtetë në Kassiakum; Pas këtyre gjashtë muajve së bashku me nënën  Agustini u pagëzua në kishën e Shën Gjon Pagëzorit në Milano. Afrika i thërriste dhe  ata u nisën për udhëtimin e tyre, duke ndaluar në disa qytete  dhe në Ostia. Këtu vdekja e morri Monikën dhe faqet e librit famoz "Rrëfimet"  e Shen.Agustinit u shkruan si rezultat i emocioneve të tij,  përjetuar  në ato momente kur nëna e tij  e shumë vuajtur dha lamtumirën.

Shën Monika u varros në Ostia, dhe në fillim  thuajse u harrua edhe pse  trupi i saj u çvarros gjatë shekullit të gjashtë dhe u rivarros në një dhomë te nëndheshme,  fshehur në kishën e Shën Aureusit. 

Rreth shekullit të trembëdhjetë,  për shak të mrekullive dedikuar asaj, kulti i Shën Monikës filloi të përhapet shpejt dhe një festë në nder të saj u vendos për cdo  4 maj. Në vitin 1430 Papa Martini i V-të urdhëroi që reliket e saj të sillen në Romë. Shumë mrekullira kanë ndodhur gjatë viteve në vazhdim dhe kulti i  Shën Monikës u rrit e u zgjerua. Më vonë Kryepeshkopi i Rouen-it, kardinali d'Estutevij, ndërtoi një kishë në Romë për nder të Shën Agustinit dhe  aty janë depozituar  edhe reliket e Shën Monikës në një kishëz, në të majtë të altarit të lartë.  Ne shekullin e 16-te lutjet  ndaj saj u perfshinë në lutjet zyrtare që përdor Kisha Katolike. Në vitin 1850 , në Dioqezën e Zojës Sonë, Sion,  Francë, u krijua një shoqatë e nënave të krishtera nën patronazhin e Shën Monikës ; objekt i saj ishte lutja e përbashkët për djemtë dhe burrat, të cilët kishin humbur rrugën e drejtë  të pastertisë morale e kishin rënë në mëkatet e tradhëtisë bashkeshortore, seksit të tepruar, epshit, dhunes e huqeve të  tjera të këqia….. Kjo shoqatë  në vitin 1856 u  ngrit në rangun e një arç-konnfraterniteti dhe u përhap me shpejtësi të madhe në të gjithë botën katolike. Degët e para u krijuan në Dublin, Londër, Liverpul, Sidni, dhe Aires. Eugjeni I  IV-te kishte krijuar një Konfraternitet të ngjashëm  kohë më parë.
Perktheu nga anglishtja Merita Bajraktari ©
Teksti origjinal në anglisht marrë nga EWTN.COM

27 Gusht 2013

Sunday, August 25, 2013

Histori dhe fakte--- Zonja e Cestokoves- Festa me 26 Gusht-Black Madona

“Madona Ezmere” (Black Madonna)  është një pikturë e shën Marisë dhe Krishtit fëmijë që legjenda thotë se ishte pikturuar nga Shën Luka Evangjelisti dora vetë! Shën Luka besohet të ketë përdorur një pjese të sipërme të një tavoline  të  ndërtuar nga duart e vetë  Jezusit kur ai punonte si marangoz. Kjo ishte pikerisht  edhe koha kur ndërsa Luka pikturonte Marinë me Jezusin, ajo i tregoi atij në lidhje me ngjarjet në jetën e Jezusit , ngjarje të cilat ai eventualisht i përdori në ungjillin e tij.

Sipas së njëjtës legjendë,  theksohet se kur Shën Helena shkoi në Jeruzalem për të kërkuar kryqin e vërtetë  mbi të cilin u mbërthye dhe  vdiq Krishti, pra  në vitin  326 pas Krishtit, ajo u gjend  perballë me këtë portret të Zonjës Mari. Ajo(shën Helena)  ia dha portretin djalit të saj, shën Konstandinit, i cili  ndërtoi një vend të shenjtë për ta strehuar atë. Në një betejë kritike me Saraçenët,  nga muret e Konstandinopojës  u shfaq kjo pikturë dhe Saraçenët  morrën dhenë dhe u  shpartalluan! Portreti  I Shën Marisë u kreditua me shpëtimin e  qytetit. Piktura ishte në pronësi    Karlit te Madh, i cili më pas ia dhuroi  pikturën Princit Leo të Ruthenisë (në veriperëndim të Hungarisë). Ajo mbeti në pallatin mbretëror në Rutheni deri sa  ai vend u sulmua për t’u  pushtuar në shekullin e njëmbëdhjetë. Mbreti  i Ruthenisë iu lut Zonjës Sonë  për të ndihmuar ushtrinë e tij të vogël dhe si rezultat i kësaj lutjeje, një errësirë ​​e papritur i mbuloi trupat e armikut të cilët, në konfuzion mes tyre, filluan të sulmojnë njëri-tjetrin. Ruthenia u ruajt si rezultat i kësaj ndërhyrje nga Zonja Mari. Në shekullin e katërmbëdhjetë, ai portret (pikturë) u transferua në Malin e Dritës (Jasna Gora) në Poloni në përgjigje të një kërkese të bërë në një ëndërr ndaj  Princit Ladislaus të Opolës.

Historia legjendare u  dokumentua me mire  nën  pronësinë  e princit Ladislaus. Në vitin 1382 pushtuesit tartarë sulmuan kështjellën e princit në Belz. Në këtë sulm një nga shigjetat e tartareve e goditi pikturën  në pjesën ku është pikturuar fyti  i Madonnës. Princi, nga frika se ai dhe piktura e  famshme mund të binin në  duart e Tatarëve, iku  natën dhe u  ndal në qytetin  Çestokova (Poloni), ku piktura u instalua në një kishë të vogël. Princi më pas ndertoi një manastir  të urdhërit Paulin dhe një kishë posacerisht për të patur të  sigurt  pikturën. Në vitin 1430, Husitët pushtuan manastirin dhe u përpoqën për të marrë a shkatërruar portretin. Një nga grabitësit e goditi pikturën me shpatën e tij dy herë , por para se  t’i binte për tretën here,  ai ra në dysheme, u përpëlit në agoni dhe vdiq në vend. Dy vijat e shkaktuara nga goditja me  shpatë dhe ajo vraga e shigjetës janë ende të dukshme në pikturë.

Më vonë, në vitin 1655, Polonia ishte pothuajse tërësisht e pushtuar nga forcat e mbretit  të Suedisë , Karli I Dhjetë. Vetëm zona përreth manastirit mbeti e pa mundur. Murgjit e manastirit e  mbrojtën me sukses  manastirin dhe protretin kundër një rrethimi prej dyzet ditësh dhe përfundimisht e gjithë Polonia ishte në gjendje për t’i përzënë nga vendi pushtuesit pas ketij qëndrimi heroik te murgjerve.

Pas kësaj kthese të ngjarjeve, Zonja e Çestokovës (piktura pra)  u bë simbol i unitetit kombëtar polak dhe u kurorëzua  si Mbretëresha e Polonisë. Mbreti i Polonisë vendosi vendin e tij, Poloninë,  nën mbrojtjen e Nënës së Bekuar. Një legjendë  nga më të fundmet  rreth pictures famoze  përfshin pushtimin rus të Polonisë në vitin 1920. Legjenda thotë se ushtria ruse, megjithese  masive në brigjet e lumit Vishtula, duke kërcënuar Varshavën, u tërhoq porsa  kur një imazh i Virgjëreshës u shfaq në retë mbi qytet. Trupat u tërhoqën më parë imazhin e shën  Marisë

Ka pasur raporte për shekuj të ngjarjeve të mrekullueshme të tilla si shërime spontane që ndodhin me ata që bëjnë një pelegrinazh në vendin ku ndodhet  ky portret. Ai portret ka marrë emrin si  "Black Madonna" nga pluhuri dhe hiri I krijuar rreth pikturës, afër së ciles janë ndezur me miliona qirinj  nder  vite.  Me rënien e komunizmit në Poloni, pelegrinazhet drejt  “Madonës Ezmere” janë rritur në mënyrë dramatike.

Për informacion të mëtejshëm mbi Madonnën Ezmere”, lexoni  " Litania e Marisë”"  nga Ann Ball, botues “ Vizitori i së Dielës (Our Sunday Visitori) , ose "Mrekullitë e Merit "  nga Michael Durham, Harper San Francisco.

Materiali  origjinal në anglisht është kortezi e :
Rrjetit Televiziv “Eternal Word Television Network_-Rrjeti  Televiziv i  Fjales se Perjetshme
5817 Old Leeds Road
IRONDALE, AL 35210
www.ewtn.com
Perktheu në shqip:
©Merita Bajraktari

26 Gusht 2013

Tuesday, August 13, 2013

Pse ne shqiptaret kritikojme te tjeret kaq shume?

Nga Merita Bajraktari
Uashington DC
13 Gusht 2013

E keni vene re qe ne shpesh kritikojme te tjeret? Ne   kritikojme personat qe kemi perpara syve cdo dite, si bashkeshortet, femijet, gjykojme e kritikojme ata qe kemi rreth e rrotull ne pune, flasim keq per komshinjte e shoqerine kur s'jane ne prezencen tone, bejme fjale e thashetheme per te afermit, vjehrrat, vjehrrit, kunatat, kuneterit, shoqerine, mesuesit e femijeve, dhe sidomos per bosat qe na japin rrogat....Nder shqiptaret kjo eshte nje dukuri prezente dhe e perditshme. Eshte e pamundur qe nder ne shqiptaret te jetohet pa thashetheme dhe kritika....Dhe jo vetem nder shqiptaret, por ne gjithe kombet kjo eshte pjese e jetes, por meqe vete jam shqiptare,po ndalem ne gjakun tone. Fakti qe ne kritikojme ne menyre konstante eshte i pakundershtueshem. Aresyet qe ne kritikojme dhe menyrat si e shprehim kriticizmin jane te shumellojshme. Per momentin le te ndalemi tek disa prej tyre.

Para se te sjell disa prej tyre, dua te theksoj se nuk jam profesioniste ne kete fushe dhe nuk sugjeroj qe ky shkrim te perdoret si material mbeshtetes ose analizues profesional, por nese dikush e gjen me vlere per veteveten, jeni te lire ta ribotoni, shperndani e perdorni sipas deshires.

Le t'i kthehemi metodave dhe aresyeve qe "justifikojne" sjelljet tona kritikuese.

Per shembull shpesh shohim e degjojme se si tifozet e skuadrave te ndryshme te futbollit te kritikojne e bejne zhurme te madhe , kur vete tifozet s'jane ne gjendje te hedhin topin nga njera porte ne tjetren, por ama gjykojne si profesioniste se si duhej ta kishte gjuajtur topin "x" apo "y" lojtar. Ne vend qe  (ne te gjithe)  te gezojme faktin qe po shohim nje ndeshje te mire futbolli, shpesh themi apo degjojme fjalet " ah....ta kishte gjuajtur keshtu apo ashtu topin" dhe pastaj i veshim epitete lojtareve duke i kritikuar ata  ne maksimum. Po ashtu shpesh ndeshim ne individe qe vetem kritikojne nje person qe s'eshte prezent mes nesh.  Gjithashtu "llafet prapa kraheve" jane kaq  prezentre sa nuk mund te imagjinohet te jesh ne nje rreth miqsh pa degjuar "llafe per te tjeret" qe s'jane mes nesh dhe brenda dy-tre  minutash ja kemi bere biografine tjetrit dhe ja kemi qendisur edhe "nekrologjine".  Shume here bosat tane marrin kritika te panumerta mbas krahesh, kur ne , punonjesit e tyre, qe s'jemi ne gjendje te jemi ne poziten e tyre, fillojme dhe gjykojme pamjen  e boseve, apo kostumin e bosit, sjelljet e tyre apo stilin e tyre te jeteses. Gjithashtu shpesh degjojme shoqet tona te flasin keq per burrat  apo femijet e tyre ose shoke tane qe ankohen per grate e femijet e tyre.  Pse gjithe kjo mizeri thashethemi dhe gjykimi, ku e ka bazen, ne c'rrethana ndodh  dhe si mund te evitohet?

Aresyeja e kritkikes ndaj sjelljes se dikujt ne familje  eshte frika qe ne kemi per vete, se mos na zbulohet ajo sjellje per ne, personalisht. P.sh nese ne kemi nje ves te keq, ta zeme vesin e dembellekut. Jemi kaq dembele sa na dhemb ne shpirt, por nuk dime si ta ngrejme veten e ta heqim ate ves.Nje nga menyrat se si ne perpiqemi ta heqim kete ves eshte kritika e vesit ....tek te tjeret...Nje prind dembel e kritikon ashper femijen e tij dembel sepse prindi ka frike se mos femija behet po aq dembel sa prindi vete.... Ose nje nene qe ka pasur vesin e papasteritse ne vegjeli dhe e sheh ate ves  tek femija e saj, e kritikon ashper femijen e saj kur sheh te njejtin ves tek ajo femije...pra kritika ne kete rast eshte si nje mekanizem vetembrojtjeje nga frika e deshtimit qe vete prindi e perjeton por sdi si ta luftoje.....Po te fillojme te mbajme "shenim" se  per cfare i kritikojme femijet tane  ne mund te gjejme se nga se "vuajme" vete.

Ne rastet kur ne kritikojme bosat, te afermit, shoket apo shoqet tona, njerez te sukseseshem ne biznes apo ne jete ne pergjithesi  eshte thjesht xhelozia. Kur ne nuk kemi ate qe tjetri ka , ne sulemi ne nje kritike kaq te ashper sa harrojme se kush jemi vete dhe kritikojme aq shume saqe ia mbushim mendjen vetes dhe mundohemi tia mbushim mendjen edhe te tjereve qe ne kemi te drejte dhe se personi qe ne kritikojme eshte komplet nje deshtim, nuk eshte i ndershem ne menyren si i ka fituar ato qe ka, apo nuk di si te perdore te mirat qe ka ai person dhe se ne duhet patjeter ta derrmojme e shkaterrojme ate person. Xhelozia dhe cmira ketu mund te bejne deme te paimagjinueshme. Vini re nese keni "bindje" qe dikush nuk meriton cfare ka dhe nese kritikoni privatisht apo publikisht dhe e shpallni arritjen e tjetrit si nje padrejtesi ndaj jush, aresyeja eshte thjesht xhelozia. Xhelozia luftohet me terapi dhe me veprime dashurie.  Por e rendesishme eshte te identifikohet si ves....dhe pastaj te luftohet vesi  per te fituar virtytin e dashurise (psh nese jeni xheloz ndaj dikujt pra nese kritikoni dike ne menyre konstante , thuajeni nje lutje per ate person ose beni nje veprim te mire per te miren e atij personi).

Kur kritikojme bashkeshortet...Kjo eshte teper delikate, sepse sic po ndodh sot, dhe me ritme te shpejta bile, ky kriticizem shkaterron familjen. Jane disa lloj kritikash qe vihen re ne maredhenien martesore. ato mund te klasifikohen si kritikat private dhe te heshtura, kritikat me gjeste ne sy te femijeve, kritikat ne shoqeri kur mungon bashkeshorti/ja, kritikat me ze te larte ne sy te femijeve e te afermeve te tjere dhe kritikat ciklike, qe jane pjese e perhershme e jetes familjare. Kritikat ne jeten bashkeshortore ndodhin sepse bashkeshorti ose bashkeshortja pret nga partneri i jetes qe ai/ajo ta kenaqe ate. Pra martesa shihet si nje maredhenie ku burri ose guaja vetem pret te marre nga tjetri dhe kur kjo aspirate nuk plotesohet, fillon mospelqimi, kritika, shperfillja, largimi shpiretor e deri ne largim fizik e ndarje.....
Ne fakt kjo "pritje" qe te maresh nga bashkeshorti eshte fiktive....sepse  martesa eshte nje SAKRIFICE. Martesa nuk eshte tjeter gje, pervec se reflektim i dashurise hyjnore, nje dashuri qe ne baze ka sakrificen. Dashuria e vertete eshte deshira per tja dashur bashkeshortit te miren dhe te besh te pamundur per ta PERMIRESUAR ate person. Ne martese bashkeshorti duhet te jete gati te jape jeten per bashkeshorten dhe bashkeshortja duhet ta pranoje kete sakrifice dhe ne kthim duhet tja dhuroje jeten dhe gjithcka ka bashkeshortit. Kur nje ves i bashkeshortit shihet si gje e keqe, qe s'ia kenaq syrin apo emocionin bashekshorti/shortes, atehere fillojne kritikat, mospelqimet, shperfilljet dhe largimet...Largimet shpirterore jane po aq te demshme sa largimet e ndarjet fizike.....Pra kur fokusi mbahet nga vetja vetem......natyrisht asgje nuk duket perfekte tek tjetri....vec vetja na duket perfekte....Por kur nje ves i bashkeshortit shihet si bekim per te te dhene ty mundesine te sakrifikosh per te duke e falur e ndihmuar ta permiresoje veten, eshte nje hap me i larte drejt permiresimit tend shpirteror dhe i permiresimit te maredhenies bashkeshortore e familjare. Psh., cila grua do ishte me e mire, ajo qe i jep burrit qe ka proteza dhembesh nje molle te paprere  dhe e mallkon burrin kur ai ha ate  molle sepse sterkalat  dalin gjithandej, apo nje grua qe e di se burri ka dhembet e vene dhe ia pret mollen ne copeza te vogla ne menyre qe ai ta haje kollaj mollen ...por edhe te mos shperndaje sterkala..?  Nje gjest i vogel  flet volume te medha....dhe cdo maredhenie njerezore  fillon me aktin e  dashurise qe ka ne baze vetedhurimin per personin qe ka afer. Mospelqimi, shperfillja, kritika dhe deshira per ta demtuar tjetrin, duke e quajtur si te padrejte, te pandershem, te padenje etj.... jane thjesht simptoma qe na tregojne se ne vete kemi probleme dhe jo tjetri qe ne kritikojme...Dhe nese dikush na demton me qellim, le te gjejme force ta falim ne prezence apo ne distance, me zemer,  dhe te dhurojme nje akt e gjest dashurie per te...pershembull te themi nje lutje per te miren e tyre shpirterore eshte si fillim i mbare...
Ju si mendoni per kete dhe per rreshtat e mesiperm?
A ka ardhur koha ta kthejme pasqyren nga vetja  me pare ?  Ju lutem komentoni me poshte ne linkun e komenteve.
Faleminderit!..