Friday, August 31, 2018

Lidhur me luften ne vetevete

"Ne kuptimin real, konkjupishenca ( epshi ose "oreksi i tepruar" per cdo gje) eshte nje deshire e njeriut kunder aresyes racionale. Sa here ndjehemi se kur duam te bejme dicka jo te drejte, jo te duhur,  nje ane e trurit na thote "beje", nje ane na thote "mos e bej".   Mendo per shembull kur  ha me shume se duhet,  kur pi  alkol me shume se duhet ose hyn ne mardhenie fizike seksuale  atehere kur s'duhet. Per te kuptuar se si deshirat sensitive dhe aresyetimi racional mund te kundershtohen nga deshirat trupore, duhet patur parasysh se objektet e tyre natyrale jane krejt te ndryshme. Objekti i deshires trupore eshte kenaqesia e shqisave tona, (pra te kenaqim vetveten me care shohim, cfare prekim  cfare shijojme - pra si pergjigje nada ndjesive te te pese shqisave fizike: prekja, nuhatja, shikimi, shijimi dhe degjimi)  ndersa objekti i deshires dhe aresyes racionale (lindur  bashke me njeriun) eshte mireqenia e plote e natyres njerezore ( deshire kjo qe egziston tek ne ne ndergjegjen tone), e prandaj kjo ka te beje me dorezimin e a plote te aresyes dhe deshires tek Zoti, Krijuesi yne qe eshte miresia dhe kenaqesia ne kuptimin dhe permasen e plote,dhe qe eshte destinacioni perfundimtar per ku njeriu eshte nisur qe nga krijimi i tij. " Kur ne ndjejme lufte brenda vetvetes, jane keto dy lloj deshirash  te cilat jane ne lufte . Cila deshire do fitoje ? Cila duhet te fitoje?

Monday, August 27, 2018

Lidhur me Pashket the Ditet e Shenjta

Si ta kuptojme figuren , jeten, vuajtjen e e mundimin e Krishtit per ne qe jemi rritur pa fe ose pa teologji te Krishtere? C'fare po ndodh keto dite? Cfare jane Pashket. Pse disa njerez urojne te premten e jo te Dielen? Se pari te kemi parasysh se cdo meshe e cdo ngjarje qe perfshin Krishtin Real permes Sakramentit te Euharistise nuk eshte ngjarje thjesht historike por hyrje Mistike reale ne ate ngjarje. Pra ndodh sot sic ka ndodhur 2000 vite me pare. Tani me disa fjale ja nje shpjegim i shkurter dhe i thjeshte. Zoti e krijoi universin, ku ben pjese edhe planeti yne. Zoti, qendron jashte Universit ne kuptimin metafizik, Ai eshte vete egzistenca, vete jeta, vete dashuria. Ai e krijoi Universin thjesht prej dashurise dhe e krijoi nga asgjeja. Tha "behu" e u be. :-) Kur Zoti krijoi Adamin dhe Even, prindrit tane te pare (njerezit me trup dhe me ndergjegje , pra ju evolucionistet mos na shani se ska asgje te kundert mes shkences dhe fese ka vetem keqkuptime nga njera pale lol fill Lufta e trete kette tani LOL ), Nejse, Zoti e krijoi njerezimin qe te ishte perjete bashke me te (kjo quhet Drejtesia dhe harmoinia Origjinale), por pas mekatit fillestar (Kujto Even dhe mollen e ndaluar) Zoti lejoi vdekjen e njeriut , ate te trupit, por premtoi perjetesine e shqiprtit dhe ringjalljen trupore ne menyre perfekte nese ne i bindemi Ligjeve te Tij.(10 Komandat) dhe nese ne pranojme Meshiren e tij (Sakramenti i Pendeses dhe Pajtimit) Keshtu gjate historise se njerezimit pas mekatit te pare, Zoti, here pas here ka derguar profete te ndryshem tu flase njerezve te tij si ta jetojne jeten qe te jene ne kompani me te permes Ringjalljes shpirterore e me pas ate trupore. Zoti dergoi profete here pas here te mbanin regull e drejtesi e te sillnin mesazhet qiellore (kujto Abrahamin, Moisiun, Jozefin, Samuelin). Por kur ju desh mendja njerezve per nje mbret, ju luten Zotit dhe Ai ju dha mbreter , nder te cilet Davidi qe mekatoi rende me gruan e generalist por u pendua dhe i kendoi Lavde Zotit (150 psalme, shumica shkruar prej tij). E keshtu historia vazhdon. I derguari i fundit ishte Gjon pagezori i cili parajmeroi ardhjen e Zotit vete si njeri per te shlyer gjithe mekatet. Krishti, eshte Zoti vete, Ai erdhi si bebe kermes Marise e cila Angeli shtatezene ne menyre misterioze nga Shpirti i Shenjte , u rrit si ne te gjithe, mesoi nga Jozefi e Maria e tre vitet e fundit i pati si ministri meshtare. Krishti, vallai yne ne trup e shpirt,por Hyjnor gjithashtu, eshte Nje Person me Dy natyra, njerezore dhe Hyjnore. Ai erdhi me trup e shpirt Njerezor , por eshte edhe Zot gjithashtu, sic quhet Bir (i Zotit) ne kuptimin jo sic e kuptojme ne bir e Evlat, por Zoti vete ne rolin e tij specifik per Njerezimin. Krishti vdiq ne menyren me makabre qe ka ekzistuar. Ai u kryqezua ne mesditen e se Premtes se Madhe (die ) . Ai shkoi te Shtunen e Madhe tek Adami, Eva e profetet e te drejtit qe kishin vdekur por ishin ende jashte Parajses ( sot). Ai vete sakrifikoi qe ne te clirohemi nga prangat e vdekjes shpirterore dhe te fitojme parajsen. Keshtu qe kur thuhet ofroja vuajtjen tende Krishtit, ne na thuhet "imitoje Krishtin ne kalvar dhe öfrö dhimbjen, vuajtjen per shlyerjen e mekateve personale por edhe per shpeimin e njeriut me te afert qe ke prepara syve" Pra sacrifiko duke imituar Krishtin. Ai sakrifikoi per te gjithe ne dhe ne duhet te sakrifikojme per njerezit qe i kemi me afer, bashkeshortet, femijet, prindrit, vellezerit, motrat, te afermit, shoqerine eta. Pra nese ne sot vuajme , nese ne e ofrojme ate vuajtje per ndihme te shpirtit te njeriut tone me te alert, ne kemi dhene dashuri sublime dhe vuajtja jone shnderrohet ne bekim e hiri i Zotit ben mrekulli. Vetem keshtu mund te marre kuptim dhimbja e vuajtja , perndryshe (disa fe te tjera e quajne dhimbjen vetem si mallkim e denim dhe jo si mundesi per tu shenjteurar , dhe kjo nuk e shendetshme as per psikiken jo me per shpirtin). Me Ringjalljen e Krishtit (neser) ne shpresojme e lutemi qe te kemi ringjalljen tone shpirterore e keshtu ne rinovohemi (shpiretrisht) dhe kjo perseritet cdo vit e deri ne minuten e frymes sone te fundit dhe deri ne minuten e fundi te frymes se botes kur ndodh ardhja e dyte e Krishtit e do nahet perfundimisht Parajsa nga Ferri. Le te vendosim te zgjedhim parajsen duke imituar Krishtin! Duke pranuar Meshiren e Tij kete Pashke le te lutemi per Pashke te Bekuara e te Lumtura per te gjithe! ( E shtune , 15 Prill 2017)

Shitja e Shpirtit


Meqënëse jemi në prag festash dhe këto festa jane Krishtlindjet dhe Viti I Ri, mendoj se eshte me vend të ndaj një opinion personal për sjelljet individuale njerëzore në publik thjesht për vetë faktin se është kohë premtimesh e rezolucionesh, fillimesh të reja pra.Po shkruaj diçka që ne e ndeshim përditë në vetvete apo ndër të afërm e miqësi . Fjala është  për ndjenjën e të dukurit  dhe të perceptuarit tone të personit tone  nga bota.Shpesh, ne na mundon pyetja se si na percepton bota, ç’farë opinioni ka ajo/ ai person, apo një grup njerëzish, qofshin ata të organizuar ose të paorganizuar, për ne. Kur ne duam të dimë se çfarë mendojnë të tjerët për ne, ose më mirë thënë kur ne na preokupon opinioni i të tjerëve, pra çfarë mendojnë konkretisht për ne të tjeret, ne fillojmë dhe   e vrasim mendjen shumë…aq shumë sa që fillojme  të bëjmë të pamundurën të bëhemi cfarë do të dëshironim ne të ishim për sytë e botës. Pra ajo se çfarë mendojnë të tjerët për  ne. Apo se si do të dëshironim ne të dukeshim në sytë e botës, ..kjo perfshin një përpjekje kolosale  e të sterlodhshme , të dhimbshme madje, për të injektuar nje imazh nonegzistent dhe fals  në botën që ne na rrethon. Kjo përpjekje përfshin një zhurmeë të stermundimshme me lavde për vetveten ,duke thënë nëpër biseda të ndryshme, duke shkruar e postuar pandalësisht për vetveten, po ashtu  duke nxitur e programuar të tjerët që kanë ose talent ose/edhe  akses në shkrime, media apo  sheshe publike, (duan apo s’duan ata ta bëjnë këtë gjë)  të flasin për ne me superlativa. Ne shpesh bëjmë të pamundurën të kemi foton tonë nëpër media, gazeta, televizione, etj…bëjmë cështë e mundur të ndërtojmë një imazh për vetveten që tingëllon si pozitiv….me idenë se po rrëfejmë  diçka madhore …diçka humanitare si p.sh një takim miqsh per një kafe ne një pastiçeri ku treçereku i bisedës është tahshetheme, por meqë është në shqip e quajmë aktivitet letrar/politiko/ shoqëror/kombëtar… etj. Dhe keshtu i veshim këmbë e duar lajmit duke I besuar edhe vetë gënjeshtrës që po dukem më mire se sa në lajmin e javës së pare kur folëm më pak se sa kësaj here…për “BELULIN”Ky fenomen egotistik është i krahasueshëm me propagndat e partive politike në të gjithë botën….Në aspektin individual ne e bëjmë sepse jemi të nxitur nga dëshira për t’u dukur.  Kjo në fakt është një factor që crregullon harmoninë e brendshme shpirtërore. Njeriu është krijuar të manifestojë drejtësinë origjinale që shpaloset përmes virtyteve.Për të “bindur” vetveten se kemi bindur botën që ne jemi ai/ajo person që ne duam bota të na perceptojë ne vuajmë jashtë mase, kalojmë orë e netë të tëra duke ndërtuar strategji e metoda se sit ë nxisim opinionin të vetëopinionohet dhe se si të ndërtojmë një “kala” boshe me një opinion falso që ne na duket pozitiv. Motivi është arritja e një dëshire fallcoKjo ndodh sepse sepse opinioni i botës që na rrethon është eshte qellimi ynë…Kjo quhet “Kotësi ”Nëse ky qellim ndryshon dhe opinioni i botës nuk ka  rendesi (pra s’ka rëndësi se çfare mendon bota për ne)  por se cfarë ne jemi të vërtetë, pra një udhëtim në vetvete dhe  mbajtja  e gjallë e virtyteve, atëhereë imazhi fallco qe kemi ndërtuar për vetveten bie (fatmiresisht) dhe ne rifillojmë të ndërtojme keshtjellën e brendshme shpirtërore sepse fortësia e një individi nuk qëndron në cka perceptohet nga të tjerët si e vërtete por në vërtetësine e karakterit që ka në bazë lirinë e brendshme dhe  Modestinë  dhe Thjeshtësinë Për të qenë modest njeriu ka nevojë të kultivojë besimin dhe  dashurinë, shpresën dhe thjeshtësinë.Le ta provojmë të bëjmë një rezolucion të ndryshëm sivjet, duke dhënë dashuri pa  kërkuar e lakmuar lavdi personale.Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2013!Merita B.McCormackUashington DC 11 Dhjetor 2012

Ylli Polovina shkruan per nje vizite ne Ministrine e Jashtme

"Shqiperi mos ki frike, se ke çupat ne Amerike!"
Botuar në "Tirana Observer", 4 Nentor 2007

Forma e vërtetë e këtyre vargjeve të thurrura nga Fan Noli
është "Shqipëri mos ki frikë, se ke djemtë në
Amerikë!" Dihet tashmë se në kohën e vet ky ka
qënë një kushtrim, një parrullë mobilizimi, një kod
solidariteti, një formulë kurajoje e besimi, një thirrje për
mbrojtje të Shqipërisë. Krijesa fanoliane nuk është aq
letrare sa duket fillimisht. Nuk ishte po ashtu, për kohën kur u
hodh në letër dhe u përsërit gojë më gojë, gjë e
pamundur, edhe pse SHBA janë shumë larg gjeografikisht, për
të ardhur deri këtu duheshin shumë shpenzime, kohë e
gjatë udhëtimi etj. Në dekadat e para të shekullit të
shkuar nuk mund të ndodhte ajo që ngjau në vitin 1999, kur prej
shqiptaro-amerikanëve u krijua deri edhe batalioni
"Atllantiku", i cili luftoi për çlirimin e Kosovës.
Luftëtarët vullnetarë mbërrinin në aeroportin e
Tiranës brenda një gjysme dite.
"Ke djemtë në Amerikë" linte të kuptonte se
shqiptarët si në legjendë do të kapërxenin oqeanin e do
të ndodheshin aty, në hallin e madh të vendit të tyre.
"Ke djemtë në Amerikë" donte të thoshte se me
Shqipërinë ishte shteti më i zhvilluar e më fuqishëm
në botë. "Ke djemtë" në gjuhën e kohës donte
të thoshte po ashtu se luftëtarët e çështjes kombëtare
ishin të përfytyruar si meshkuj, të gjithë të rinj në
moshë. Edhe pse Fan Noli dhe e gjithë elita jonë e atyre viteve
të shtyra thellë në shekullin e shkuar e dinin se femra
shqiptare, vajzë apo grua, kishte qënë një luftëtare po
aq e paepur sa edhe vëllai apo bashkëshorti i saj, paragjykimi i
kohës peshonte jo pak. Kur Noli thurri ato vargje, madje edhe dy-tre
dekada më pas, rolin e grave në pjesët teatrore të vëna
në Shqipëri i luanin akoma meshkujt.
Mirëpo tani, kur bëhet fjala për SHBA-në, mund të
shkruhet e përsëritet gojë më gojë varianti i ri i vargut
fanolian: "Shqipëri mos ki frikë, se ke çupat në
Amerikë!"
Bashkëkombaset tona, pas rënies së diktaturës, kanë
emigruar e janë vendosur gjithkund nëpër botë. Nuk ka
posaçërisht një përzgjedhje gjinore të vendit të tyre
të stabilizimit. Femrat shqiptare nuk ka ndodhur të pëlqejnë
më shumë nga gjinia tjetër, ajo e meshkujve, ta nisin jetën
më shumë në Gjermani apo Itali dhe më pak në Greqi.
Përzgjedhjet e tyre përcaktohen nga standarte të tjera. Kur
janë gra ato shkojnë pas burrave dhe familjeve të tyre, kur
janë vajza tashmë orientohen nga studimet e larta. Megjithatë
në raport me vendet e tjera ajo që po ndodh në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës është disi më e veçantë. Atje
bashkëkombësja jonë po përparon me një shpejtësi
shumë më të lartë se gjetkë. Nuk është se ky
lehtësim në SHBA u mohohet meshkujve. Edhe ata, falë
kulturës kombëtare të amerikanëve dhe nivelit të ngritur
të demokracisë, mbrodhësojnë më shpejt se,
përshembëll në Greqi apo Francë. Por ndërsa për
"djemtë" kjo nuk përbën ndonjë lajm (ata përherë
mbeten të privilegjuar) kumt shumë të gëzuar parathotë
progresi i madh i bashkëkombaseve tona. Më saktë: i
shqiptaro-amerikaneve.
Tek to një shoqëri si e jona, akoma në shpërget për të
zbuar maskilizmin tradicional aziatiko-lindor, tashmë edhe i
ngërdhedhur si gjoja modern, mund të dallojë shumë mirë
se sa shkëlqim ka femra jonë. Shqiptaro-amerikanet të
bëjnë të bindesh se sa hak u ka ngrënë atyre shoqëria
jonë, paragjykimet që vegjetojnë në të.
Shqiptaro-amerikanet të shtrengojnë të sjellësh ndërmend
se të parfumuara dhe të veshura me elegancë ato kanë ditur
të mos harrojnë se janë po ashtu Shote Galica. Kur Kosova
kërkonte të bashkoheshin me çështjen e çlirimit të saj
ato nuk u gjendën vetëm në demonstrime, mbledhje fondesh,
shkrime nëpër gazeta e debate nëpër televizionet lokalë,
por edhe në kampet e grumbullimit dhe të përkujdesjes për
refugjatët bashkëkombas. Nga kjo eksperiencë ka dalë edhe
libri "Children of Kosova-Stories of Horror" i njërës nga
më të talentuarat shkrimtare shqiptaro-amerikane, Albana Lifschin.
Ky libër tashmë është mes letërsisë që u
rekomandohet nxënësve të shkollave të Nju Jorkut.
Po të kesh korespondencë me një nga veprimtaret më të
spikatura të tyre, Merita Bajraktari McCormack, kupton
menjëherë finesën e komunikimit dhe të bashkimit me
njëri-tjetrin, me të cilën shumë nga ne, këtu në
tokën mëmë, nuk po mësohemi dot ta bëjmë mirë. Duke
jetuar në një vend me superteknologji dhe ku veprimtaria
nëpëmjet internetit zë një vend të dukshëm, Merita me
shoqet e saj shqiptaro-amerikane ka krijuar një forum, i cili quhet
"Bota e Gruas". Më shumë se për debat, atje ato
shkembejnë për njohje krijimtarinë e tyre. Janë autore
poezish, tregimesh, librash, reportazhesh, artikujsh problemorë.
Quhen Aida Dismondy, Afërdita Dauti, Argentina Tanushi, Aneta Xhiku,
Blerta Alikaj, Ejvis Maria Xhajanka, Eleonora Gjoka, Elmira Muja, Julia
Gjika, Medije Vraniqi, Mimoza Dajçi, Teuta Shabani, Viollandi (Landa)
Prifti. Pikërësisht në këtë forum aderon një nga
poetet më të ndjera, Ilirjana Sulkuqi, bashkëpunon një nga
zërat më të bukur, Justina Aliaj, jep ide të vyera Kozeta
Zylo, vazhdon të jetë shumë e frymëzuar dhe penë e
ngrohtë e njerëzore Rozi Theohari. Tek "Bota e Gruas"
bën pjesë edhe Rajmonda Moisiu, tashmë një publiciste
aktive, puna e bukur e të cilës, mes librave që ka botuar,
është një cikël me intervista shumë të hollësishme
për shqiptaro-amerikanet e spikatura. Kur e gjithë kjo punë
të dalë në një libër, do të jetë një surprizë
e kendshme dhe po aq dëshmi se tashmë ekziston një grup
shkëlqimtar i diasporës shqiptare në botë, ajo e
shqiptaro-amerikaneve.
Të jesh e tillë, pra shqiptaro-amerikane, do të thotë të
të shkojë mendja edhe për gjëra që jo përherë u
venë për mbarë burrave në vendin tonë, kur janë, por
edhe kur nuk janë hipur në pushtet publik. Një nga librat e
fundit që ato bënë sëbashku e titulluan "Antologji
për Nënën". Shumica ishin vetë nëna dhe me
poezitë, skicat apo tregimet, u falnin mirënjohje nënave të
tyre. Shqiptaro-amerikanet me spikatjen dhe autoritetin që po
krijojnë në diasporën tonë në SHBA, edhe listë-forumet
në internet apo shoqatat, ku grumbullohen, i emërtojnë me emrat
e të shquarave Tefta Tashko Koço apo Motrat Qiriazi. Do të
mjaftonte vetëm një pjesë e kësaj kulture të hynte në
Shqipëri dhe do të shihnim si femra jonë do të shpëtonte
përfundimisht nga gjysmerrësira e harrimit vlera shumë të
mëdha kombëtare. Nuk qendrojnë të fshehura, sepse ka
ndonjë politikë të posaçme shtetërore ndaj tyre. Shteti
është fajtor e përgjegjës për pjesën e vet, pra për
mungesën e pasionit të veçantë që t'i hapë
rrugë të plotë femrës shqiptare, por gjithçka tjetër
është mëkati ynë i përbashkët. Jemi ende shumë
shpirtkërrusur nga paragjykimet ndaj inteligjencës, freskisë
së mendjes, aftësisë organizative, talentit social e sidomos
politik të saj.
Shqiptaro-amerikane do të thotë një shembëll, një
sedër që duhet të ngacmojë e verë në lëvizje vendin
tonë teksa lakmon hyrjen e shpejtë në Bashkimin Evropian. Nuk
do të thotë, të jesh shqiptaro-amerikane, vetëm si pianistja
e suksesshme Hermira Gjoni, e nderuar me medalje nga \\\"Federazione
Campania - USA\\\". As si vetëm Merita Halili, tingulli i ëmbël
i të zërit të të cilës me kohë ka dalë për
publikin vendas. As si mjekja pediatre Linda Ciu (Afezolli), tashmë
me klinikë për shqiptarët apo si doktoresha e re Lindita
Çoku, profesionalizmi i mahnitshëm i të cilës u bë
popullor edhe nga gazeta e shumënjohur "Illyria" në Nju
Jork. Të jesh shqiptaro-amerikane po ashtu nuk do të thotë
vetëm të kesh në krah një zonjë të të nderuar si
Anna Cohen, me kombësi hebre, qytetare nderi e Vlorës, të
cilën për vlera të veçanta dashurie për vendin tonë
disa ditë më parë e priti dhe e përgëzoi posaçërisht
Konsulli ynë në Nju Jork, Albert Jerazi.
Të jesh shqiptaro-amerikane nënkupton në fund të fundit
të duash modelin Hillari Klinton. Kjo do të thotë se ato
tashmë janë të vetëdijshme se e vlejnë më shumë nga
sa u kemi dhënë, kur ishin këtu. Kjo do të thotë po ashtu
se, po nuk u vonuam duke ua rikthyer të gjitha të drejtat reale
zonjave dhe zonjushave që kemi në atdhe, ato do t'i marrin
vetë. Duke qënë femra, pra edhe të buta e të
ëmbëla, nuk do të ndodhë asnjë lloj lufte. Thjesht një
mengjez do t'i kemi presidente apo kryeministre të vendit.


Ylli Polovina

Recence per Librin "Midis dy Kohesh" te Naum Prftit

Botoi Illyria 24 Korrik 2007
Merita Bajraktari McCormack-Përshtypje nga libri “Midis dy Kohësh”
Autor: Naum Prifti
Botues: NB “BUZUKU”
Prishtinë

Tregimi i së vërtetës dhe përgjegjësia ndaj saj.

Me këtë deklaratë nis arsyetimi logjik i një prej shkrimtarëve shqiptarë më të njohur të shekullit të 20-të dhe në vazhdim,në këtë shekull, kur sjell para lexuesit detaje nga dokumentimi i ngjarjeve dhe situatave nga më të çuditshmet,nga më absurdet, absolutisht të vërteta për një periudhe rreth pesëmbëdhjetë vjeçare në kohën e regjimit komunist në Shqipëri.
Naum Prifti , i mirënjour nga çdo shqiptar , nga fëmijë e të rritur, ka sjellë pranë lexuesit një dëshmi drithëronjëse të viteve të komunizmit në vëllimin”Midis Dy Kohësh”-me Shënime Udhëtimi,Kujtime-Portrete dhe Ese,botuar nga Ndërmarrja Botuese “BUZUKU,” Prishtinë, 2006.
Libri voluminoz prej 500 faqesh ndahet në dy pjesë kryesore. Pjesa e parë përbëhet nga Shënime Udhëtimi, ndërsa pjesa e dytë përmbledh Kujtime, Portrete dhe Ese.
Me gjuhë të pastër , me fjali të ndërtuara mjeshtërisht, me formën e tij tipike rrëfyese, shtruar e me kolorit të pasur leksikor, shpesh herë me “rrëfime” (pjesëza të vogla), brenda së tërës, Naum Prifti vjen tek lexuesi me freski të veçantë, duke na sjellë një përkundje shpirtërore, që na rizgjon interesin dhe dëshirën e kahershme për të lexuar tregimet dhe përallat e tij kur ne ishim ende në shkollat fillore apo tetë-vjeçare.
Te ky libër me karakter publicistik, Prifti ka një këndvështrim realist prej gazetari të mprehtë, të cilën e plazmon me forcë artistike. Këtë herë, nuk ka çensurë, nuk ka kufizime, nuk ka redaktorë mbi kokë që rrijnë me gërshërë në dorë për të prerë pjesët mëkatare që “nxijnë” realitetin. Këtë herë Naumi flet sikurse e sheh realitetin me sytë e tij, ashtu si e ka gjykuar dhe përjetuar ai momentin. Përmes rrëfimit, duke përfshirë dialogun lehtësisht aty ku nevojitet,si dhe digresione historike e ilustrime të natyrës folklorike, Naum Prifti sjell përmes përshkrimit dhe rrëfimit tablonë e vërtetë të jetës në kohën më të vështirë që ne kemi kaluar. Ai ka përmbledhur një gamë të gjerë dukurish dhe ngjarjesh që atëhere ishin thjesht rutinë e ditës, drama që shpaloseshin e traumatizonin qytetarët, e që tashmë marrin rëndësi të veçantë pasi janë material ilustrues i së vërtetës komuniste që shumëkush mudohet ta fshehë apo ta lerë në harresë.
Prifti sjell vëzhgimet e tij të mprehta, jep mendime (në letër) se çfarë dëmi i sjell shoqërisë regjimi komunist. Cilëson atë që e percepton si pozitive, aty ku ka me të vërtetë diçka të tillë, por ai mban qëndrim kritik ndaj realitetit dhe nuk tutet të japë mendimin e tij troç për ngjarje, dukuri e karaktere të ndryshme, me të cilët ka patur kontakt.
Naum Prifti ka një humor tipik të tijin, e diku buzëqesh me ironi, e aty ku e sheh të nevojshme nuk e kursen as sarkazmën. Duke e njohur mirë vendin ku shkel, pavarësisht se nuk është rritur aty, atë e ndihmon pjekuria profesionale dhe kultura të japë esencën e subjektit,pa u futur shumë thellë labirinthit të hamendjeve të shoqëruesve apo instruktorëve të Partisë të atyre kohërave, që mos u kthefshin kurrë….Kujtojmë rastin e shpjegimit të origjinës së emrit Çermenikë e Zezë.
Ai është një vëzhgues i hollë i detajeve. Vëren dhe ekzaminon traditën, eksploron fenomenin, bën edhe induksione dhe me dorë të lirë jep mendimin e tij pa doreza për padrejtësitë që vëren.
Në njërin plan autori vëzhgon me kujdes çdo detaj në zakonet e krahinave ,jetesën dhe doket krahinore. P.sh ai eksploron kullat Mirditore, veshjet e grave të krahinës, deri edhe krehjen, tregon për ekzagjerimet që viheshin re kur përshkruhej madhështia e kullave të malësisë, vë në dukje “kusuret” e labërve me të mirat dhe të metat e karakterit të tyre, duke sjellë në vëmendje të lexuesit potencial (brezit të ardhshëm) edhe ndodhi tragjike si ajo e rrugës Brataj,Labëri, ku ai vëren : “Një murane katërkëndeshe pa çati,e ndërtuar me gurë me sërë. “ Është historia e një dhëndri që u vra nga një miku tij lab ditën që krushqit po ia sillnin nusen në shtëpi Naumi e tregon këtë fatkeqësi me dhimbje por dhe me humor. Një cilësi tjetër e këtij ështe pasuria madhe e anëve etnografike dhe socilogjike. Kudo meson gjëra të reja e të panjohura nga zakonet dhe traditat tona
Po ashtu vëren edhe historitë e Çermenikasve dhe të Martaneshit, tok me ndryshimet qe pëson psikologjia e njerëzve me kohën . Vëzhgon Vjeshtën në Tropojë apo Lekëlin e Tepelenës. Për Troshanin e Lezhës rrëfen me dhimbje se qendra e freterve të dikurshëm, u kthye në vend internimi nga regjimi komunist. Shpirti i tij poetik përshkruan bukur edhe bukuritë e Mokrës.
Por në një plan tjetër, që përbën edhe thelbin e këtij vëllimi është vëzhgimi i realitetit, me të cilin rregjimi në fuqi kondukton, ose më mirë të themi kontrollon jetën e popullit shqiptar.

Shënimet e atyre kohëve për fenomene të ndryshme me të cilat autori përballet nëpër vizitat e tij në zona të ndryshme, janë nga më pikantet përsa i përket të vërtetës objektive. “Kujdes me kë ulesh në Tavolinë” për mendimin tim është një rrëfim tragji-komik për vetë faktin se është qesharak deri në pabesueshmëri,por duke e pas përjetuar personalisht, e kam ndjerë dhimbjen dhe sterotipizimin.
“Për herë të parë jashtë shtetit” është tregimi i vërtetë që kulminon sagën e përpjekjeve dhjetëvjeçare të Naum Priftit për të gjetur pak përfshirje në shoqërinë e tyre që dilnin jashtë, e megjithatë tortura e përjashtimit nga ky privilegj , është e prekshme, e hidhur, por e vërtetë.
Prifti, megjtihëse një penë e veçantë në letërsinë shqiptare, për shkak se kishte të atin e dy vëllezër në Amerikë, ai nuk lejohej të udhëtonte jashtë shtetit. Ai mundohet që t’i heqë vulën e përjashtimit vetes e familjes duke u përpjekur të sigurojë një vizë , por nuk ishte e thënë që ai të lejohej. “Aventura” e sigurimit të një vize, karakteret me të cilët përballet, prapaskenat dhe hijet e dyshimit, janë shoqëruese në çdo hap.
Mendoj se kushdo që e merr librin në dorë duhet , të lexojë këtë tregim-dëshmi ose të parin ose të fundit. Është ndër më prekësit, më të goditurit,më të bukurit dhe natyrisht ka shumë humor të dhimbshëm.
Këto mbresa udhëtimesh heretike jo vetëm nuk mund të botoheshin në atë kohë, por edhe sikur të dihej përmbajtja e tyre, ne nuk do kishim priviligjen e leximit të një libri 500 faqesh sot, se fati i Naumit mbase do ishte tjetër. Por mendja e tij kthjellët duke i shkruar për në “sirtarin e kyçur,” bëri që këto shkrime të jenë ekstensive dhe të plota, siç ndodhnin atëherë, si një dëshmi e gjallë e mosntruozitetit komunist.
Ndër kujtimet, portretet dhe esetë, në pjesën e dytë do veçoja portretin e Lasgush Poradecit. Jo se jam ”lokaliste” por më tepër sepse është një portret tepër interesant. Naum Prifti,për ne që nuk e njihnim nga afër, na e sjell Lasgushin, “in person,” të plotë, të vërtetë, me të gjtha përmasat e plota të tij si njeri, si poet,si artist, si prind, bashkëshort, shok, mik e natyrisht si antikomunistin pogradecar që nuk pranoi të përdorë metodën e realizmit socialist, por mbeti deri në fund besnik i vetvetes edhe patriot, autor i vargjeve të pavdekshme:
“Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes në Shqipëri
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi”.
Pjesë e veçantë e këtij libri është “Parathënia apo pasthënia” që autori e ka titulluar me plot të drejtë: “Unë si Prokop Cezareasi” ku jep ne detaj idenë e mbajtjes së shënimeve atëherë dhe rrënjën e frymëzimit me këtë ide. Mendoj se fati e ka pjekur me historinë e Cezareasit, pasi me të vërtetë Prifti na ka sjelle një vepër tepër të vyer e të domosdoshme. Ështe një dokument që duhet të studiohet për të rishkruar historinë e viteve komuniste në Shqipëri.
E falenderoj shkrimtarin Naum Prifti për librin dhe i uroj krijimtari të mbarë.
©Merita Bajraktari McCormack
New York Korrik 2007

Sunday, August 26, 2018

Historia e Dukeshes se Silesias , Hedvig

Dukeshë e Silesias , e lindur rreth vitit 1174 , në kalanë e Andeksit ; vdiq në Trebnic , me12 ose 15 tetor 1243 . Ajo ishte një nga tetë fëmijët e lindur për të Berthold IV, Kont i Andechs dhe dukë e Kroaci dhe Dalmaci. Nga katër vëllezërit e saj , u bë dy peshkopë, Ekbert i Bambergut , dhe Berthold i Aquileia ; Otto pasoi babanë e tij si Duka i Dalmacisë, dhe Heinrich u bë i markont Istria. Prej tri motrat e saj , u martua me Gertrude Andrew II, Mbret i Hungarisë, nga e cila doli bashkimi Shën Elizabetën , Landgravine i Thuringia ; Meçtilde bë murgeshave në një abaci e Kitzingen , ndërsa Agnes u bë gruaja e paligjshme e Filipit II të Francës në 1196 , në kundërvenie nga gruaja e tij të ligjshëm , Ingeborg , por u shkarkua në vitin 1200, Inocenti III duke hedhur Francën nën një dekret . Hedvigu u edukua në manastirin e Kitzingen , dhe, sipas një biografi të vjetër , në moshën dymbëdhjetë ( 1186 ) , u martua me Henry I e Silesia ( l. 1168 ) , i cili në vitin 1202 arriti Boleslaw të atin si Duka e Silesia . Nëna Henry ishte një gjerman , ai vetë kishte qenë shkolluar në Gjermani , dhe tani me anë të gruas së tij, ai u soll në marrëdhënie akoma më të ngushta me Gjermaninë . Henry unë isha një princ energjik , i cili në masë të madhe zgjeruar kufijtë e Dukatit të tij , i themeluar autoritetin e tij mbi një bazë të fortë , dhe të dhënë shërbime të rëndësishme të qytetërimit në fushë. Për këtë qëllim ai e inkurajoi të madhe përhapjen e qytetërimit më shumë të zhvilluar që ekziston në territoret gjermane fqinj të tij në perëndim, kështu që u bë i Silesia në gjuhën gjermane dhe doganat.

Hedvigu tani mori një rol të rëndësishëm në administratën e Mëshiruesit e burrit të saj . Maturia e saj , qëndresë , devotshmëria dhe fitoi për ndikimin e saj të madh në qeverisjen e vendit . Në veçanti, ajo i dha mbështetjen e saj për themele të reja të manastirit dhe ndihmuar ata që janë tashmë në ekzistencë. Kjo ishte kryesisht nëpër manastire se qytetërimi gjerman u përhapur në Silesia . Henry dhe Hedvigu pajisur munificently manastirin e Cistercian e Leubus , manastiri Premonstratensian e Shën Vincent dhe Fondacioni i Kanunet e Shën Augustini në Breslau . Manastiret vijim janë vendosur : Paresia Augustiniane Naumburg mbi bober ( 1217 ) , transferuar vone te Sagan ,manastiri Cistercian i Heinrichau ( 1227 ) , dheparaprakisht i Kanunet Augustiniane në Kamenz ( 1210 ) . St Hedvigu solli Dominicans për Bunzlau dhe Breslau , françeskanët Goldberg ( 1212 ) dhe më vonë për të Krossen . Tamplierët themeluar një shtëpi në Klein- Oels . Henry ishte gjithashtuthemeluesi i Spitalit të Frymës së Shenjtë në Breslau ( 1214 ) , dhe Hedvigu tentuar me bamirësi painteresuar gratë lebroz në spital në Neumarkt . Në rast të gruas së tij të padjallëzuar ,duka pastaj themeluar me shpenzimet e tij , dhe mbi tokë të dhuruar nga vetëmanastirin e murgeshave Cistercian në Trebnitz ( 1202 ) , dhe të pajisura bujarisht atë. Kjo ishteshtëpia e parë e grave fetare në Silesia . Murgeshat e para erdhën nga Bamberg dhe hynë në zotërim të manastirit të tyre të ri në fillim të 1203 . Murgeshave në një abaci parë është thënë se kanë qenë Petrussa , pasua nga Bl . Gertrude , një bija e Henry dhe Hedvigu , i cili në një moshë të hershme kishte qenë e fejuar me Otto von Wittelsbach . Pasi ai kishte vrarë gjerman mbreti Filip e Suabia ( 1208 ) ,fejesa është anuluar dhe Gertrude hyri Abbey e Trebnitz (para 1212 ) , ku ajo më vonë u bë e para e murgeshave në një abaci .

Për disa vjet pas martesës së saj , Hedvigu banuar kryesisht në Breslau . Ajo kishte shtatë fëmijë . Një bir , Boleslaw , dhe dy vajzat , Sophia dhe Agnes , vdiq në një moshë të hershme; Henry arriti në titullin e atit të tij; Conrad vdiq ndërsa ende një njeri i ri , si pasojë e rënies nga kali i tij ( c. 1214 ) ; dhe Gertrude përqafuar jetës fetare . Në ditën e Krishtlindjeve , 1208, një tjetër bir i të Hedvigu u pagëzua , ndoshta jo identike me sipër -përmendur Boleslaw , i cili kishte vdekur para kësaj kohe. Në sugjerimin e Hedvigu , pas lindjes së këtij fëmije të kaluar, ajo dhe burri i saj çoi një jetë të virgjër ( 1209 ) , dhe shqiptoi një zotim e dëlirësisë para Ipeshkvit të Breslau . Duka Henry mori tonsurë dhe lejohet mjekra e tij të rritet , si vëllezërit laik Cistercian ( përse nofkë e tij e " bearded ") . Nga kjo kohë përpara Hedvigu shpenzuar shumë nga koha e saj në Abbey e Trebnitz , ku , mbi vdekjen e burrit të saj ( 1238 ) , ajo e mori banesën e saj të përhershëm , se ajo mund të kushtojnë veten pa rezerva për mbytjen e ushtrimeve dhe devotshmëri si dhe për veprat e bamirësisë . Ajo transferohet në Abbey trashëgiminë e saj të Schawoine . Hedvigu kishte pasur shumë sprova dhe vuajtje . Në vitin 1227 bashkëshorti i saj , me Duka Lesko e Sandomir , u ngrit mbi pabesisht nga Swantopolk , Duka e Pomerania , dhe u plagos rëndë . Hedvigu menjëherë nxitoi të Gonsawa , kuvepra e përgjakshme kishte ndodhur, për t'u kujdesur për burrin e saj . Lesko ishin vrarë , dhe tani lufta shpërtheu midis Henry e Silesia dhe Conrad të Masovia mbi posedimin e Krakov . Conrad u mposhtën , por pati sukses në Henry habitshme në një kishë ndjek shërbimin Hyjnor dhe e çuan në robëri në Plock ( 1229 ) . Hedvigu menjëherë shkoi në ndihmë burrit të saj , dhe pamja e saj shumë të bërë një përshtypje të tillë për të Conrad Masovia që ai lirohet Duka .

E fëmijëve Hedvigu , vetëm Gertrude mbijetuar saj ; Duka Henry II ra në Wahlstatt ( 1241 ) në një betejë kundër tatarëve . Pas vdekjes së burrit të saj , Hedvigu morën zakonin gri e Cistercians , por nuk ishte pranuar në rendin si një fetar , që ajo mund të ruajëtë drejtën për të shpenzojnë të hyrat e saj në organizatat bamirëse . Dukesha praktikuar sakrifikim të rënda, duroi të gjitha gjyqet me dorëheqjen madh, me bamirësi vetëmohuese kujdesej për të sëmurët dhe të mbështeturvarfërve ; në jetën e saj të brendshme të lutjes , ajo i dha veten deri në meditim mbi gjërat mbinatyrore. Devotshmëria dhe mirësia e saj për të fituar gjatë jetës së saj edhe reputacionin e një shenjti . Ajo u varros në kishën e bashkangjitur në manastir , dhe u kanonizua nga Clement IV, 26 mars 1267 , dhe më 25 gusht të të njëjtit vit eshtrat e saj u ngrit në nderimet e altarit . Festa e saj festohet 17 tetor , ajo në nderua si zonje e Silesia .

Me Shën Hedvigu si zonje , R. Spiske , më vonë kanuni në Breslau , e themeluar në 1848, një shoqatë e devotshëm e grave dhe vajzave të reja , nga të cilat zhvillohen në asamblenë e Motrave të Shën Hedvigu , e themeluar në vitin 1859 , në Breslau , nën Rregullën e Shën Agustinit , dhe kushtetutat e miratuara nga peshkopi . Qëllimi i tyre kryesor ështëedukimi i fëmijëve jetimë dhe të braktisur , ata gjithashtu kryejnë shkolla për vajzat e vogla dhe shkolla tregtare. Veprimtaria e tyre shtrihet kryesisht mbi Gjermani dhe Austri , por ata gjithashtu kanë një shtëpi në Danimarkë. Numri motrat rreth treqind , me shtëpinë e nënë - në Breslau .

Prinderim Shqiptar ne Troje te Huaja


Prindërim shqiptar në troje të huaja
Eksplorim I një vlere shpirtërore- Dashuria…
Merita B. McCormack
Shprehja “Prindrit nuk i kupton askush derisa dikush bëhet prind vetë” është kaq e saktë, sa relativiteti i ndonjë pasaktësie është përafërsisht i barabartë me zeron absolute. Që kur kam lindur fëmijën e parë, që tashmë është në moshë delikate - atë të adoleshencës - dhe më vonë dy fëmijët e tjerë më të vegjël, që po i afrohen “me shpejtësi” adoleshencës, mua më ka shkuar mendja shpesh tek prindrit e mij, dhe që atëherë vlerësimi im është më i përkushtuar ndaj tyre për gjithçka ata kanë bërë për mua. Kur mendoj se John dhe unë hasim vështirësi të ndryshme, të cilat as që mund të krahasohen me vështirësitë që kanë kaluar prindrit e mij, ndjej në shpirt se çfarë kanë ndjerë ata dhe respektoj mundin e tyre. I falenderoj ata shpirtërsiht dhe botërisht. Por teksa përulem me respekt dhe vlerësim ndaj punës titanike të prindërve tanë, apo gjeneratës së prindërve tanë, nuk mund të rri pa shprehur merakun dhe ankthin, pyetjet, sfidat e përditshme që ne hasim si prindër shqiptarë në një botë jo shqiptare. Avantazh për të kuptuar më mire mjedisin ku jetoj kam John, bashkëshortin, që është jo shqiptar dhe lehtëson njohurinë time, por për shkak të konvergimit të ideve lidhur me prindërimin, John dhe unë e gjejmë vetën në të njëjtat “këpucë prindërimi” – (me humor këtë konvergim shpesh ia atribojmë infulences shqiptare”).
Pra cilat janë ato gjëra më të mira që duhen qëmtuar e mbi të cilat duhet vepruar?
Kjo vlen për mua dhe besoj se edhe për të gjithë prindrit e tjerë me gjak shqiptari në troje të huaja.
Si mund të gjehet një e mesme optimale ku të mirat e prindërimit shqiptar të gërshetohen me më të mirat e prindërimit të botës joshqiptare. Çfarë është universale dhe çfarë është unike?
Ndonjëherë, kur e gjej veten mes miqsh shqiptaro-amerikanë, shpesh i pyes për çështje specifike lidhur me rritjen dhe edukimin e fëmijeve. Herë marr këshilla si: “Ne jemi shqiptarë”, “fëmijës duhet t’i rrish çekan mbi kokë”, ”fëmija do të rrëzojë edhe hënën përtokë”, “ne nuk jemi si amerikanët” etj… Herë më thonë ”ne jemi në Amerikë tani, gjërat s’janë si në Shqipëri”, ”lerë vajzën të bëjë si të gjtiha shoqet”, etj., shprehje këto që barazpeshojnë anën tjetër të segmentit.
Sa herë që ndodh kështu, apo e gjej veten në dilema të tilla për vendimmarrje, unë e gjej veten në bisedë me vetveten, pyes se si do kishin vepruar në kushte të tilla prindrit e mij. Përgjigja është gjithmonë e njëjtë: Ata s’do kishin bërë tjetër gjë, përveç asaj që kanë berë, pra vendimmarrjet e tyre do ishin po ato që ato morrën atëherë. Kur shkoj pak më tutje dhe pyes pse pikërisht atë apo këtë vendimarrje, përgjigja është DASHURIA PRINDERORE. Prindrit e mi do më kishin dashur njëlloj siç më kanë dashur e duan në Shqipëri e gjetkë. Ata janë nisur nga dashuria për fëmijën për të marrë një vendim për çfarëdo qoftë. Ata kanë lënë dashurinë e tyre të jetë udhërrëfenjëse, dashuri që buron nga marrëdhënia me të Gjithëpushtetshmin dhe reflektohet mes njerëzve, mes prindërve dhe mes tyre për fëmijën.
Natyrisht, gjeneratat dhe kushtet materiale ndryshojnë, por dashuria prindërore, formë e dashurisë njerëzore, shëmbëlltyrë e Krijuesit dhe dashurisë së tij, nuk ndryshon kurrë.
Kjo më ngroh zemrën, sepse është dashuria ajo që udhëheq, që mbron, është dëshira e mirë për ta parë fëmijën të shëndetshëm, besimtar, të suksesshëm, të respektuar, dhe kështu frika e meraku lehtësohet, prindërimi realizohet. Kjo më jep atë shtysën kryesore të gjej zgjidhjen përkatëse në situata të veçanta, në momente të veçanta. Gjithmonë duhet kujtuar: duaje fëmijën dhe vendos mbi atë dashuri. Por nga ana tjetër, në rastin tim, unë nuk ngurroj t’i kujtoj fëmijës edhe faktin “mos harro se je shqiptar/e”. Kjo sikur i vë vulën deklaratës prindërore, apo e ligjëron prindërimin. Është ajo “prapashtesa “ e domosdoshme, por më tepër mua më duket se kjo sikur më mbron mua më shumë se sa fëmijën që nuk e kupton se si të qënit fëmijë me gjak shqiptar qenka ndryshe nga çdo lloj rrace tjetër në botë. Por është interesante të dëgjoj fëmijën tim në telefon tek i thotë shoqes së vet: “Më duhet të pyes njëherë në jam e lejuar, pasi mund të jetë diçka nga ato ”ne jemi shqiptarë dhe kjo nuk lejohet”.
Sa herë dëgjoj të tilla biseda, natyrisht unë buzëqesh me vete, por edhe ndjehem e çliruar, pasi fakti i besimit në të qenit shqiptar që shoqëron një farë disipline ndryshe, ka bërë efektin, të pakten deri tani.
Ndërsa unë e përdor si shprehje për të mbuluar pasigurinë time dhe mungesën e argumentit të barazvlefshëm me moshën e fëmijëve të mij, pasi nuk jam rritur këtu, fëmijët e mij pa shumë komplikime, dijnë që të qënit shqiptar është një atribut i veçantë që i jep atyre privilegje të caktuara por edhe i ndalon nga rreziqe të caktuara.
Mbase një ditë, qofshim si jemi me vullnetin e Zotit, do të kemi debate mbi “jemi shqiptarë dhe nuk bëhet ndryshe”, por për momentin, ky lloj prindërimi, bazuar mbi vlerat themelore dhe mbi dashurinë e pastër dhe dëshirën e mirë, gërshetuar me eksperiencën e prindërve të mij, shqiptarizmin pra, si element, është i këndshëm, interesant dhe pa shumë dhimbje koke.
(Merita B. McCormack jeton me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj në Mclean Virginia dhe mund të kontaktohet në adresën merita@federatashqiptarevatra.com)

Nje recension per Poezite e Merita B.McCormack nga nje poet rumun

Pasqyra e feminitetit -

Merita shqiptare te Amerikës...... 
sipas poeteshës rumune Victoria Milescu

Merita Bajraktari McCormack ka lindur në Korçë të Shqipërisë (1966). Është absolvente e studimeve ekonomike në atdhelindjen e saj, pas të cilave ka ndjekur kurse pasuniversitare në Universitetin Surrey të Anglisë, duke u stabilizuar pastaj në SHBA, me shoqin e saj, John, dhe me tre fëmijë. Merita është anëtare e Shoqatës Internacionale të Poetëve, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Amerikës. Ka përfituar çmime dhe diploma pas botimit të disa vëllimeve me vargje dhe prozë, ne gjuhën shqipe dhe angleze. Vëllimi "Dritaret e shpirtit" e bën të njohur poezinë e saj në vendin tonë.


Lirika e saj inkuadrohet gjithësesi në linjën e përgjithshme të poezisë shqipe të cilën, Bakiu i palodhshëm në fushë të afirmimit të letërsisë shqiptare na e ka bërë të njohur duke na prurë një poezi me një ngarkesë të madhe shpirtërore, e shprehur me bindje të lartë, një poezi e ngrohtë, plot lëng, nga e cila shpërthejnë herë pas here jehonat e ndërgjegjes kombëtare, të një historie të përbujshme. Disa nga këto koordonata do të rihasen në mënyrë pregnante në librin që kemi përpara, të tjerat i imagjinojmë si frymëzime të shumëfishta, duke patur parasysh faktin se poetesha jeton larg atdhelindjes së saj, e përmbushur me ndjenja të nostalgjisë, të përmallimit një përmallim i ngjashëm me mallin tonë (dor), i cili e përshkon një numër të konsideruar të vjershave të saj: ,,Mallin për ty me kujdes e rruaj/ Në shpirtin tim nje qoshe tënden e ke/ Por sot malli si zjarri më djeg/ Të kërkoj mes vargje/ Ku je? (Dor/Mall).


Ajo që të mahnit aty per aty është një feminitet i guximshëm dhe joshës, i gërshetuar me përgjegjësi në një periudhë kur poezia e shkruar nga femrat synon kah skllavërimi seksual si pasojë e një cerebralizimi të ekzagjeruar. Poetesha në këtë drejtim nuk i cenzuron emocionet, senzacionet, duke i dëshmuar ato me një tingull dhe krenari të veçantë, me fjalë të thjeshta por esenciale, në njërën nga mënyrat më të prekshme që shëmbëllen me atë që e dashuron jetën dhe çdo gjë që të ofron ajo. Lumturia e përfituar përmes dashurisë është e gërshetuarr me spektrin e ngjyrave: „Ndërmjet nesh nuk ekziston ngjyra e zezë/ Trishtimi nuk ka vend ndërmjet nesh/ Shndrit bardhësia e mrekullueshme mes nesh/ Porsi çiltria e shpirtit që mbijeton/ Ndërmjet nesh e blerta dhe ngjyra e rozmarintë/ Janë përputhur marrëzisht në natën e parë/ Kur dashuria prarohet me rrezatim të artë(...)‘‘.


Në poezinë e saj identifikohen hipostazat e femrës: gruaja-dashnore, bashkëshorte, nënë, gruaja e implikuar në aktivitete sociale, gruaja që proteston kundër asaj që e rrëmben lumturinë e jetës, gruaja që shkruan vjersha, me mendim te Zoti, por edhe te njerëzit ndaj të cilëve drejtohet krejt njerëzishmëria e saj. „Ndër vargje zemrën time/ Ua kam prurë të pastër/ Dhe juve të gjithëve ua kam bërë dhuratë‘‘. Në një epokë të dhunës, të cinizmit, të vulgaritetit, pozia e Meritës, sidomos kjo e dashurisë, është një përkushtim i shprehur në mënyrë të lirë, të hapur, me një dhunti magjepsëse. Merita përmes ndjeshmërisë së saj duket si një ishull i mahnitshëm.

(Albin, Tiranë, 2006, 104 f.)
(Revista SUD, nr.1/ 2007,
Bucuriile triste/ Gëzimet e trishtme, Bukuresht, 2009)

pergatiti si lajm ne gjuhen shqipe A. Voka