Friday, September 19, 2014

Reflektime për vizitën e papës në Shqipëri...

Nga Merita McCormack*



Së shpejti ne do të përjetojmë ngjarjen e vitit, a ndoshta ate shekulloren për shqiptarët në të gjithë botën . Për më shumë se njëzet vjet , kombi shqiptar duket se ka qenë në zemrat dhe mendjet e Papëve . Është e mahnitshme se dy nga tre papë të fundit e kanë bërë  një përparësi për të vizituar Shqipërinë . Tani Papa Françesko është gati për të takuar dhe përshëndetur shqiptarët në atdheun e tyre dhe do të arrijë në dhjetëra mijëra më shumë rreth globit nëpërmjet internetit. Ai do të pritet me gëzim të vërtetë dhe me dashuri , si dhe me lot në sy dhe me zemrat e hapura . Bota do të shohë shpirtin e këtij kombi të vogël  por të gjallë, këtij kombi rrënjët e të cilit janë në Ballkan por që ka shumë bij dhe bija rreth globit .

Kjo vizitë papale është një sinjal i shpresës, besimit , dhe dashurisë jo vetëm për shqiptarët , por për të gjithë botën . Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohën e tanishme , kur ne shohim aq shumë dëshpërim , varfëri , luftë ideologjike dhe politike , margjinalizim , dhe shpërbërje të familjes. Vetë fija e pambukut që prodhon fabrikën e shoqërisë( nënkupto fëmija dhe familja) është e rrezikuar kur aborti sot është një mall që tregtohet  dhe kur martesa konsiderohet si një pengesë në marëdhëniet mes njerëzve. Shqipëria është ai komb që i ka dhënë botës Nënë Terezën , Gjergj Kastrioti -Skenderbeun , dhe shumë njerëz të tjerë të rëndësishëm.
Kur osmanët pushtuan tokat shqiptare , shqiptarët qëndruan të fortë dhe  mbajtën Shqipërinë të paprekur për një kohë . Edhe pse  me një pushtim që duket se  zgjati përjetë , shqiptarët kanë mbajtur identitetin e tyre, kanë folur gjuhën e tyre , kanë  kënduar këngët dhe baladat e tyre , dhe kurrë nuk e harruan Hyjin , krijuesin e tyre .

Papët kanë vlerësuar forcën mbijetuese të kombit shqiptar . Edhe pse ai ka përjetuar kohë të vështira, ai ka mbijetuar . Megjithëse një komb  i vogël siç është  kombi shqiptar, ky komb që ka vuajtur dhe humbur aq shumë , ka qenë gjithashtu i bekuar . Shqiptarët mbajnë familjet e tyre së bashku , ata e vlerësojnë miqësinë  e shoqërinë, e ndihmojnë tjetrin  , ata janë mikpritës dhe miqësorë , punojnë mirë dhe zbaviten këndshëm , janë luftëtarë dhe artistë njëkohësisht , dhe shumë prej tyre janë njerëz që nderojnë Zotin..
 Pastaj erdhi komunizmi , një bishë e dimensioneve të pamatshme që me anë të grushtit të hekurt e bëri atë që s'ta merr mendja. Për çka ndodhi  gjatë asaj periudhe , gjenerata ime e shqiptarëve mund të dëshmojë. Është më shumë se trishtim që  shqiptarë të ndryshëm  përqafuan atë ideologji . Ende nuk ka një pajtim të vërtetë dhe kjo  për shkak të mungesës së mungesës së pendesës personale e pajtimit individual ndërmjet disa njerëzve dhe Hyjit. Nëse kjo pendesë personale nuk ndodh, nuk ka pajtim kombëtar. Nëse njeriu nuk ndreq vetvetveten sëka se si të veprojë në skenën shoqërore. Pra  të gjitha buzëqeshjet dhe fjalët e rreme  , të gjitha të sjelljet fallco me shkëlqimet pompoze , të cilat nuk janë nga Perëndia, do të veniten.Kjo është një brengë që brezi im dhe ai i prindërve tanë kanë për të këtë ditë . Jo vetëm për shkak se ajo është një çështje e drejtësisë ( e cila i është borxh kombit ), por edhe nga dashuria për çdo shqiptar që fati i përjetshëm i të cilit mund të jetë në rrezik . Kjo vizitë papale është një mundësi që nuk duhet të neglizhohet si në nivelin personal ashtu edhe në atë shoqëror.Në këtë dritë , unë shpresoj se gëzimi që sjell  vizita a Atit te Shenjtë. gëyim që  krijohet nga Zoti i Plotfuqishëm , dhe reflektohet përmes papës së dashur dhe të përulur si dhe përmes  shumë meshtarëve të drejtë , motrave fetare  dhe besimtarëve do të zbusë zemrat e çdo njërit . Unë shpresoj dhe lutem që kjo vizitë të nxisë në zemrat e njerëzve dëshirën për t'u penduar dhe për të kërkuar falje , dëshira për të pastruar plagët e thella të shkaktuara nga veset dhe mëkatit , dhe t'ju lejojë atyre  të marrin bekimin dhe hirin e të Plotfuqishmit dhe të kenë shpresë tek Providenca hyjnore .U konvertofshin zemrat dhe populli shqiptar përqafotë të vërtetën , të cilën ata do tëe kenë fatin e mirë ta hasin në një mënyrë praktike dhe të veçantë këtë të dielë .Sa për martirët shqiptarë të Kishës , ne të gjithë duhet të gëzohemi në ta. Le të jetë gjaku i tyre  bashkuar në vuajtjet e Zotit dhe Shëlbuesit tonë  shpresa për të fituar shpëtimin eternal.Mirë se vini në Shqipëri Papa Françesko! Ju jeni i mirëpritur me dashuri!

* Merita McCormack shërben si Presidente e degës së" VATRËS në - Washington