Monday, May 20, 2013

Dy fjale per vellimet poetike te autores nga Prishtina Etleva Durmishi- 19 nentor 2004

Pershendetje,
Ishte pranvere e ketij viti (2004) kur ne vajzat dhe grate shqiptare ne emigracion,
grumbulluar kendshem prane sofres sone virtuale"teuta-shqiptare"vendosem te
permbledhim ne liber pjese nga arkivat e listes sone.

Porsa ne kishim derguar ne shtyp librin dhe beme disa reklamime, zera te rinj
filluan te trokasin ne deren tone dhe ne me kenaqesi kemi hapur "portat e 
zemrs" per vajza dhe gra shqiptare shperndare ne emigracion ne gjithe boten dhe
nga trojet e memedheut.

Mes nesh jane vajza dhe gra kosovare, poete, gazetare, nena, studente, punonjese
te profesioneve te ndryshme.
Mes tyre ishte dhe nje vogelushe 15 vjecare kosovare qe me freskine e saj solli
mes nesh nje fllad te bukur rinor nje brishtesi moshe por edhe poetike,por
njekohesisht dhe nje energji te madhe.
E rekomanduar nga poetja bi-linguale Zj.Sevdije Rexhepi,kjo vajze adoleshente qe
quhet Etleva Durmishi erdhi mes nesh dhe na solli nje kenaqesi t evecante me
shkrimet e saj, me sinqeritetin,pjekurine, deshiren e madhe per te dhuruar
dashuri si moter e si shoqe, me nje inteligjence teper impresive.

Poezite e Etleves ishin kaq te bukura dhe habia jone nuk kishte te
mbaruar...Etleva na tregon se ka botuar dy vellime poetike. "Kopshti i
Drenushes" dhe "Pula ne Internet" jane titujt e tyre.

Nderkohe qe ne moderatoret e listes deshrionim te kishim lejen prinderore per
pjesmarrje ne grup-listen tone,se Etleva ishte nen 18 vjec, ne mesuam se Etleva
shpesh ishte me e pjekur se nje 18 vjecare, me e forte ne mendime dhe mjaft e
talentuar.

Kjo perpjekje e jona per korrektesi ne komunikim, vendosi dhe lidhjen tone me
kete vajze te kulturar dhe mjaft te talentuar dhe nenes se saj Zonjes Flora
Durmishi,gazetares se nderuar ne Radio "Bluesky Live" ne Prishtine.

Ndersa ne njihnim vajzen e saj dhe shijonim poezite e saj te bukura Zonja Flora
duke na dhene lejen per te anetaresuar Etleven ,cmoi dhe vleresoi librin tone
"Mozaike te Nje Portreti" dhe ndertoi me mjeshteri dhe profesionalizem nje
emision te posacem per te gjitha ne grate dhe vajzat, 26 autore te librit
voluminoz "Mozaike Te Nje Portreti".


Sot une kam ne duar kopjen e programit qe u transmetua ne Radio Bluesky nje muaj
me pare por edhe dy libra te mrekullueshem te Etleva Durmishit...

Poezia e Etleves eshte e fresket, me nje varg te lire e te bukur. Plot
figuracione letrare.

Etleva perdor bukur fabulen ne shume poezi. Ajo ka nje humor karakteristik dhe
nuk le ngjarje te jetes se perditshme pa kaluar me nje verejtje poetike.

Etleva ne poezi shpreh jo vetem ndjenje por edhe njohuri.
megjithese e re ne moshe, Etleva misheron fillesat e nje krijuese te ardhshme te
percaktuar ne poezi...
Etleva gjtihashtu ka ilustruar shume mjeshterisht vete ne disa poezi.

Ne poezite e Etleves gjen natyrisht gezimin, harene qe shoqeron moshen e saj,
deshiren e madhe per jeten, maredheniet shoqerore qe shqetesojne grup-moshen e
saj, ajo veren dhe jep vleresim per cka e rethon.Kete e ben mjaft mire duke
perdorur fabulen.

Librat e saj mund te gjenden duke shkruar direkt autores ose duke derguar nje
mesazh ne grup-listen tone teuta-shqiptare-moderator@yahoogroups.com*

Etleves i uroj suksese ne jete,shkolle e krijimtari dhe faleminderit qe sjell
mes nesh kaq dashuri, gezim hare dhe shprese.

Falenderime gjithashtu Nenes se saj se perkujdesuar Zonjes Flora Durmishi.

Librat e Etleves do te reklamohen se shpejti ne Panairin Nderkombetar te
Zagrebit ne seksionin e Ambasades Shqiptare ne Kroaci me 5 Dhjetor ne Velesajam
Zagreb..

Me respekt per te gjithe qe lexoni kete shkrim.
Merita Bajraktari McCormack

19 Nentor 2004
* kjo adrese ka nderruar lutem perdorni emailin pawn-moderator@yahoogroups.com

Saturday, May 18, 2013

Dy vjersha per prindrit e rinj...Shkurt 2001


MUNGESE  GJUMI


                       Mesnatë! Foshnja qan...
                                      Ndoshta guget në gjumë.
                                      I pari,ti, i shkon me vrap,
                                      Përgjumësh të ndjek unë.


                                      Mban mend i dashur,
                                      Nëna jote ç’ na tha?
                                     “Me foshnjë sot u bëtë,
                                      për ju më gjumë s’ka!”


                                      Qeshëm të dy bashkë,
                                      Dhe thamë:” s’prish punë!”
                                      Por, sot, lutjen e parë
                                      E themi veç për gjumë!...


                                                              7  shkurt  2001
  PUTHJE.....

                 “O, Mami, më thua,
                            tek më ndjek si zokth,
                            puthjen e premtuar,
                            pse s’ma jep ti sot?! “


                            Shpejt ktheva kryet
                            E zënë krejt në faj!
                            Syçkat kish në lutje,
                            Si një qiell në maj!


                          “ Zogth,o shpirt i rrallë,
                            ç’të paskam trishtuar!
                            Falmë, këtë rradhë,
                            hallesh jam harruar!”


                          “ Po s’e di, o Mami?!
                            Pse kërkoj at’ puthje?!
                            Gjithë hallet e dites
                            Nga ty t’i heq tutje!”


                                               6 shkurt 2001 
                                   


Le te lutemi per ata qe kane humbur shprese.....Pranvere 2013

Le te  lutemi për ata që nuk ndjejne dashuri dhe  kane humbur  shpresë.  Humbja e shpreses  së pari e  kryesisht vjen nga fakti  se njerëzit ndjehen të vetmuar … Një njeri mund të jetë një prind i disa fëmijëve  ose mik i shumë njerëzve, por ende e ndjen një boshllëk të madh brenda tij / saj ..... Një njeri ndihet bosh, ndjehet i vetmuar,, ndjehet i deshtuar e i  paplotësuar dhe shumë njerëz ndihen të dëshpëruar dhe te pashpresë .... Kjo është kryesisht për shkak se ai / ajo nuk është duke jetuar jetën e vet në përputhje me natyren e tij, ne perputhje me dizanjon Hyjnore , projektuar nga Zoti dhe shpeshere  nuk ka gëzuar dashurinë e vërtetë dhe afeksionine paster ...... Ne u krijuam për të dashur dhe per t'u dashur, për të dhënë dhe marrë një dashuri të pastër, per të qenë miq të njëri-tjetrit, duke qenë së bashku si një trup mistik. Njeriu kurrë nuk mund të ndjehet i vetmuar dhe i pashpresë, kur  ndjen dashurinë e Krijuesit,  kur ndjen se ështe fëmijë i dashur i Tij dhe ka miqësinë e tij, pra le të lutemi për këtë qëllim që ne jemi në gjendje të shohim vetë veten tonë të vërtetë, që Zoti t na shfaqe para syve tone t eshpirtit natyrën tonë të vërtetë dhe  le ta përqafojmë ate duke bere ca  tëharrje të  atyre gjerave  që nuk jane ne  përputhje me natyrën tonë ... Pastaj ne do të jemi në gjendje te gjejme, japim e marrim  dashuri dhe te shpresojme per nje te tashme e te ardhme  te lumtur.

Beteja e Lepantos


Gjate komunizmit, asnjehere nuk kemi mesuar historine e vertete......ja nje fakt per shembull per dicka qe shume vende europiane eneper bote  perkujtojne cdo vit ...

Me 7 Tetor, cdo vit, festohet ne gjithe boten e qyteteruar fitorja e betejes se Lepantos(1571), qe shenon fitoren e Evropes se civilizuar ndaj Perandorsie  Osmane qe kishin pushtuar shume vende evropiane ,perfshi Shqiperine bene ate qe bene.....perfshi edhe marrjen e shume vajzave per haremet dhe djem per skllever....


Kur Evropa s'e cante koken per avancimin e turkut ne trojet e veta, Papa Pius V, qe e ndjente rrezikun qe i kanosej ne te vertete, urdheroi Don Juanin e Austrise, 24 vjecarin famoz, te udheheqe betejen dhe ai me disa taktika e mjete te forta, i hyri si thike e mprehte armates turke dhe e shpartalloi..Nderkohe qe beteja ne uje ishte nder me te pergjakurat, papa Pius V i kerkoi te gjithe te krishtereve kudo ku ndodheshin ne Europe qe gjate gjithe kohes te recitonin pa ndalur lutjen ne ruzare (pray the Rosary)....dhe cuditerisht evropianet shume me te pakte ne numer dhe ne mjete...fituan..... dhe kjo fitore ne momentin qe ndodhi iu shfaq ne vizion Papes i cili ju deklaroi te pranishmeve :"Fituam" dhe kjo fitore i atribohet Shen Marise,  se ciles iu luten dhe keshtu festa me 7 tetor cdo vit i dedikohet asaj me titullin "Zonja Jone e Fitores" ose "Zonja Jone e Ruzareve" 

Ne Zot ne besojme


Në Zot ne Besojmë


Merita Bajraktari

Ishte mesi i viteve 1980. Për ne, shqiptarët që kemi jetuar
atë periudhë në Shqipëri, e mbajmë mend mjaft mirë
vuajtjen e madhe ekonomike dhe atë shpirtërore. Ekonomikisht vendi
ynë ishte më i varfri dhe po shkonte drejt urisë,
shpirtërisht ne ishim bosh... Truri ynë ishte krejtësisht i
shpëlarë me ideologjinë marksiste-leniniste dhe për brezin
tim që ishte ende adoleshent ose në rininë e hershme, në
atë periudhë për të cilën unë flas, ishte një
periudhë konfuze, një periudhë paqartësie dhe stresi të
jashtëzakonshëm.
Në atë periudhë unë i kisha shpëtuar "për nji fije"
regjimit nga duart dhe u gjenda studente në ILB Kamzë, sot
Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Flas i kisha shpëtuar, se biografia ime "ishte për ditë të
hallit", sipas sekretarëve të Byrove dhe i shpëtova për
shkak të mesatares sime maksimale në të katër vitet e
shkollës së mesme. Kështu mundësova diplomimin tim në
atë kohë të vështirë. Mbas vetes lashë me dhjetëra
shokë e shoqe që kishim pothuaj të njëjtën biografi, por
që mesatarja e tyre ishte diçka rreth 9.3. Ne ishim një grup i
vogël studentësh që shiheshim me kujdes e "ruheshim" se
çfarë do thoshim. Ne ishim ata që në marksizëm apo
histori të Partisë së Punës së Shqipërisë s'mund
të merrnim kurrë dhjetë, se automatikisht ulej një ose dy
nota nga biografia.
Dita e parë që shkela në mjediset e ILB, dikush më orientoi
drejt një burri të qeshur, të mbushur e me flokë të
rëna.
- Shikoje atë burrin, është filozof i madh, ateisti numër
një. Ai është Hulusi Hako, të cilin Papa Gjon Pali e ka
dënuar me vdekje në mungesë....
- Çfarë, - thashë unë, duke hapur sytë, - Vatikani nuk
dënon me vdekje, i ke mendtë në koke ti...?
- E kam të sigurt, - më tha bashkëbiseduesi, - është
filozof që ia ka sjellë Vatikanit në majë të hundës,
me argumente i ka treguar që feja me të vërtetë është
"opium" për popullin...
E thashë mirë..., do ta mbaj mend.... Dhe, që atëherë s'e
kam harruar profesorin... Sidomos në këto dy dekadat e fundit, e
kujtoj me shpresë se mbase ai e ka harruar ateizmin dhe ka gjetur
Zotin...
Ishte viti i tretë i fakultetit 1987, filloi pluralizmi i ideve,
pluralizmi i mendimeve..., ju kujtohet???
Dhe, ne, studentët në ILB, ishim në atë vorbull, në
atë ekzaltim, në atë shpresë që një ditë do thoshim
diçka lirisht më në fund. Shpresonim....
Ishte leksion në një nga lëndët marksiste....
- Kush ka pyetje, - si zakonisht pyeti profesori im i Marksizmit. Ai
porsa kishte shpjeguar diçka "dialektike", se gjithçka nuk
zhduket, por transformohet.
- Ja, - thoshte profesori, - djegim drurin, bëhet hi e hedhim hirin
në fushë me grurë, na jep drithë se e merr drithi në
formën e fosfatit.... A si e ka emrin....
Po kukurisnim ne grupi "rebel" dhe krahasonim me mjetet e
përshtatshëm që na dukeshin përkatës për momentin...
G. ishte një student që erdhi në vitin e tretë nga një
fakultet tjetër. Po, transferim babai në prodhim, transferim i
biri nga (mbase) Inxhinieri Elektronike në Ekonomi Bujqësore.
- Shpirti, profesor, në çfarë transformohet? - ngriti zërin
një nga studentët afër meje.
- Çfarë tha profesori?
Heshtje...
- A ka pyetje tha ia?
Heshtje sërish...
- Pra e mbyllim, e vulosim për sot, Zot nuk ka dhe shkoni e jetoni
për sot, kur vdes njeriu mbaron jeta e tij. Pra nuk ka Zot e
thamë. Ka vetëm... E, nuk po e sjell me detaje shpjegimin e
tij....
G. kishte një adhurim special për Amerikën dhe mbante me vete
gjithnjë simbole amerikane. Atë ditë kishte një
dhjetëdollarëshe dhe ndërsa profesori thoshte "s'ka Zot,
transformimi është natyral, mëma natyrë, e të tjera",
G. nxori dhjetëdollarëshen dhe më tha mua me zë të
ulët: - Merita, ti di anglisht, ç'do të thotë "In God We
Trust"?
Mezi e mbajta të qeshurën dhe megjithëse unë isha e sigurt
që G. e dinte, unë ia shkrova në një copëz letër me
gërma të mëdha si për të ritheksuar atë që ne na
mohohej përditë, "Në Zot ne besojmë".
- Keni pyetje ju andej nga e majta? - pyeti profesori filozof duke u
drejtuar nga qoshja jonë.
G. e kroi pak kokën dhe tha: - Profesor na tregove se çdo gjë
transformohet, po shpirti pas vdekjes ku shkon profesor?
Profesori nuk ndërroi ngjyrë as u inatos, por zgjati krahët e
sikur u shtriq disi nga podiumi dhe tha: - Ah ti, e di ku e ke, e di ku
e ke fjalën (mbase i referohej "fjalëve" të hapura që H.
Hako ishte themeluesi i ateizmit dhe ne studentët e kolegët duhet
të ishim në ballë në mbrojtje e në manifestim të
ateizmit)…
- Kemi me dhjetëra studentë këtu që duan pyetje e
përgjigje serioze. Dialektika është gjë e madhe R... dhe i
përmendte G. mbiemrin me një të qeshur të çuditshme…
Kështu kalonin ditët dhe ne ushqeheshim me urrejtje për
fenë, për Zotin e vërtetë, për Papa Gjon Palin e Dytë
dhe paraardhësit e tij, për klerikët e institucionet fetare
në përgjithësi. Për Papën, këtë udhëheqës
shpirtëror të miliona njerëzve. Ne ushqeheshim me helm
fjalësh në shkolla. Ne ishim tjetër, ne s'na duhej Papa i
Romes, ne kishim "Papët" tanë, sipas të cilëve, ai Papa i
vërtetë për popujt ishte kriminel, gjakatar, armiku numër
tre i Shqipërisë pas Rusisë e Amerikës. Dhe, ne dëgjonim,
hapnim sytë, mësonim broçkulla.
Dëgjonim në gjuhë të huaja radiot fshehurazi, netëve
vonë, me zë të ulur në maksimum. Papa tregohej ai që
ishte, dëgjonim lutjet e tij të vërteta për ne, thoshim pse
na gënjejnë në shkollë? Por kush guxonte të pyeste
profesorët?
Një ditë sërish ne, "rebelët" biografi-keqët,
"korruptuam" një pedagog që na mbante disi afër, ishte
shpirtmirë, por ama dhe i "binte qylit" dendur, mbase nuk kishte para
të mjaftueshme për të pirë ekstra kafe shoqëruar me
petulla me sheqer në kafen e institutit. E qerasëm me pare "borxh"
nga latat tona, se dhe ne ishim me para jo me "bursa", por ia
vlente të qerasnim profesorin, na pëlqente aventura dhe rreziku.
Natyrisht matnim hapin mirë, por e dinim që mund të ishim disi
më të hapur me të. Pyetja jonë ishte: - Profesor, ku shkon
shpirti pas vdekjes?
G. gjithë humor e mbështillte profesorin vocërrak me trupin e
tij dhe ishim në sekret të plotë:
- "Djema dhe vajza shihni punën, mos bëni shaka me të tilla
gjëra, ju e dini që ne jemi ateistë, nuk besojmë në
shpirt. Ka veç trup, ai vdes, ai transformohet, kocka e mos më
pyesni më të tilla pyetje të rrezikshme.
- Po pastaj, - i tha M., një studente që erdhi pesë vjet me
vonesë, ishte nga Jugu.
- Pastaj profesor, të lutem na trego si mendon ti apo je i një
mendjeje me profesorin e dënuar nga Vatikani?
- Ohu..., më erdhi ora e leksionit mua, ikni se u bëmë vonë,
mos më ngatërroni me këto gjëra. Hajde atë kafen ma
bëj petull ti L..., e ha rrugës, - iu drejtua një studenti nga
Laçi. Dhe na la pa përgjigje dhe profesori tjetër i
Filozofisë, duke shijuar petullën në rrugicat e institutit.
U diplomuam, u emëruam ku donte organizata bazë e partisë apo e
rinisë dhe përjetuam shokun e madh, tërmetin, revolucionin
përmbysës. Demokracia erdhi dhe tek ne!
5 prill 1993... Papa viziton Shqipërinë. Unë punoja në
Tiranë atë kohë, zyrën e projektit e kishim në
Ministrinë e Bujqësisë dhe pata mirësinë të shoh
Papën në makinën e tij antiplumb pothuajse jo më larg se 3-4
metra dhe nuk e di si ta përshkruaj atë që kam ndjerë. Mbaj
mend Adën, mbeskën time 4-vjeçare që drejtonte gishtin nga
shkonte makina e Papës dhe bërtiste: "Papa, Papa", dhe e
ëma e saj e emocionuar i thoshte se ai është i dërguar nga
Zoti. I shihja nënë e bijë, gëzoja për vete dhe për
to, por më tepër më qeshte shpirti im. Vizita e Papës për
ne ishte shpresë për vazhdimësi të tilla, pasi ishin shenja
drejt lirisë së ëndërruar.
Një vit më vonë, unë pashe Papën të dielën për
Pashkë, më 10 prill 1994, në sheshin e SHEN PJETRIT në
Vatikan, pasi John dhe unë të nesërmen vumë kurorën në
Romë.
Prindërit e tim shoqi ishin kaq të emocionuar. Lot pashë në
sytë e tyre tek filmonin Papën dhe tek bisedonin me
njëri-tjetrin. Ndërsa unë mendoja se ç'mund të bënte
profesori im nëse do ndodhej në këtë moment kur mijëra e
mijëra njerëz prisnin përshëndetjen dhe bekimin Papal për
Pashkë.
Serish unë mësoja kush ishte Papa Gjon Pali i Dytë. Ishte po aq
bukur, po aq paqësore, po aq shpirtmbushëse të përjetoja ato
çaste. Pas kaq vitesh, tashmë në emigracion, plotësisht e
lirë në zgjedhje informacioni, pa imponim, më ka mjaftuar të
mësoj kush ka qenë Papa Gjon Pali apo kush janë kardinalët
në Vatikan apo institucionet dhe udhëheqësit e besimeve të
tjera fetare në të gjithë botën. Po kështu kam
mundësuar të zgjedh rrugën time drejt Zotit dhe ndjehem
absolutisht e lumtur për këtë. Ashtu si unë, ndjej se
janë me mijëra ata shqiptarë që kanë gjetur
qetësinë e vendin e tyre në zgjedhjen e besimit dhe rrugën e
tyre drejt Zotit. Nuk e di se çfarë bëjnë netëve të
vetmisë apo në moment meditimi profesorët e mi të
filozofisë marksiste-leniniste. A ju shkon ndonjëherë mendja se
mbase Zoti ekziston?

"Parku i Lirise"- Botuar ne gazeten "ILLYRIA" Prill 2007


Parku I Lirisë

Nga Merita Bajraktari McCormack

Botoi ILLYRIA
New York 20 prill 2007

Në Maj të vitit 2000 , kishim disa javë që kishim filluar
punën me një projekt të TACIS në Donetsk të Ukrainës,
pjesa lindore e këtij vendi cili ka 50 milionë banorë dhe ende
një pjesë e mirë e tyre flasin rusisht,pavarësisht se
kanë gjuhën e tyre Ukrainase. Donetsk është një vend I
pasur me minerale dhe minierat e qymyrgurit janë biznesi kryesor
në atë krahinë. Mjegulla është e pranishme përditë
dhe cdo mundesi për të shkuar në parqe shfrytëzohej mirë
nga populsia lokale dhe nga ne, të përkohshmit aty.
Atë mbasdite, pa e vrarë mendjen çfarë date ishte . John
dhe unë veshëm fëmijët, dhe pasi vumë të voglin në
karrocë u nisëm rrugës së shkurtër, që piqej me
rugicën pas pallatit ku kishim apartamentin
Nuk e bënim shpesh atë rrugë,se zakonsiht I druheshim
hajdutëve dhe pijaneceve që ishim në cdo qoshe, por me ne ishte
Ollga, gruaja që thoshte se ishte gjermane por që kishte mbetur
rastësisht në Ukrainë dhe na ndihmonte ne në jetën e
përditshme, kundrejt një pagese mujore.
Ollga kishte pasë punuar në seksionin e ekonomisë të
Këshillit të Rrethit,por rrëzimi I murit të Berlinit,sipas
saj solli gjithë të keqiat, njerëzit humbën punët,
varfëria erdhi e zu vend mes tyre, Komuniteti Europian dhe Amerika,
sipas Ollgës s'po bënin asgjë..
Ajo sidoqofte ndjehej mire që duke punuar per ne, familjen e huaj
që vinte nga Amerika, fitonte tre fishin e rrogës që kishte
pasur në komunizëm, por si duket e brengoste që nuk ishte në
karrieren e saj ose mbase statusi social. Unë natyrisht nuk
komentoja, vetëm e degjoja dhe mundohesha ta
kuptoja .Une,megjtihëse atë kohë vija nga Amerika, rrenjet
e mia jane nga një vend me I izoluar se Ukraina,dhe gjtihmonë kam
bekuar ditën që ra Muri i Berlinit dhe e vlerësoj si gjëja
më e mirë që ndodhi ..pavaresisht nga dhimbjet e
tranzicionit .
Pa dashur te hyja ne konflikte ideologjike me Ollgën,me të cilen u
bëmë ehde mike, I thoja se meqë ishte gjermane tani ishte koha
per të, që të emigronte në Gjermani "

"Niet, niet"- thoshte Ollga ,s'dua të emigroj në
Gjermani, por s'jam ruse as ukrainase .dhe e shihja se me sa
dhimbje mohonte identitetin dhe donte të përshtatej me identitetin
dhe realitetin e ri .
****
Kalojmë këtej,- tha Ollga,-me një anglishte të dobët, por
me shenja merreshim vesh bukuri,- kam një surpizë për
fëmijët vazhdoi ajo
Kaluam përmes një bulevardi e pastaj na ftoi të ecnim përmes
një kopshti shumë të madh lulesh .Tek admiroja lulet nuk
vura re që perpara meje ngrihej një statuje e madhe e zezë, dhe
sheshi përrreth ishte plot njerëz, plot aheng e zhurmë .
Ku po shkojmë pyesnin të vegjlit tanë .
"Ploça Lenina"-u përgjgiej gjithë krenari Ollga, "
is bjutiful" … vazhdonte ajo, tek ndreqte jaken e xhaketës
pas qafës dhe gjithë nostalgji shihte grupet e njerëzve që
dyndeshin te benin foto se bashku para staujës gjigande
Statuja ishte e Vladimir Ilicit

Po akoma s'e paskeni hequr ju këte,statujen e Leninit, ketu në
Ukrainë,?- iu ktheva Ollges e nervozuar..se c'mu mblodh një
lëmsh inati në fyt teke eshihja burrin me kapele të më
buzëqeshte si me ironi që përtej pemëve të larta
mbjellë rreth statujës së tij . .
"Niet, Niet, Lenina is gut" .me thoshte ajo me një krenari
të çuditshme
John me shihte se si po reagoja, dhe buzëqeshi. Ai e di si bëhem
unë kur me mburrin komunizmin apo ikonat e atij sistemi, dhe fiksonte
në aparat statujën e vura re që iu afrua dy burrave të
moshuar që ishin veshur me uniformën e ushtrisë së kuqe dhe
kishin ngritur grushtin lart dhe atë moment rrëmbyen të voglin
tonë e ngritën mes supash duke kujtuar se ky ishte ndonjë
ukrainas i vogël Ai filloi të qante me të madhe,u tremb
nga krahët e atyre burrave pleq që donin t'i tregonin të
voglit ndonjë histori kur mundën gjermanët .
Merre djalin, i thashë tim shoqi se po trembet . Ai
buzëqëshi dhe tha : "I bëjmë një foto ai po prek pak
histori "- ..Dhe ashtu bëmë .i falenderuam veteranët dhe
vazhduam vëzhgimin tonë se si ukrainasit ishin ende në atë
kohë që ne kujtuam se gjtihë Lindja I kishte dhënë
lamtumirën të paktën me simbolet .

*********
Mbajtja e busteve , venerimi i kohës së shkuar e kanë mbajtur
Ukrainën jo vetëm mbrapa ekonomikisht e politikisht, por edhe
psikologjikisht. Ata janë kombi më i dëshpëruar në
botë të paktën atë vit që ishim ne aty ata ishin numri
një ..
Jeta e tyre,sovkozet dhe kolkozet ishin shumë të gjalla, mënyra
"revolucionare" e stili komunist I jetesës,të shtunat e
të djelat komuniste, ishin tejet te dukshme I vërenim se në
çdo vend ku kishim qëne me punë, në vende të krahasueshme
me Ukrainën, nuk kishim hasur burokraci dhe ngadalësi të
tillë ..
Ja prova, mendova atë moment, statuja dhjetëmetroshe e
Leninit ..
Tek John dhe unë tregonim prindërve të tij në telefon që
në Ukrainë ende kishin Leninin në "mes te bashtit", ata
na thane: "Në St.Petersburg, Leninin e kishin rrëzuar që
në 1990
E dimë, iu përgjigjëm, se me statujën iku dhe dhe emri
Leningrad .
Vjehrri bile na tregoi se si ajo statujë ishte pa kokë dhe se
në St.Petersburg njerëzit ishin në demokraci e në liri dhe
komunizmi kishte marrë fund .
***
Pas kaq e kaq vitesh..kisha lënë në harresë të gjitha
këto pasi kisha qenë dëshmitare në rënien e statujave te
komunizmit në Mëmëmdheun tim ..derisa sot, tek po ndahesha
nga John pas drekës, në Roslyn, Washington DC, ai më tha:

- Merre këtë rrugë për në hotel ..fëmijët do
kënaqen në "sky walk"


Pse këmbengul i thashë, pse më duhet të ngjis shkallët e
shumta ?..
Nuk do zhgënjehesh më tha John, sigurohu që kthehesh në
të majtë, s'duhet të humbësh atë pjesë të
parkut ..Më trego më vonë,- tha ia,- dhe pasi na puthi mua
e femijët lehtë në faqe na dha një përkëdhelje
krahëve,dhe me një buzagaz të lëhtë më la të
kuptoja se kisha ndonjë surprizë asaj rruge ..

Femijët aq donin, vrapime nëpër shkallë, e unë ndërsa
vrisja mendjen pse më drejtoi John këtu, se gjeja dot me
mend .
Papritur para meje shfaqet një monument në qelq me emra të
gazetarëve që kanë dhënë jetën në krye të
detyrës kur kanë mbuluar kronika lufte .Pak më tutje disa
monumente .më tej një varkë e vogël, një kuti
votimi .. ndala , e kuptova..Isha gjendur në Parkun e Lirise
për të cilin veçse kisha dëgjuar ,por nuk e dija se ishte
kaq pranë hotelit ku rrinim. John me sa kuptova më vonë,e
kishte parë në mëngjes dhe prandaj më drejtoi aty,por nuk
më tha asgjë më la ta shuaja vetë kurreshtjen dhe të
gjendesha në emocionin tim plotësisht ..

Pikërisht në këtë vend,Roslyn, Virginia, qe e ndan një
urë me DC, Amerika i ka bërë vend momenteve dhe simboleve
kyçe në historinë e luftes së kombeve të ndryshme, për
liri .Aty ishte statuja pa kokë e Leninit rrëzuar në
St.Petersburg aty ishte varka e kubanëve,aty ishte kutia e
votimit e Mandelës, aty ishte dera e burgut e Martin Luther King,aty
ishin gurë nga kalldrëmet e ghetove në Varshavë .aty ishte
monumenti i lirisë në sheshin e Tianamenit .Aty me poshtë
ishin pjesëza nga muri i Berlinit Thuhej se ishte ekspozita më
e madhe jashtë Gjermanisë me ato copa murresh të importuara
prej andej .Një copëz e Berlinit..një moment i
rëndësishëm i jetës sonë. I pashë,i preka të gjitha
sikur doja të sigurohesha që ishin thjesht për të treguar
historinë e vërtetë përms faktesh pa shumë
fjalë .. Sytë e mij të përlotur fëmijët nuk i
kuptonin plotësisht por i dëgjoja tek thoshin mes tyre se edhe
në Tiranë ka rënë një bust..pse nuk është këtu??
C'tju thoja atyre ?

I thashë mbani mend këtë që patë sot është pothuaj
një shekull i jetës së një pjese të botës..gjakun e
së cilës ndani dhe ju mos harroni yjet e mij, mos harroni sa
me fat jeni që jeni lindur në liri dhe tek i putha në
ballë e i shtrëngova në gji, falenderova tim shoq që na
mundësoi të shihnim e preknim Parkun e Lirisë .Fotot flasin
vetë
Faleminderit që më lexuat
Merita B-McC
Washington DC
Prill 2007

Merita B.McCormack, B.Sc., MBA

Le te dhurojme dashuri-postuar me 17 Janar 2013


Kur ju thone fjale te hidhura, aty mungon embelsia
Kur ju perplaseni me fjalen e keqe, aty ka ikur miresia
Kur lexoni lot e dhimbje aty mbizoteron vetmia
Kur perballeni me urrejtje , aty ka vdekur dashuria....

Me c’fare fjale apo vepra jeni ndeshur sot? C'fare keni gjetur nder te tjeret sot dhe c'fare ju keni dhuruar te tjereve.... A keni dhuruar nje sup mbeshtetje, pak miresi, embelsi dhe dashuri te sinqerte...…? 
Le te behemi iniciatore te fjales, vepres, e gjestit bamires.

©
Merita B.McCormack, 1/17/2013

14 Shkurt-Historia e Festes se Shen Valentinit


Pershendetje te gjitheve dhe Nje Shen Valentin plot dashuri per gjithkend. 


Po sjell pak Histori per  festën  Shën Valentinit

Festa e Ditës së Shën Valentinit mendohet të ketë origjinën
nga festa e lashtë e Romakëve e quajtur "Lupercalia". Gjatë ditëve të hershme
romake , ujqër të egër ulërinin pranë pyjeve përqark. Romakët i luteshin dhe i
kërkonin njërit prej Perëndive të tyre, Lupercus, të largonte ujqërit prej
vendit të tyre. Për nder të Lupercusit mbahej një festival më 15 shkurt të çdo
viti. Festivali mbahej si një festë pranverore pasi kalendari i romakëve
atëhere ishte i tillë që Shkurti binte në fillim të pranverës.

Një prej zakoneve të të rinjve ishte "llotaria e emrave". Në mbrëmjen e 14
Shkurtit , që ishte mbrëmja e festivalit të Lupercalias, emrat e vajzave të
reja romake shkruheshin në një copë letër dhe hidheshin në vazo. Cdo djalë i ri
tërhiqte një copë letër dhe vajza që kishte emrin në atë leter do të ishte e
zgjedhura e tij-"his sweetheart :-)"- për atë vit.

Legjenda thotë që kjo lloj feste u bë Dita e Shën Valentinit sipas emrit te një
prifti që quhej Valentin. Valentini ishte prift romak në kohën kur Kristianizmi
ende ishte fe e re në Romë. Perandori i atehershëm, Claudius II, urdhëroi të
gjithë ushtarët romakë të MOS martoheshin ose fejoheshin pasi kjo do t'i bënte
të rrinin në shtëpi me gratë dhe fëmijët, ndërsa beqarë ata do e kishin më të
lehtë të luftonin luftrat e Perandorisë Romake. Valentini e kundërshtoi këtë
dekret Perandorak dhe në mënyre sekrete kurorëzoi çifte të reja. Valentini u
arrestua, u burgos dhe në fund u dënua me vdekje.

Valentini u ekzekutua më datën 14 shkurt , mbrëmjen e festës romake të 
Lupercalias . Pas vdekjes Valentini, u shpall martir dhe Shenjtor dhe pasi Roma
u kristianizua më shume, prifterinjtë e posteve të larta e levizën datën e
festës pranverore te Lupercalias nga 15 shkurti ne 14 Shkurt . Tashme kjo festë
quhet Dita e Shën Valentinit, ku me të drejtë festohet per dashurine :-))) .
Gëzuar Shën Valentinin të gjitheve :-)

Merita

Historia e Shen Patrikut --17 Mars


Shen Patriku i Irlandes eshte shenjtori me famoz dhe me popullor nder shenjtoret e shpallur nga Kisha Katolike nder shekuj. Apostull i Irlandes u lind ne Kilpatrick, afer Dumbartonit, ne Skoci ne vitin 387; vdiq ne Saul, Downpatrick, Irlande, me 17 Mars, 461.




Se bashku me Shen Nikollen (Santa Klaus :-) dhe Shen Valentinin, bota i jep dashurine me te madhe dhe me te vecante  edhe ketij shenjtori. Kjo eshte nje dite qe cdo kush behet irlandez (nje cike:-)

Ka shume histori dhe shume legjenda per Shen Patrikun, por kjo eshte historia e tij. 
(Marrre nga Catholic Online dhe perkthyer per ju ne shqip)

Patriku u lind vitin 385 ne Skoci, mendohet ne Kilpatrick. Prindrit e tij quheshin Calpurnius dhe Conchessa, qe ishin Romake por qe jetonin ne Britani dhe ishin guvernatore kolonish romake aty.

Kur ishte 15 vjec,Patriku u zu rob ne nje raprezalje dhe u dergua si skllav ne Irlande dhe  aty e detyruan te punonte si bari delesh. Irlanda ne kete kohe ishte toka e paganeve. Patriku mundesoi te mesoje gjuhen dhe praktikat e ritet e irlnadezeve, prej njerezve qe e mbanin ate si punetor te tyre.

Gjate mbajtjes skllav ai iu drejtua Zotit ne Lutje.

Ai nder te tjera  ka shkruar keshtu:

"Dashuria dhe frika ndaj Zotit u rriten brenda meje dhe po keshtu u rrit dhe besimi im ne Zot, dhe shpirti im u ngrit, u madherua ne ato permasa, saqe une brenda nje dite thashe njeqind lutje dhe pothuaj dhe aq ne nje nate. "Lutesha ne pyje dhe ne male, edhe perpara se te gdhinte, dhe nuk ndjeja asnje gje nga shiu bora ose akulli".


Patriku u mbajt si rob derisa u be 20 vjec , kur ai u arratis pasi ne enderr ju shfaq Zoti duke i treguar te largohej nga Irlanda duke  udhetuar gjate bregdetit lindor. Atje ai gjeti disa marinare te cilet me anijen e tyre e cuan ne Britani, ku dhe u ribashkua me falmiljen e tij.


Me vone, pas kthimnit, ne nje enderr tjeter ai degjoi thirrjen e popullit irlandez te kthehej tek ta.
Pas shume vitesh jetese ne varferi, udhetime dhe vuajtjesh, ai vdiq me 17 Mars te vitit 461.
Ai vdiq ne Saul,  aty ku  kishte ndertuar kishen e pare.
Ju pershendesim Merita, John dhe femijet.


"Te lutemi, rinosh i shenjte, eja dhe ec me ne edhe njehere" ishte thirrja.

Patriku  nderkohe filloi studimet per prift dhe u shugurua si meshtar nga St. Germanus, Ipeshkvi i Aukserres, nen udheheqjen te cilit kishte studjuar kater vjet.Me vone ai u shugurua si Ipeshkv dhe u dergua te shperndante fjalen e Zotit ne Irlande. Ai mberriti ne Irlande me 25 mars 433, ne Slein. Nje legjende thote se nje nga kryepleqte u mundua ta vriste Patrikun, por Patriku permes mrekullive te tij ,e bllokoi levizjen e krahut te atij personi,derisa ai u be mik i tij dhe hoqi dore nga synimi per vrasje.

Patriku filloi predikimin e fjales se Zotit, ne gjithe Irlanden, duke konvertuar shume njerez ne te krishtere. Ai dhe mesuesit qe ai  kishte pergatitur dhe edukuar predikuan dhe ndihmuan shpirtrat e mijra njerezve te pagezoheshin  dhe keshtu u ndertuan shume kisha, ne gjithe vendin. Bile neper provinca kishte edhe  mbreteri qe pagezoheshin me mbretin ne krye  kur degjonin mesazhin e Patrikut. Patriku nderkohe kishte trajnuar e edukuar  mesues te sakte , mes te tjereve edhe Beningnusin, Auksiliusin, Iserninusin, dhe Fiakun, (te gjithe keta jane shenjteruar me vone gjithashtu).
Patriku predikoi dhe ndihmoi ne konvertim zemrash drejt Zotit permes pagezimit e edukimit ne besimin e krishtere per rreth dyzet vjet ne Irlande. Atij i atribohen shume mrekullira dhe ai shkroi mesazhin per dashurine e Zotit ne  librin "Rrefimet". 



Pse "Shamrok"- gjethja e terfilit?:-)

Patriku e perdori "shamrokun"-gjethen e terfilit- te shpjegonte Trinine e shenjte, pra Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte, Tre  ne Nje.... dhe qe prej asaj kohe "shamroku"-gjethja e terfilit  pra, shoqerohet me Irlanden dhe irlandezet.

Patriku ishte i bute, i drejte, i shenjte, i dashur, dhe dashuria e tij ishte totale ndaj Zotit dhe ndaj njerezve dhe shembulli i tij duhet te udheheqe njerezit sot per ato virtyte. Ai nuk i trembej asgjeje as vdekjes , pasi besimi i tij dhe devotshmeria  ndaj Zotit ishin te plote dhe ai ishte i ndergjegjshem per rendesine e misionit te tij sa ishte mbi toke.

Gezuar diten e Shen Patrikut te gjitheve , dhe "be Irish for a day"- jeni irlandez  per nje dite" 

Me falenderime per urimet tuaja ,te gjitheve, miq e mikesha anembane botes,qe sot nuk harruat te na uroni.

Pershendetim nga Uashington DC, familisht me mirenjohje

Materiali i pergatitur nga Merita B.McCormack,  botuar  per here te pare me17 Mars 2006 (botuar  ne gazeten Illyria, NY).