Saturday, May 18, 2013

Nje poezi nga K.Traboini-Faleminderit!



Une i ridedikoj poezine VAJZES SIME e cila eshte vertet Bilbil dhe ka talent!
:-)


BILBILAT E CANGONJIT


Poetes se perndjekur
Merita Bajraktari-McCormak


A ka bilbila ne Cangonj,
pyeta nje here kur vajta me sherbim.
Edhe ka edhe s’ka ,- me thane.
Bilbilat ikin ne korie
e kenget fshehur skutash jane.

Vite pas, u ndodha ne kete fshat.
Me hante meraku per bilbilat
ndaj s’hoqa dore nga pyetja ime:
A ka bilbila ne Cangonj, bre burra?
Pyet grate - m’a kthyen.- Hej dreq!

U ktheva prap - pa fund u ktheva.
Njerezit e mardhur me syte tek zjarri
as me folen e as u fola.
E mora me mend se s’kishte zogj.

Erdhi liria - demokraci i thane,
me vrap une serisht ne Cangonj.
Kot ke ardhur - njerezit me thane,
s’ka mbetur kembe bilbili ne Cangonj.

Keto vargje bluante mendja ime
kur u gjenda ne festival, ne New York.
Perballe kisha Merita Bajraktarin
e sallen me festivaliste mbushur plot.

-Nga je? E pyeta poeteshen.
Ajo e skuqur si trendafil Korce,
Nga Cangonji - me tha,
dhe u kthye nga zoti Mccormack.


Kur librin “Zeri i zemres” mora
E nisa vargjet e Merites ti lexoj:
-O Zot thashe - pse njerzit e atij fshati
me thonin: S’ka bilbila ne Cangonj?!

Vere 2003

No comments:

Post a Comment