Saturday, May 18, 2013

14 Shkurt-Historia e Festes se Shen Valentinit


Pershendetje te gjitheve dhe Nje Shen Valentin plot dashuri per gjithkend. 


Po sjell pak Histori per  festën  Shën Valentinit

Festa e Ditës së Shën Valentinit mendohet të ketë origjinën
nga festa e lashtë e Romakëve e quajtur "Lupercalia". Gjatë ditëve të hershme
romake , ujqër të egër ulërinin pranë pyjeve përqark. Romakët i luteshin dhe i
kërkonin njërit prej Perëndive të tyre, Lupercus, të largonte ujqërit prej
vendit të tyre. Për nder të Lupercusit mbahej një festival më 15 shkurt të çdo
viti. Festivali mbahej si një festë pranverore pasi kalendari i romakëve
atëhere ishte i tillë që Shkurti binte në fillim të pranverës.

Një prej zakoneve të të rinjve ishte "llotaria e emrave". Në mbrëmjen e 14
Shkurtit , që ishte mbrëmja e festivalit të Lupercalias, emrat e vajzave të
reja romake shkruheshin në një copë letër dhe hidheshin në vazo. Cdo djalë i ri
tërhiqte një copë letër dhe vajza që kishte emrin në atë leter do të ishte e
zgjedhura e tij-"his sweetheart :-)"- për atë vit.

Legjenda thotë që kjo lloj feste u bë Dita e Shën Valentinit sipas emrit te një
prifti që quhej Valentin. Valentini ishte prift romak në kohën kur Kristianizmi
ende ishte fe e re në Romë. Perandori i atehershëm, Claudius II, urdhëroi të
gjithë ushtarët romakë të MOS martoheshin ose fejoheshin pasi kjo do t'i bënte
të rrinin në shtëpi me gratë dhe fëmijët, ndërsa beqarë ata do e kishin më të
lehtë të luftonin luftrat e Perandorisë Romake. Valentini e kundërshtoi këtë
dekret Perandorak dhe në mënyre sekrete kurorëzoi çifte të reja. Valentini u
arrestua, u burgos dhe në fund u dënua me vdekje.

Valentini u ekzekutua më datën 14 shkurt , mbrëmjen e festës romake të 
Lupercalias . Pas vdekjes Valentini, u shpall martir dhe Shenjtor dhe pasi Roma
u kristianizua më shume, prifterinjtë e posteve të larta e levizën datën e
festës pranverore te Lupercalias nga 15 shkurti ne 14 Shkurt . Tashme kjo festë
quhet Dita e Shën Valentinit, ku me të drejtë festohet per dashurine :-))) .
Gëzuar Shën Valentinin të gjitheve :-)

Merita

No comments:

Post a Comment