Wednesday, June 26, 2013

Nga mencuria e Kryepeshkopit Fulton Sheen

Komunizmi fillon në castin kur mendjemadhësia bëhet pjesë e individit. ; Grushtat shtrëngohen, ngrihen e përplasen në momentin e parë që egoja e dikujt sfidohet; surrati skuqet sapo te preket dashuria dhe interesi vetiak; gjakrat nxehen dhe shpërthejnë në atë cast kur krenaria e sëmurë plagoset. Zemërimi komunist është i bazuar mbi egoizmin; ai urren të pasurit, jo sepse ai do të varfërit me shpirt, por për shkak se ai dëshiron të jetë i pasur vetë. Çdo komunist është me të vërtetë një kapitalist, por pa shumë para në xhepat e tij. Egoizmi , krenaria e sëmurë është mëkati më i madh në botë, dhe kjo është arsyeja që bota që na rrethon urren ata që e urrejnë atë mëkat; ai është shkaku i xhelozisë se botës ndaj atyre që bëjne punë më shume dhe kanë më shumë, shkaku i cmirës dhe i shprehjes së mospëlqimit ndaj atyre që refuzojnë të vetë-kënaqen, shkaku i përçmimit dhe shpërfilljes ndaj atyre të cilëve na tregojnë të vërtetën në lidhje me veten tonë; Komunizmi frymëzohet nga individë egoistë, dhe me interesa vetiake dhe zemërimi komunist është pjellë e dashurisë për vetveten dhe krenarisë personale të sëmurë " I nderuari Kryepeshkopi Fulton Sheen --8 Maj 1895 – 9 Dhjetor 1979) ( Marre Nga Libri “Kryqi dhe Lumturitë”).

Wednesday, June 12, 2013

Interesante......kjo statistike.....

Mire ne Europe kemi shqiptare...por kush me lexon nga Malajzia apo Indonezia? Me beni te ditur ju lutem....! Faleminderit!

Gezuar Festen e Shen Antonit- 13 Qershor

Shën Andoni (Shna Ndou siç e quajnë katolikët shqiptarë) u shpall  shenjtor menjëherë  pas vdekjes së tij.

Nuk ka ndoshta asnjë shenjtor më të dashur dhe të admiruar në Kishën Katolike se sa Shën Antoni i Padovës, një doktor i Kishës. Edhe pse puna e tij ishte në Itali, ai ka lindur në Portugali. Ai së pari u bashkua me Urdhërin Augustinian dhe pastaj e la atë dhe u bashkua me Urdhërin Françeskan në vitin 1221, kur ai ishte 26 vjeç. Arsyeja që ai u bë një françeskan ishte për shkak të vdekjes së pesë martirëve të parë françeskanë - Shën Bernardi, Shën Pjetri(françeskan), Shën Oto, Shën Akursi, dhe Shën Axhuti - që kanë derdhur gjakun e tyre për Besimin Katolik në vitin 1220, në Marok, në Afrikën e Veriut,  trupat  pa kokë të të cilëve, ashtu të sakatuar ishin sjellë në manastirin e Shën Antonit  për varrim. Shën Antoni u bë një françeskan me shpresën për të derdhur edhe ai gjakun e vet, nese nevojitej për të mbrojtur besimin e tij. Ai jetoi vetëm dhjetë vjet pas bashkimit me Urdhrin Françeskan.

Mënyra se si ai e shpjegonte Besimin Katolik,  ishte nga njëra anë shumë i thjeshtë dhe nga ana tjetër tepër futej në kokë shumë shpejt dhe zinte vend mire aty....dhe kështu njerëzit e cdo lloj niveli e kuptonin atë,  duke e berë Shën Antonin një doktor të Kishës. Këtë titull ia dha  Papa Pius XII në vitin 1946. Shën Antoni ishte vetëm 36 vjeç kur  vdiq. Ai është quajtur "çekiçi i heretikëve".  Mbrojtja e tij e më e madhe kundër gënjeshtrave dhe mashtrimeve të heretikëve lidhur me  çështje të doktrinës së krishterë ishte shqiptimi  i thjeshtë, plot force dhe pafajesi i emrit të shenjtë të Marisë. Kur Shën Antoni i Padovës  e gjente veten  që ju predikonte Ungjillin e Vërtetë të Kishës Katolike ndër  heretikë të cilët nuk donin ta dëgjonin atë, ai  shkonte në bregje ujore  dhe ju “predikonte”   peshqve, pra jetonte cdo moment Ungjillin …. Kjo nuk ishte, siç pretendojnë liberalët dhe natyralistet  që përpiqen  të thonë, se ai ju “mësonte”  peshqve, por  shën Andoni predikonte kudo për lavdinë e Perëndisë, kënaqësinë e engjëjve, dhe zbutjen e zemrës së tij. Shën Antoni donte të  shpallte e shfaqte ashtu si besonte, fenë  katolike, plotësisht me mendjen dhe zemër, në çdo moment.

Shën Antoni prezantohet në mënyrë tipike me një libër  (si mësues)  dhe me Jezu Krishtin  fëmijë  në krahë. Krishti iu shfaq  ashtu mrekullisht Shën Antonit  ne një moment, dhe  zakonisht ky shenjtor referohet  sot si “ gjetës i sendeve të humbura." Pas zhvarrimit, rreth 336 vjet pas vdekjes së tij, trupi i tij u gjet i prishur , por gjuha e tij ishte krejtësisht e pakorruptuar,  si një shenjë  kjo që  mësimet e formuara e shpallura e mesuar nga ajo gjuhë, ishin  po ashtu të përsosura .

Gëzuar festën  ose sic thuhet  Shna Ndou ju ndihmofte!

Të gjithëve që keni emrin Anton, Ndue, Andon, Anthony, Antonela, Tony, etc…gezuar ditën e emrit…
Pershtati në gjuhën shqipe nga Angishtja, Merita B.McCormack

13 Qershor 2013

Tuesday, June 4, 2013

E verteta....

Nga Merita Bajraktari
Uashington DC
4 Qershor 2013

U ngrita ne mengjes dhe pashe veten ne pasqyre. Nuk me pelqeu cfare pashe, kisha plot rudha, shenja nga jasteku, sklepa dhe lot perzier nga nata dhe endrrat..floket ishin te pakrehur dhe shume cregullime te tjera........kjo pamje nuk me pelqeu......
por me pelqeu shume fakti qe pashe te verteten rreth fytyres sime dhe e pranova ate....tani po punoj ta rregulloj, duke freskuar lekuren me uje teftohte duke hequr sklepat me kujdes, duke krehur floket para dhe mbrapa e duke masazhuar rudhat qe te shtrihet lekura... pastrim i gjithnashem dhe mendova...trupit ja bejme kete hyzmet, e shohim sa nevoje ka dhe e ushqejme e pastrojme, e babovitim.....Cfare i bejme shpirtit? a kujdesemi per te? e babovitim njelloj? a ngrihemi ne mengjes dhe mendojme ne cfare gjendje e kemi shpirtin, sa kemi fyer diten qe kaloi dhe sa njerez kemi bere te lumtur.... ? si mund ta bejme shpirtin tone te jete sa me i shendetshem? le ta kthejme pasqyren nga vetja dhe le te fillojme duke ju thene ME FAL atyre qe i kemi fyer e demtuar me ose pa dashje....dhe tju themi JU DUA njerezve qe na rrethojne.

C'na beri Komunizmi , c'ben Radikalizmi dhe Diktatura e Relativizmit Moral?

Nga Merita Bajraktari
Uashington DC
4 Qershor 2013

Komunizmi si sistem politik dhe ekonomik solli tragjedi te medha ne Shqiperi dhe ne vendet e tjera te Evropes Lindore. Si ideologji mbolli ide te felliqura, si per shembull solli  idene e "krijimit te njeriut te ri".  C'do te thote kjo? Kush eshte njeriu i ri? C'do te thote te krijosh nje njeri, kur ti vete je nje njeri, nje grup njerezish, te barabarte me njeri tjetrin dhe vepron ne nje sistem qe drejtohet nga nje grup njerezish? Si  mund te krijohet "njeriu i ri"? Cili eshte koncepti? Eshte ky nje koncept i krijimit te nje qenie te re fizike apo thjesht nje qenie me mendime te "reja"?  Per ne qe u lindem dhe u rritem ne ate sistem te korruptuar, e dime qe Komunizmi hoqi nga fjalori fjalen Zot dhe ndaloi komplet praktikimin e fese, dhe konceptin me te cilin cdo njeri ka lindur dhe e ka te shkruar ne zemer. Para se te binte kolera komuniste, ne anet tona, cdo kush ishte familjar me idene  se Zoti eshte krijues i gjithckaje dhe se njeriu eshte pjese e Krijimit, si qenia me e larte ne kete krijim, pra "me nje kembe" ne boten shtazore(perderisa ka trupin fizik) dhe me nje kembe ne boten hyjnore, (perderisa ka shpirtin). Ne kete dualizem, shpirti eshte prioritar. Por c'beri komunizmi? Duke na bere te mendojme se ne mund te vete krijohemi, Komunizmi i dha udhe zhvillimit te vesit me te keq, Mendjemadhesise (Krenarise se semure dhe veseve te tjera) ( Per informacion, jane shtate vese te keqia : 1. Mendjemadhësia; 2. Koprracia; 3. Fëlligështia(Epshi); 4. Hidhërimi; 5. Grykësia; 6. Cmira(Smira); 7. Përtacia)
Krenaria e semure (Mendjemadhesia) dhe te gjitha veset e tjera kane si qellim "sherbimin" ndaj TRUPIT dhe EGOS (dhenie udhe te kenaqesise se pasioneve dhe emocioneve trupore pra). Keshtu qe Komunizmi duke ndare ne menyre drastike krijesen(njeriun) nga Krijuesi(Zoti) solli qe krijesa(njeriu) te mos dije si te sillet jashte natures se saj.Te njejten gje ben diktatura e Relativizmit Moral (qe sundon sot boten Perendimore  dhe po ashtu, njelloj veprojne  edhe  ato sisteme totalitare qe sundojne si sisteme  te radikalizmit islamik, te cilat e kufizojne njeriun nga aresyeja dhe nga vullneti i lire individual - ne rastin e radikalizmit islamik kjo e fundit). Ne rastin e relativizmit moral,  shoqerite dhe individet e ndryshem i japin fuqi zgjidhjes personale dhe cdo gje ne bote mund te jete sipas deshires ose mendimit individual.Pra nese une mendoj se keto germa jane blu dhe fleta eshte roze atehere ashtu jane ato...Pra realiteti kushtezohet nga mendimi dhe deshira individuale ne emer te "lirise  personale"...pra keto dy ekstreme te rrezikshme, qe se bashku me regjimet komuniste  duhet te njihen dhe t'ju rrihet larg praktiave te tyre sepse jane sisteme qe nxjerrin njeriun jashte natures se tyre (sic na ka krijuar Zoti me vullnet, me liri dhe me dizenjo te caktuar....). Cdo gje kur del nga natyra ben veprime te "panatyrshme" dhe cka shohim ne sot ne bote eshte pasoje e daljes se njeriut nga natyra e tij. Ne shqiptaret fatkeqesisht po perjetojme sjelljet tona te  panatyrshme  sepse kur ra flama komuniste ne anet tona, ne dolem nga natyra...Le te mundohemi te gjejme rrugen drejt se vertetes....E kemi te shkruar ne zemer, le tja heqim pluhurin dhe ndryshkyn kohor dhe idologjik..Le te fillojme me nje lutje qe Zoti te na ndihmoje te gjejme vetveten dhe mos shkojme nga ekstremi ne ekstrem..