Nga Merita Bajraktari
Uashington DC
4 Qershor 2013
Komunizmi si sistem politik dhe ekonomik solli tragjedi te medha ne Shqiperi dhe ne vendet e tjera te Evropes Lindore. Si ideologji mbolli ide te felliqura, si per shembull solli idene e "krijimit te njeriut te ri". C'do te thote kjo? Kush eshte njeriu i ri? C'do te thote te krijosh nje njeri, kur ti vete je nje njeri, nje grup njerezish, te barabarte me njeri tjetrin dhe vepron ne nje sistem qe drejtohet nga nje grup njerezish? Si mund te krijohet "njeriu i ri"? Cili eshte koncepti? Eshte ky nje koncept i krijimit te nje qenie te re fizike apo thjesht nje qenie me mendime te "reja"? Per ne qe u lindem dhe u rritem ne ate sistem te korruptuar, e dime qe Komunizmi hoqi nga fjalori fjalen Zot dhe ndaloi komplet praktikimin e fese, dhe konceptin me te cilin cdo njeri ka lindur dhe e ka te shkruar ne zemer. Para se te binte kolera komuniste, ne anet tona, cdo kush ishte familjar me idene se Zoti eshte krijues i gjithckaje dhe se njeriu eshte pjese e Krijimit, si qenia me e larte ne kete krijim, pra "me nje kembe" ne boten shtazore(perderisa ka trupin fizik) dhe me nje kembe ne boten hyjnore, (perderisa ka shpirtin). Ne kete dualizem, shpirti eshte prioritar. Por c'beri komunizmi? Duke na bere te mendojme se ne mund te vete krijohemi, Komunizmi i dha udhe zhvillimit te vesit me te keq, Mendjemadhesise (Krenarise se semure dhe veseve te tjera) ( Per informacion, jane shtate vese te keqia : 1. Mendjemadhësia; 2. Koprracia; 3. Fëlligështia(Epshi); 4. Hidhërimi; 5. Grykësia; 6. Cmira(Smira); 7. Përtacia)
Krenaria e semure (Mendjemadhesia) dhe te gjitha veset e tjera kane si qellim "sherbimin" ndaj TRUPIT dhe EGOS (dhenie udhe te kenaqesise se pasioneve dhe emocioneve trupore pra). Keshtu qe Komunizmi duke ndare ne menyre drastike krijesen(njeriun) nga Krijuesi(Zoti) solli qe krijesa(njeriu) te mos dije si te sillet jashte natures se saj.Te njejten gje ben diktatura e Relativizmit Moral (qe sundon sot boten Perendimore dhe po ashtu, njelloj veprojne edhe ato sisteme totalitare qe sundojne si sisteme te radikalizmit islamik, te cilat e kufizojne njeriun nga aresyeja dhe nga vullneti i lire individual - ne rastin e radikalizmit islamik kjo e fundit). Ne rastin e relativizmit moral, shoqerite dhe individet e ndryshem i japin fuqi zgjidhjes personale dhe cdo gje ne bote mund te jete sipas deshires ose mendimit individual.Pra nese une mendoj se keto germa jane blu dhe fleta eshte roze atehere ashtu jane ato...Pra realiteti kushtezohet nga mendimi dhe deshira individuale ne emer te "lirise personale"...pra keto dy ekstreme te rrezikshme, qe se bashku me regjimet komuniste duhet te njihen dhe t'ju rrihet larg praktiave te tyre sepse jane sisteme qe nxjerrin njeriun jashte natures se tyre (sic na ka krijuar Zoti me vullnet, me liri dhe me dizenjo te caktuar....). Cdo gje kur del nga natyra ben veprime te "panatyrshme" dhe cka shohim ne sot ne bote eshte pasoje e daljes se njeriut nga natyra e tij. Ne shqiptaret fatkeqesisht po perjetojme sjelljet tona te panatyrshme sepse kur ra flama komuniste ne anet tona, ne dolem nga natyra...Le te mundohemi te gjejme rrugen drejt se vertetes....E kemi te shkruar ne zemer, le tja heqim pluhurin dhe ndryshkyn kohor dhe idologjik..Le te fillojme me nje lutje qe Zoti te na ndihmoje te gjejme vetveten dhe mos shkojme nga ekstremi ne ekstrem..
No comments:
Post a Comment