Wednesday, June 26, 2013

Nga mencuria e Kryepeshkopit Fulton Sheen

Komunizmi fillon në castin kur mendjemadhësia bëhet pjesë e individit. ; Grushtat shtrëngohen, ngrihen e përplasen në momentin e parë që egoja e dikujt sfidohet; surrati skuqet sapo te preket dashuria dhe interesi vetiak; gjakrat nxehen dhe shpërthejnë në atë cast kur krenaria e sëmurë plagoset. Zemërimi komunist është i bazuar mbi egoizmin; ai urren të pasurit, jo sepse ai do të varfërit me shpirt, por për shkak se ai dëshiron të jetë i pasur vetë. Çdo komunist është me të vërtetë një kapitalist, por pa shumë para në xhepat e tij. Egoizmi , krenaria e sëmurë është mëkati më i madh në botë, dhe kjo është arsyeja që bota që na rrethon urren ata që e urrejnë atë mëkat; ai është shkaku i xhelozisë se botës ndaj atyre që bëjne punë më shume dhe kanë më shumë, shkaku i cmirës dhe i shprehjes së mospëlqimit ndaj atyre që refuzojnë të vetë-kënaqen, shkaku i përçmimit dhe shpërfilljes ndaj atyre të cilëve na tregojnë të vërtetën në lidhje me veten tonë; Komunizmi frymëzohet nga individë egoistë, dhe me interesa vetiake dhe zemërimi komunist është pjellë e dashurisë për vetveten dhe krenarisë personale të sëmurë " I nderuari Kryepeshkopi Fulton Sheen --8 Maj 1895 – 9 Dhjetor 1979) ( Marre Nga Libri “Kryqi dhe Lumturitë”).

No comments:

Post a Comment