Tuesday, June 3, 2014

Histori Shenjtoresh- Shen Lorenci i Romes

Shen Lorenci i Romes (shek 3-te pas Krishtit) ishte një nga shtatë dijakonët e papes Sixtus II , të cilët ishin përgjegjës për dhënien e ndihmës të varferve dhe nevojtarëve. Kur Papa Shën Sixtus u dënua me vdekje, pas shperthimit te një persekutimi te papapare qeveritar, ndërsa ai drejtua rrugës drejt egzekutimit , Lorenci e ndoqi atë duke qarë e duke i thene: " O Atë , ku po shkon pa diakonin tend ? " . " Unë nuk jam duke ju lënë , biri im , " u përgjigj Papa . " Pas tre ditësh edhe ti do të më ndjekësh mua pas", profetesoi ai.

Plot gëzim, Lorenci atehere ju ka dhënë të varfërve pjesën tjetër të parave që kishte në dorë dhe madje ka shitur edhe mjete kishtare tejet te shtrenjta që të kishte më shumë për të dhënë.

Prefekti i Romës , një pagan lakmitar , duke menduar se Kisha kishte një pasuri te madhe te fshehur diku, e urdhëroi Lorencin për t'i sjellë atij gjithe thesarin e Kishës . Shenjtori i tha, po, do t'i sjell, vec me jep tre dite. Pastaj ai shkoi përmes qytetit dhe mblodhi tërë njerëzit e varfër dhe të sëmurë që i mbështeste Kisha dhe ia solli Perfektit duke i thene: " Ky është thesari i Kishës ! "

Në zemërim të madh, Prefekti e dënoi Lorencin me një vdekje të ngadaltë e mizore . Keshtu pra e lidhen shenjtorin në majë të një skare hekuri, e cila ndodhej mbi një zjarr të ngadaltë dhe e poqen trupin e e dijakonit. Lorenci ishte duke u djegur ngadale, por kishte kaq shumë dashuri per Zotin saqë flaka e perbrendshme e dashurise, e tejkalonte nxehtesine e flakeve te zjarrit nen skarren e metalte. Në të vërtetë ,Zoti i dha atij aq shumë forcë dhe gëzim sa ai, ne momented e djegies trupore bëri edhe shaka:." Kthemeni nga ana tjeter", " i tha ai gjyqtarit . " Unë jam pjekur nga kjo anë tashme, piqmeni edhe anen tjeter ! " Dhe vetëm para se të vdiste , tha: " E po , boll u gatova tashmë !". Dhe pasi foli keto fjale, ai fali keqberesit dhe u degjua te lutej per Romën, qe ajo te mund të konvertohej ne Jezu Krisht dhe qe besimi katolik të mundej te shpërndahej në mbarë botën . Pas kësaj , ai shkoi ne parajse për të marrë shpërblimin e dëshmorëve . Dita e Shën Lorencit festohet me 10 Gusht.