Sunday, December 6, 2020

Retreat- Terheqje shpirterore- Meditim

 Mirëmëngjes nga Maryland . Jemi duke udhëtuar drejt një vendi ku do kalojmë ca orë për të ushqyer shpirtin. Po shkojmë në Bazilikën e Shenjtores Elizabeth Ann Seton, e para Shenjtore lindur në Amerikë. Sot është e Shtuna e Parë e stinës së Ardhjes. Në këto katër javë zakonisht duhet gjetur pak qetësi e të pastrojmë shpirtin ashtu siç pastrojmë shtëpinë kur përgatitemi për raste shumë speciale. Zakonisht këtë të shtunë të parë të Ardhjes bëhen edhe festa nëpër mëhalla e lagje, sipas shoqërisë e miqësisë. Mbase sivjet për shkak të virusit korona nuk do ketë as shumë pazare as shumë festa nëpër shtëpia. Por një gjë është e pandryshueshme, 25 Dhjetori do vijë. Krishtlindja do na risjellë në kujtesë e do e do na riprezantojë atë moment kur në të ftohtë e në acar , në një stallë, në Betlehem u lind Jezusi. Zoti i mishëruar. Nëna e tij është Maria , më e pastra në trup e në shpirt.Ajo orë e Krishtlindjes qoftë e bekuar dhe në atë orë lutjet tona u dëgjofshin e u pranofshin. E mirëpritshim Krishtin me zemër të hapur e shpirt të pastër.

Po dëgjojmë himne që janë përgatitur për këtë stinë nga murgeshat Benediktine.
Ju premtoj se ju kam me vete në zemër e do lutem për ju. Një fundjavë të këndshme

E Diela e Dyte e Ardhjes se Krishtit (Advent)

 E Diel, 6 Dhjetor 2020


E Diela e dytë e stinës së Ardhjes së Krishtit( Advent). Sot ndezëm qiriun e dytë të kurorës së Adventit. Kisha sot fton besimtarët të njihen apo riprezantohen me fjalët e profetit Isaia që ka thënë :” bëni gati rrugën e Zotërisë, rrafshoni shtigjet e tija” Mk. 1:3.
Po ashtu na kujton e fton të njihemi ose rinjihemi me Gjon Pagëzorin. Ai ,si të thuash ishte “zëri” që prezantoi e solli Fjalën e Zotit. Ai rrinte i veshur veç me lëkurë deveje , me një rrip në mes, pa ushqehej vetëm me karkaleca dhe mjaltë nga pylli . Ai dilte nga shkretëtira “e predikonte një pagëzim pendese për faljen e mëkateve” Mk. 1:4. Kjo javë që vjen është java që ne duhet të “shkundim shtëpinë tonë të brendshme” nga çdo gjë që na mban larg Zotit. Të ndalojmë veprat e keqe, të identifikojmë vesin e ta luftojmë atë me virtytin që e rrafshon atë, të bëjmë vepra bamirësie e të duam të mirën e personave që na rrethojnë. Por paralelisht edhe të falim ata që na kanë shkatuar dëme. Shenjtërimi ynë do rritet në proporcion të drejtë me aq sa ne falim ata që na kanë dëmtuar ne. Jo të bëhemi miq të afërt pas kësaj, por ta lemë të ikë ai zemërim e hidhërim që na shton trishtimin. Kaq na kërkohet, të mos jetojmë me zemërim e hidhërim nga veprat e këqia të të tjerëve ndaj nesh, por të kalisim shpirtin duke mësuar nga e shkuara e duke bërë atë gjë që rrit lavdinë e Zotit e pakëson egon e krenarinë tonë. Kjo flakë e qiriut qoftë si në vazhdim i lutjes sonë për pastrimin e shpirtit këtë javë

Friday, November 27, 2020

E premtja e Zeze ne Amerike - Nje histori e shkurter


Nga fundi i viteve 1950 fillimi i viteve 1960, dicka interesante ndodhi me Amerike edhe ne kulturen e shitblerjes amerikane. Nderkohe qe termi "E Premtja e Zeze" perkonte me shkaterrimin e burses ne Vitin 1869, rreth 100 vite me pas, do te merrte edhe dy kuptime te reja megjithese do te perdorej e njejta frazeologji "E Premtja e Zeze" 

Kuptimi i ri, dyfishte i kesaj fraze, e ka origjinen  ne Filadelfia, Pensilvani. Aty ku po ndodhin  tashme shume cudira!

 E Premtja pas "Festes se Dites se Falënderimeve" jo vetëm që ka shënuar ngahere fillimin e sezonit të blerjeve për festat e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri, por gjithashtu eshte është edhe dita para lojës se futbollit amerikan mes Ushtrise  dhe Forcave Detare , një ndeshje kjo e njohur per Filadelfian. Njerezit dalin ne rruge, per xhiro, per pazar ose kthehen ne shtepi pas vizitave familajre. Pra ka shume trafik. 

Në një raport për Shoqërinë Amerikane të Dialektit, Bonnie Taylor-Black citon një artikull të vitit 1961 në  " Lajmet Per Marrëdhëniet me Publikun"  lidhur me blerjet pas Ditës së Falënderimeve dhe ben  lidhjen me  Filadelfine.

"Ngecjet e trafikut që rezultojnë  nga shume makina ne rruge janë një problem i bezdisshëm për policinë dhe, në Filadelfia, e bëri zakon që oficerët t'i referoheshin ditëve pas Falënderimeve si e Premtja e Zezë dhe e Shtuna e Zezë", thoshte artikulli.  

Produkteve ju ulen cmimet dhe njerezit dynden neper dyqane per te blere me sa mundin. Shume dyqane hapen ne mesnate ose edhe ne mbremjen e dites se Falenderime. Mekat do thoshin pleqte!

Të tjerët kanë cituar tregtarin e pullave në Filadelfia Earl Apfelbaum për përdorimin e termit në një shkrim për një botim filatelik në janar 1966.

Duke raportuar në ditën e ngarkuar që kish dyqani i tij në 26 nëntor 1965, Apfelbaum gjithashtu vuri në dukje se policia e Filadelfias e quajti ditën  ne fjale si "E Premtja e Zezë" Pra jane dy deshmitare qe e lidhin kete term me Filadelfian. 

"Nuk është një term i dashur për ta,"  kishte shkruar ai, sipas Examiner.com. "'E Premtja e Zezë' hap zyrtarisht sezonin e blerjeve të Krishtlindjeve në City Center, dhe zakonisht sjell bllokime masive të trafikut dhe trotuare të mbipopulluara ndërsa dyqanet në qendër të qytetit nga hapja deri në mbyllje jane plot."

Shitësit me pakicë, për arsye të dukshme, nuk e pëlqyen termin " E premtja e Zeze" , megjithëse punonjësit e tyre arketare e  ata qe ishin "në vijën e parë të sulmit të blerësve" e përqafuan kuptimin origjinal si e "Premtja e Zeze" sepse  ja nxin jeten vertet.

Disa llogari gojore thonë se Peter Strawbridge, presidenti i Strawbridge & Clothier, i dha "Black Friday" kuptimin e  pranuar sot, qe  do te thote, tregtarët me pakicë kaluan nga  ngjyra e kuqe ne regjistrat e parave, në  ngjyren e zezë. Pra dolen nga borxhet. Por ende per kete  nuk është gjetur asnjë dokumentacion që ta mbështesë kete pretendim qe E premtja e Zeze ka t ebeje me nghyren e numrave per  balancat financiare

Nderkohe,  ai ia tha këtë  gazetes Inquirer në 1984: "Tingëllon si fundi i botës dhe neve me të vërtetë na pëlqen dita me emrin e Premtja e Zeze. Por nëse ka ndonjë  kuptim,  kjo gjë, duhet të quhet 'E Premtja e Gjelbër'." Termi, " E Premtja e Zeze",  megjithëse ishte i zakonshëm në zonën e Filadelfias, ne Pensilvani,  në vitet 1970, nuk u bë një fenomen kombëtar deri në fund të viteve 1980 ose në fillim të viteve 1990.

(Nje pjese e ketij informacioni qe u perkthye nga Anlishtja dhe u pershtat ne shqip  eshte marre nga  gazeta Inquirer i Filadelfias. )



Wednesday, November 25, 2020

Tiranë, 110-vjetori i gazetës "Dielli"-Merita McCormack Ndan cmimet

Quo Vadis - Trump-Biden- Thimi Samarxhi and Merita Bajraktari.

Gezuar Diten e Festes se Falenderimeve - Pak Histori mbi kete feste ne SHBA

 Dita e Festes se Falenderimeve-


Historia e kesaj feste  eshte kryesisht historia e Pelegrineve dhe festes se tyre falenderuese si komunitet ne Plymouth, Massachusets. Pelegrinet qe u nisen nga Plymouth i Anglise ne nje anije qe quhej "Mayflower" me 6 Shtator te vitit 1620 ishin kerkues te se drejtes se ushtrimit te fese, disa ne kerkim te fatit, e disa thjesht drejtuar per ne "Boten e re e plot pasuri ".  "Mayflower" ishte nje anije e vogel mbushur me burra gra dhe femije, pervec marinareve. Ne kete anije ndodheshin gjithashtu disa pasagjere qe perbenin nje grup separatistesh qe e quanin veten "Shenjtore" dhe nje grup tjeter qe separatistet i quajten "te huajt". Pas 66 ditesh udhetimi te kapitshem, ne nentor, ata pane toke dhe mbajten nje mbledhje te perbashket dhe arriten nje marreveshje bese qe u quajt "Mayflower Compact". Kjo marreveshje garantonte barazi mes anetareve te te dy grupeve te cilet u bashkuan nen nje emer"pelegrine" dhe zgjodhen si guvernatorin e tyre te pare John Carver. Megjithese pelegrinet pane toke se pari ne kepin e Kodit Massachuset, ata nuk u vendosen atje derisa arriten ne nje vend te quajtur Plymouth. Ky vend ishte quajtur keshtu nga kapiteni John Smith qe kishte ardhur qe me 1614 dhe e kishte emeruar kete vend Plymouth sipas qytetit-port te Anglise, dhe tashme ishte vendosur atje. Keshtu dhe pelegrinet e Mayflower-it vendosen te jetojne atje pasi ky vend ofronte si burime natyrore ashtu dhe nje mikpritje te mire. Indianet e Amerikes te ketij qyteti ishin miqesore gjithashtu. Por kjo lumturi nuk zgjati shume, pasi dimri i keq shkaterroi gjithcka dhe ata nuk ishin te pergatitur per dimer kaq te eger. Ne nje fare menyre ata u shpetuan nga Indianet e Amerikes, qe u miqesuan me ta dhe i dhane ushqim. Gjithashtu pa humbur kohe Indianet i mesuan te porsaardhurit nga Eurpa te kultivojne miser dhe perime vendase  dhe si t'i ruanin per dite te veshtira. Keshtu qe dimrin tjeter pelegrinet kishin  ushqim te mjaftueshem per te kaluar ate periudhe. Dimri erdhi e shkoi e nuk u solli dem.. Pelegrinet e dinin qe tashme qe kishin mundur dimrin ishin gati te festonin... Festa e tyre ishte feste e komunitetit , te gjithe bashke te ardhurit nga Anglia dhe Indianet e vendit. Kjo feste ishte nje fare feste si ajo e te korrave ne Angli. Ushqimet ishin "miser"(gruri i Englezeve), miser indian, elb, kunguj dhe bizele. Gjithashtu peshq, drere dhe domosdo Gjeli i Detit :-). Megjithate viti i trete ishte jo kaq i frytshem, misri u demtua keq. Guvernatori i atehershem pelegrineve , William Bradford urdheroi qe nje dite te agjerohej dhe njerezit t'i luteshin Zotit  dhe cuditerisht paten shi pas kesaj dite. Si per ta festuar kete ata vendosen 29 nentorin e atij viti si dite feste per te falenderuar Zotin. Kjo date besohet te jete dita e Falenderimit te Pare ndaj Zotit per te korrat dhe per begatine qe ju erdhi. Megjithate sot kjo dite festohet te enjten e 4-t te Nentorit . Kjo date u caktua nga presidenti Franklin D. Roosevelt me 1939 (aprovuar nga Kongresi me 1941). Me perpara ishte e enjtja e fundit e Nentorit e vendosur nga Presidenti i meparshem, Abraham Lincoln. Por ndonjehere kjo e enjte bie ne fund fare te nentorit e pesta p.sh, dhe perkon shume afer me Krishlindjet dhe meqe keto jane dy festa te medha afer njera-tjetres ne kohe, i sjellin bizneseve ngarkese te rende per te perballuar keto dy festime madhore amerikane. Prandaj me 1939 Presidenti Roosevelt vendosi te enjten e 4-te te Nentorit si Diten e  Festes se Falenderimeve.

 Gezuar kete dite  te vecante, feste mbare amerikane. 

Falenderimet i takojne Zotit per c'na ka dhuruar! 

HAPPY THANKSGIVING!! 

Interviste e Alb Kultura TV me Merita McCormack

Portret per nje Devolleshe

 FIGUARA TE SHQURA TE DEVOLLIT


 

Poeteshat shqiptare

 

Devollesha  intelektuale, Merita Bajraktari McCormack,

 

.... "Poetja e Diellit…” dhe aktivistja  e Diaspores shqiptaro-amerikane

 

Nga Luan Kalana

 

Cangonji ,nje emer i degjuar ,porta e lugines te arte e te begate te Devollit.Prezantimin dhe kureshtjen per kete treve te pasur  shpiterore,njerezore e natyrore,do ta beje ky fshat reze malit te Moraves, buze lumit Devoll e perkarshi malit te Ivanit, me shtepite vila me oborre me lule e me pjergulla me rush siper tyre e me bashtat me perime te shumellojshme dhe me druret frutore te shumte,me mollet karkteristke te Devollit dhe me pyllin e mirenjohur plot gjelberim e oksigjen  qe vazhdon me Rezevatin e Cangonjit,emer i degjuar,per bimesine ,fazanet e kafshet qe riten aty ,si nje rizort dhe me lokale turistike e siper tij fillon pylli i geshtenjave te Vranishtit..

Cangonji njihet per produktet bujqesore e frutore, per perimet e shumellojta e vreshten e plote por edhe per qytetarine e civilizimin shoqeror. Ky fshat buze rruges kryesore Korce Bilisht,  ka rritur mjaft bij e bija intelektuale ashtu sic  ka  mjaft bujq e kopeshtare mjeshtra, zanatcinj, mesuese,artiste,  shkencetare te mirenjohur, djem e vajza vajzat bukuroshe, grate nikoqire qe gatuajne ushqime te shijshme dhe rrisin femije te mbare.

Kendohet nje kenge popullore  me iso   ne anet tona ,ku ne vargjet e saj i thurret hymn vajzerise devolleshe midis tyre dallohen vajzat cangonjare.

Pikerisht  sot po sjellim nje portret  te nje bije te ketij fshati duke  prekur disa grimca jetesore per ate  "Poeten e diellit” sic e ka cilesuar  kritiku  Fatmir Terziu , shqiptari qe jeton e punon ne Angli, ne nje nga analizat e vepres letrare te cangonjares se Amerikes Merita Bajraktari-McCormack.

Merita  lindi në Korçë me 27 Janar 1966.U rrit  dhe u edukua në fshatin Cangonj, Devoll , Shqiperi.

Mesimet e para i mori ne vendlindje ne Cangonj (shkollla tete vjecare) dhe ne Proger (shkolla e mesme). Familja e saj eshte me tradita intelektuale dhe patriotike nacionaliste. Merita eshtë vajza e Sami Bajraktarit,ndihmes mjekut te talentuar ,te mirenjohur  me emrin popullor "Doktori  i Zemblakut" pasi sherbeu per shume vite ne ate fshat, ashtu sic pershkruhet ne shkrimin “Engjejt e Shpirterave “ botuar ne kete portal elektronik e me gjere.

Doktori  pas punes  ne Zemblak apo ne fshatrat e tjera te krahines,do te ktheheshe ne mbremje ne shtepi ,ne Cangonj,ku e prisnin si familja ashtu edhe  bashkefshatret  e tij. Keta te dytet e prisnin per t'u vizituar e mjekuar mbremjve pasi si gjithnje i papertuar me nje shpirt te larte human, Samiu ju gjendej gjtihnje prane atyre. Pse jo ,megjithese ishte shume i lodhur ,nuk do te pertonte po te shkonte e ne ato familje ku te semuret ishin rende e do ti sherbente,kete pune e beri edhe pasi doli ne pension dhe ende vazhdon t ekujdeset per ata qe kane nevoja mjekesore.

E ema, Hamdeja ( Kalaja ) ,nje grua punetore , rrobaqepese e talentuar,  nikoqire e madhe,e ritur dhe e edukuar nga nje familje ,dere e fisme ne Zemblak, Korce nga fisi  Kalaja (pjese e fisit te zgjeruar Mullalli) eshte jo vetem e njohur per zemergjeresine e butesine shpirterore por edhe per mencurin e qetesine e ralle qe e karakterizon dhe ka percjelle tek femijet e saj tiparet e saj me te mira. Familja Kalaja eshte nje nder dyert e mirenjohura , zengjine ne kohen parakomuniste dhe te persekutuar ne ate komuniste,  pikerisht se ishin te pasur dhe te edukuar , por qe gjithnje mbajten koken lart dhe ndershmerine prioritet.

Merita eshte motër e dy vellezerve inteligjente e intelektuale, Dhimitrit dhe Almirit, te dy djem qe gezojne respekt e dashuri kudo ku jetojne e punojne.Pas mbarimit te shkollave ne Shqiperi ,pasi shume here iu privuan  te drejta e vazhdimit te tyre sipas deshires e talentit te saj ,per shkak te  luftes se klasave, Merita emigron per shkak te marteses me Xhon Mekormak , jeton ne Afriken e Jugurt , shkollohet ne Angli dhe me pas vendoset ne SHBA me familjen .

Meriten e mbajne mend te gjithe te medhenj e te vegjel ne fshatin e saj Cangonj, por edhe ne Proger,si nje vajze e brishte,inteligjente e qeshur ,e cilter dhe shume e dashur me shoqet e shoket ,me fshataret e te tjere.Me shume se kushdo ruajne kujtimet e mbresat e tyre mesuesit e saj qe nga ata te ciklit te ulet e deri ata ne shkollen e mesme,si nje nxenese e shkelqyer ne mesime ,me talent ne letersi e muzike, dhe me nje kulture dhe eduktate qytetare ,rrjedhoje e edukates familjare e prinderore. Ajo do te permendet edhe ne shkollat e larta,nga pedagoget dhe shoqeria  e saj studentare,si nje simbol i vajzerise shqiptare,me te gjitha cilesite dhe karakterin e formuar te femres shqiptare.

Shtepia e saj do te dallohej ne fshat,si vec asaj qe ishte si nje ambulance per te semuret qe mjekonte i ati por edhe si  nje shtepi mikpritese   e bujare, nje trashegimi e njohur kjo e kesaj familje, tradite e levruar nder breza, mbajtur gjalle si nga  gjyshja (aneja) Sabrija, nena Hamideja apo xhaxhaica e merites  Deska (nga Bitincka), gruaja e ekonomistit te mirenjohur,specialistin  Zaim Bajraktari, xhaxhai i Merites. Zaimin e njoh personalisht shume mire se kam punuar bashke me te,  si nje njeinteletual i mencur dhe specialist i ekonomise shqiptare ,dhe ia kam borxh nje portret atij me se pari!! :-)

Kush viziton Cangonjin, e di fort mire se ashtu si shume shtepi cangonjare, edhe ato te fisit  Bajraktari jane te rethuara anembane me lule te shumta , shume edhe neper avllite e lulishte ne oborr,me lulet nga me te shumellojshme,si jargavane ,zambake,zokume,shpatore,dhe trendafila te llojeve e njgjyarave te shumte.

Por ajo qe dua te theksoj,se merite te vecante sic e ka emrin ka vajza e shtepise,Merita,duke e pasur shtepine  e tyre si nje kopesht me lule,ato i dhuronin fshatareve ne gezime e hidherime buqeta me lule te fresketa.Pra "shtepia e luleve " keshtu e therrisnin ate shtepi, sa kur pashe ne facebook kete emer ,thashe do te jete ndonje nga ato shtepi te Cangonjit...

Nese lexon librin “Lulet e Jargavanit” shkruar nga Merita, kupton se alibia e karakterit kryesor, Mira, eshte disi autobiografike kur ajo trego se si per  diten e deshmoreve, kur mblidheshin ne oborin e saj shoqet e e shoket shkollare e do te benin kurorat e buqetat me te bukura e me lule te fresketa,per t'i vendosur ne lapidaret kushtuar deshmoreve, por Mira apo vellezerit e saj nuk aktvizoheshin  ne aktivitetet e ceremonite e megjthese ishin intligjente e te talentuar,....

Nje nga tiparet e intelektiti te Merites ,talenti i saj  ne letersi,e beri ate qe ne moshe te vogel te njihej per penen e vecante e krijimtarine e pasur letrare, por natyrisht keto krijime i gezonin vec mesuesit, shoqeria, familja dhe jo me gjere,sepse nuk i lejohej te botonte. Nje talent tjeter i Merites ishte muzika(kenga). Ajo konkurroi ne moshen 13 vjecare per te vazhduar shkollen e mesme te  muzikes ne Korce dhe megjithese i fitoi te dy konkurset e duhura,  ajo u privua te shkollohet e arrije nje enderr  te bukur rinore. Merita e ka pershkruar kete ngjarje te dhimbshme te rinise se saj te hershme,, ne gjuhen Angleze ne tregimin "Broken Drems-Endrra te thyera ” botuar ne librin “Lilac Flowers”.  Po ashtu ajo pershkruan ne kete liber edhe fatet e vellezerve te saj ne tregimet “Vetem tre dite ne Universitet”  dhe “White water for breakfast-Uje i bardhe per mengjez..”. Nderkohe qe  enderra, fale talentit te saj, per shkollimi tek shkolla e muzikes " Tefta Tashko Koco” nuk iu plotesua, e njejta gje  edhe per shkollat e tjera profesionale. Merita, ashtu si vellezerit e saj, mundi arsimimin e mesem vetem ne shkollen e mesme bujqesore ne Proger. Ishte pikerisht kjo shkolle ku ajo sfidoi veshtiresite e kohes  dhe arriti te realizoje  rezultateve akademike maksimale qe i siguruan asaj aresimin e larte ne Institutin e Larte Bujqesor Kamez. Kur e pyet  Meriten per kete, ajo nuk ia atribon vetevetes kete, por mesuesve te saj qe e donin dhe e inspironin. Shkollimi ne ILB solli per Meriten profesionin e ekonomistes te cilin e ushtroi per 3 vjet ne fshatin  Zemblak. Me tej,  jeta vazhdoi ndryshe, pasi ra komunizmi,  dhe Merita  emigroi.Ajo cka ishte rrenjosur ne shpirtin e saj  me traditat me te mira te vendlidjes te saj,si nje cangonjare,devolleshe tipike,punetore,e mencur dhe me shpirt artisteje u realizua ne menyra e forma te ndryshme dhe vazhdon e shpaloset edhe sot.

Sot Merita eshte e martuar, jeton në zonen e Uashington DC në SHBA  me bashkeshortin e saj  Xhon dhe  tre femijët e tyre. Merita jep kontributin e saj  professional ne fushen e biznesit dhe administrates, ndërsa në Komunitetin shqiptaro-amerikan ajo kontribon  permes Federatës pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”-federatë e  themeluar më  28 Prill të vitit 1912 nga Faik Konica e Fan Noli në Boston, Masauçset, SHBA.  Merita  sot shërben si Presidente e Degës së “VATRES” në Uashington DC dhe shteteve përreth.Ne disa  intervista te dhena e te botuara ne media  te ndryshme s'ka se si mos zgjosh interesin dhe kersherine krenare  per kete grua intelektuale shqiptare, me gjak Devolli ne venat e saj.Ja sec thote nje radio kosovare qe intervistoi Meriten ,e e cila  bashke me bashkeshortin shkoi per vizite ne Prishtine,duke realizuar keshtu,endrren e saj per te pare Kosoven.Me poshte eshte lajmi per nje interviste dhene ne Kosove:

 

"Radio Bluesky-Flora Durmishi interviston Merita Bajraktarin.  Bisedë me shkas ; Merita Bajraktari – McCormak, autore e përmbledhjes me tregime “Lulet e Jargavanit” Bisedoi redaktorja Flora Durmishi

 

"  Këto ditë doli nga shtypi përmbledhja me tregime, “Lulet e Jargavanit”, e autores Merita Bajraktari - Mc Cormak, e cila u lind në Korçë, diplomoi në ekonomi ndërsa studimet plotësuese i ka kryer në Angli, ku edhe ka marrë titullin “master” për administrim biznesi. Pasion e ka letërsinë, artin vizual dhe teknologjinë moderne, sigurisht edhe fushën e angazhimit të saj. Merita është themeluese e disa gruplistave si në shqip ashtu edhe në anglisht. Shkruan rregullisht në shtypin periodik të diasporës. Është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Amerikës. Merita është drejtoreshë e kompnisë “Adria Global”. Ajo, bashkë, me burrin e saj, Johnin, ka ndihmuar në disa vende të botës si në Afrikën e Jugut, Evropë, SHBA e të tjera."(shih e ndiq intervisten e plote ne blogun e saj )

Një nder pasionet e Meritës është Letërsia. Ka botuar disa libra si  dhe është editore e bashkëautore e disa antologjive letrare. Kontribon rregullisht  në shtypin shqiptar të disaporës shqiptaro-amerikane dhe shpesh artikujt saj botohen edhe në shtypin shqiptar në Shqipëri  dhe  në trojet etnike.

Ne krijimet e saj ,qe jane tipike dhe origjinale ne poezi ,ne proze e ne publicstike,ajo pasqyron bukurine e paster te shpirtit te femres,te vajzes dhe te gruas shqiptare,ne kompleks me te gjtha dukurit e fenoment e natyres,dukena i dhene ato si piktura te nje imazhi realist e te paperseritshem.

Nje letrar i mirenjohur cileson penen e Merites keshtu: " Ajo s'do ti largohet dashurise per vendlindjen,per devollin e devollinjte,me tiparet me te mira dhe me traditat me te shquara,si punetore te medhenj,mjeshtra e artista ne gjitha fushat e jetes.Si nje kalvari i gjate dhimbjes e vuajtjes gjejne jehone ne krijmtarine e saj,por krenare qe sfidojne forcat e erreta regresive,njerezit e saj bashkohore,intelktuale e te thjeshte,duke na i dhene ata si hyjne te ralla shpirterore e perrallore e njerezore, me nje mjeshteri te rralle artistike.”Poezite dhe tregimet  e saj jane njgjarje reale nga jete e saj,fale frymezimit e imagjinate letrare,dhe shume mbreselenese. Ato te bejne per vete kur i lexon i cfardo moshe qofte.

Me poshte po citojme nje fragmente nga nje analize letrare e Fatmir Terziut  te titulluar

Merita B. McCormack,

"Poetja e Diellit”

"Bukur, këndshëm, diell i artë/plot me ngrohtësi i mbushur!"      Është vështirë të mbash diellin në ëndërrën tënde të madhe. Është vështirë të zbulosh magjinë e diellit të ëndrrës që të ndjek në jetë. Vështirë është! Por vargu i Tingujve të Mallit të poetes Merita Bajraktari McCormack, natyrshëm `përzgjedh' një zgjidhje ndryshe.

Midis metonomisë poetike dhe meta-sintaksës së goditur ky varg propozon një dystrofësh të arrirë, që rreket në kolonën e një plejade poetësh tashmë në udhë të mbarë. Mes kësaj pasurie të plotë të figurës letrare që përcjell enigmën poetike vjen ëndërra e poetes dhe pikërisht natën, ashtu siç ajo e parandjen atë, [në mungesën e Diellit të vërtetë], ashtu siç e dëshiron në fakt një poete me vlera në rritje dhe me një kulturë poetike perëndimore. Ja ku reflekton kjo:"Bukur, këndshëm, diell i artë/plot me ngrohtësi i mbushur!"

Dy vargje këto që në detaj duken si një interpretim i përditësisë, por që në analizën poetike mbartin atë ëndërr që vetëm një varg me fjalë të tilla e thotë. Le të shohim tingëllimën si mjeti që komunikon dhe realizon dallesën. Në tingëllimë vargu merre frymë lirisht dhe gjuha poetike flet e kuptohet qartë. Në vargjet e Diellit të Ëndrës Sime ne shohim një tendosje të lehtë të zhurmës që varet në melankolinë e tingullit dhe pastaj gjejmë të gatshme frymën Serembiane të tingëllimës apo Lirikën e famshme të Mjedës së paarirë. Këtu ka një tentativë. Por modernja dhe tradicionalja duket se kacafyten paksa, pasi autorja e vargjeve të tilla ka arritur të realizojë edhe një shpërfidhje momentale:

"Zgjata krahët dëshirëplotë të të ndjeja

përjetë të mbaja një rreze brenda meje…".

 

Jam befasusr me komentet e shumte  per vellimet me poezi " Me Zerin e Zemres " dhe Tinguj malli  " nga pena te njohura te letersise shqiptare,duke e cilesuar ate,Meriten , si pena e arte e poezise shqiptare, si nje hyjneshe qe i thurr kenge femres ,gruas si nje Eve biblike.Ajo na jep  ate me nje ndjesi e pershkrim brilant.Mjafton te lexosh kometet e te bindesh per te duke cituar vargje e strofa te tera nga poezite e saj.

Ja disa vleresime te permbledhura per poezine e saj ne teresi por per vellimin  e fundit poetik për librin “Tinguj Malli” të Merita Bajraktari McCormack,nga i ndjeri prof. Peter R. Prifti, i cili megjithese larg, ne San Diego, Kaliforni e ndiqte me shume vemendje penen e Merites dhe mbante komunikim telefonik dhe elektronik me te duke e nxitur te krijoje sa me shume e te botoje po ashtu. Ja se cfare ka shkruar Profesor Prifti kur ka lexuar librin “Tinguj Malli”

 

"Ky vëllim me poezi më tërhoqi, qysh në fillim, jo vetëm nga temat me interes që trajtohen brenda faqeve të vet, por edhe për vlerat e njohura letrare dhe artistike si: imazhe të gjetur, metaforë të bukur, gjuhë me shprehje origjinale, stanxa me rimë e kështu me radhë.

Thonë se një libër nuk njihet nga kopertina; më sakt, nga titulli që mban. Për ta kuptuar, ai duhet lexuar më parë. Por në rastin e librit Tinguj malli, mund të themi se ai njihet nga kopertina, sepse titulli përputhet bukur fort me

përmbajtjen.     Tema kryesore e librit është malli dhe nostalgjia që vlojnë në zemrën dhe shpirtin e autores. Ajo ka nostalgji zemër-çjerrëse për vendlindjen e saj, gjë që duket sidomos në poemat si: “Bukuria e vendlindjes”, “M’u lind sot një nipçe” (në Shqipëri), “Më jep”, dhe “Më pikoi një lot”.

Një nga poemat më të arrira është “Atij që më ka rrëmbyer zemrën”, që shfaq dashurinë e mëmës për fëmijën, dhe konkretisht dashurinë e zjarrtë të autores mëmë, për fëmijën e saj. Poema në fjalë përfaqëson një kategori të tërë të vjershave të këtij lloji, që vënë në dukje ndjenjat intime, mallin dhe dashurinë e thellë të autores për familjen dhe të afërmit e saj.

Merita McCormack paraqitet në këtë vëllim edhe si femër me shpirt romantik të theksuar. Një nga poezitë që pasqyrojnë më së miri zemrën e ndezur flakë nga dashuria romantike, është ajo me titullin urgjent “Eja me mua”. Kjo shquan jo vetëm për shprehjet e zjarrta të zemrës, që bëhet pre pa shpëtim e Eros-it, por edhe për metaforat e bukura të vargjeve si këta: “në do yjet si çati”, “hënën dritë dashurie”, “tokën shtrat dashuror”. Në këtë grup hyjnë edhe poemat “Si mund t’i them zemrës?” “Skllav”, dhe “Po ti?”

Një tipar tjetër i vëllimit është optimizmi që karakterizon botëkuptimin e autores. Në vjershën “Gëzo ditën!” ajo shpreh natyrën e saj optimiste, dhe orienton lexuesin që të shohë edhe ai anën e mirë të jetës, gjërat e bukura të botës, dhe t’i gëzojë ato me mirënjohje dhe përunjësi.

Poetesha Merita ka ndjenjë intuitive për gjuhën shqipe, si dhe njohuri për botën e psikologjisë. Një shembull i mirë i kësaj njohurie është poezia “Vrasja e shpirtit”, ku ajo depërton në psikologjinë e gruas, dhe vë në dukje esencën e natyrës së saj, pra, shpirtin delikat që, ndryshe nga trupi i saj i fortë si gur, thyet si qelqi nga fjala e ashpër. Një shembull tjetër që flet për botën e gruas është vjersha “Njoh një grua”. E ndërtuar me pesë stanxa dhe me vargje me rimë, kjo vjershë ka karakterin e një elegjie e cila, nga një anë ndriçon dhe lavdëron natyrën e gruas, dhe nga ana tjetër bën apel apo thirrje që ajo të vlerësohet për zemrën e saj plot dhembshuri, si dhe për vullnetin heroik që e dallon atë në punët e saj, gjatë rrugës së jetës.

Poezitë më të mira në këtë vëllim shquajnë dhe nga imazhet e ndezur që përshkojnë vargjet e tyre. Tipike është poema “Kupa e hidhërimit”, ku autorja shpalos me mjete të fortë poidhërimin pa kufi që i solli humbja e një miqësie. Në përgjithësi, qendra e vëmendjes së saj janë njerëzit; janë fëmija, familja, dashnorët, shoqëria. Por aty-këtu, ajo interesohet edhe për Natyrën, edhe për filozofi, gjë që dëshmon për përmasat e gjera të botëkuptimit të saj.

Merita Bajraktari McCormack përfundon veprën e saj në mënyrë origjinale, dhe pikërisht me një poemë të titulluar “Nëse fjala ime në varg”, ku ajo shpreh sinqerisht ndjenjat e saj të ngrohta e të urta për lexuesin, duke shpresuar se ai do të mbetet i kënaqur me krijimtarinë e saj poetike. “Ju kam dhuruar shpirtin tim”, thotë ajo në këta vargje. Fjalë prekëse, vërtet. Ky është një gjest i bukur, që rrëfen qartë karakterin e saj fisnik, dhe respektin që ka për lexuesin .   ("Gazeta Illyria, NJu Jork, ")

 

Ndersa ne parathenien e librit me tregime, ,humoristi, rregjisori  dhe shkrimtari  i mirenjohur nga te gjithe  lexuesit shqiptare e ne diaspore,Pellumb Kulla,do te hapte nje prolog te ri ,me komente e vlersime te paperseritshme. Tek thekson me krenari  talentin e saj  ai do ta lertesoje penen e saj,si nje pedestal i krijueses plot fantazi e dhimbje,dhe besim tek e ardhmja.

Ja se si nenvzon ai :

" -Edhe në këto tregime nuk mund të mungonte ndjeshmëria e lartë në vuajtjet shpirtërore të një femre, që kërkon më shumë liri, se sa i jep realiteti i egër, në të cilin ajo dhe njerëzit e dashur të familjes dhe të ëndërrimeve të saj rinore, rropaten të ndërtojnë jetën.    ...

....Kjo të krijon përshtypjen e dominancës në botën e vuajtjes shpirtërore të tejzgjatur të një vajze të re, e cila edhe pasi bëhet nuse edhe nënë, edhe pasi i krijon tërë komoditetet e ëndërruara në vënde dhe hapësira të dëshiruara, i bart me vete vragat e përthara të atyre kohërave. ("Lulet e jargavanit"  Parathenia e librit  ,nga Pellumb Kulla )

 

Ashtu sic permendem me lart  jane te shumta komentet e vleresimet per krijimet e saj,ashtu sic jane dhe me vlere dhe intervistat rreth saj si ato te poetes bashkepatriote Rajmonda Moisiu,ne dy momente kohore me te , vecanerisht intevista e titulluar nga fjalet e saj "Jeta ime mes vargjeve dhe ceshtjes kombetare shqiptare "  si motivi i jetes s saj, eshte teper intersante , ajo me shume flet per vajzen e gruan shqiptare,se sa per veten me krenari e me modesti, apo shkrimet e shkrimtarit Riza Lahi, i cili ne fakt ka botuar romanin “Serenate ne Nju Jork” dhe librin ia ka dedikuar qytetit te Korces dhe Merites, devolleshes, mbi jeten e se ciles eshte ndertuar  Mjelma, nje nder personazhet kryesore te romanit.

Do te ishte me interes leximi  tyre nga lexuesit per te pasur nje imazh me te plote te portretit te saj. ( shih materialin e plote shtojce , intervistat dhe te  Rajmonda Moisut. )

Mendoj qe duke sejlle kete portret per çupen e Cangonjit, ,le   te hapim keshtu edhe nje dritare,per t’i rekomanduar lexuesit tone interesin  e gjetjes te veprave, e krijmtarise se saj, jo veten si nje shlodhje por dhe nje kenaqesi dhe ushqim shpirteror per cilindo.Ajo eshte e lexueshme jo vetem ne Shqiperi por edhe ne diaspore vecanerisht ne SHBA,pasi ajo e levron gjuhen angleze njesoj si gjuhen shqipes dhe eshte studjuese e apasoinuar e saj.

Moment kryesor i jetes se saj eshte angazhimi dhe obligimi intelektual e patriot i saj ne jeten shoqerore,

si nje aktiviste e palodhur,e papertuar krahas jetes se saj familjare te perkushtuar dhe ne edukimin e femijve.Ne intervisten  e Fatime Kullit ajo pergjigjet thjesht se nuk eshte askushi, thjesht eshte nje Devolleshe….nje nene e nje grua, bashkeshorte dhe nje grimce e vogel, teksa i pergjigjet intervistueses qe i atribon Merites me shume se sa aq.

Pa harruar asnjehere mallin per vendlindjen,per Shqiperine , Merita shton:

" Shqipëria, per ne që jetojmë larg, mu duk shumë e bukur, Tirana shumë më e bukur se vitet e tjera,

fusha e Devollit  mu duk më e gjelbër se kurrë  dhe njerëzit më të lodhur se kurrë. Doja që çdo kujt që kalonte rrugës, që dukeshin te  trishtuar, të lodhur apo të pezmatuar, doja t'ju dhuroja nga një përqafim dhe t'ju thoja: Mos u trishtoni!. Ju keni fatin e mirë të jetoni në Mëmëdhe! E di që kjo deklaratë mund të keqinterpretohet, por më besoni, kur je larg Atdheut  e kupton se ç'po dua të them….”

Ajo bashke me te shoqin ka qene ne shume vende te Europes e ne Bote,si nje  ambasadore shetitese  e Shqiperise, vec te tjerave ,duke cituar ne intervisten e Raimonda.Moisiut do te shprehet, :

"-Jam munduar te vendos,kontakte me shqqiptaret ne cdo vend te botes   dhe e ndjej si nje obligim per te vazhduar ekzistencen e indetitetit  kombetar  per te kultivuar kulturen,historine ,traditat,gjuhen  e cdo gje shqiptare..."

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka  vlerësuar  Meritën me çmimin "PENA E ARTE”  dhe përgjatë viteve  krijimtaria  e saj letrare apo artikujt publicistikë janë vleresuar  me disa çmime letrare nga organe  të shtypit shqiptar  në Amerikë dhe Europë.

Per momentin  Merita është  angazhuar me një projekt  historiko-letrar ndërkombetar  titulluar  “Liza në përkthim” –ku ajo  është  kontribuesja shqiptare  për historikun dhe  edicionet e ndryshme në gjuhen shqipe të librit  për femijë ”Liza në botën e cudirave” nga Ljuis Kerrëll. Libri po  botohet nga  Universiteti i Oksfordit, Angli, me rastin e 150 vjetorit te edicionit te parë të  Lizës.Merita ka studjuar dhe shkruar  në Anglisht historikun e këtj botimi në gjuhen shqipe duke analizuar ngjarjet dhe dukuritë, teknikat ne  perkththim,  recensensionet, bibliografitë dhe kritikat si dhe mjetet letrare    nga botimi i parë shqiptar ne vitin 1944 e deri me sot duke e shtrirë studimin e kerkimin  s si    Shqipëri dhe gjtihë trojet etnike shqiptare.

 

Arsimi i saj :

Shkolla 8-vjecare Cangonj

Shkolla e mesme Proger 1980-1984

Instituti I Larte Bujqesor Kamez,(sot UBT)-Fakulteti Ekonomi Agrare 1984-1988

Universiteti Shteteror Tirane-Deshmi e gjuhes Angleze 1989

Universiteti Surrey-t, Guildford, Angli, Master ne Biznes dhe Administrate, 1995-1998

 

BOTIME LETRARE(LIBRA) :

 

"Me Zërin e Zemrës" – Poezi

 

"Tinguj Malli" - Poezi

 

"Lulet e Jargavanit" - Tregime ne Shqip

 

"The Lilac Flowers" - Tregime në Anglisht

 

"Dritaret e Shpirtit - Ferestrele Sufletului" - poezi te zgjedhura, ne Rumanisht, botim i Bashkesise

 

Kulturore te Shqiptareve te Bukureshtit.

 

“Mozaikë të një portreti” dhe Nënës” Editore dhe bashkeautore e Permbledhjeve antologjike me shkrime nga 26 autore  shqiptare.

 

“Tmeless Voices”-“Zëra në pafundësi”-Antologji poetike në Anglisht-Botm ISP-shqata nderkombetare e poeteve me qender ne SHBA.

 

Bashkautore ne disa antologji te ndryshme letrare ne gjuhen shqipe botuar nder vite nga organizata krijuesish apo individe te ndryshem.

 

Kontribute në prozë dhe Publicistikë:

 

Artikujt, analizat letrare dhe  opinionet per ceshtjet social-politike jane botuar  e botohen rregullisht ne keto organe:

 

Gazeta “Dielli” –organ I Federates pan Shqiptare të Amerikës VATRA-SHBA

Gazeta "ILLYRIA" ,organ per komunitetin shqiptar - Nju Jork,SHBA

"Kuvendi"-revistë e komuniteti shqiptar në Detroit, Miçigan, SHBA

“PENA”-Organ I Shoqates se Shkrimtareve shqiptaro-amerikane

ormatori" revistë e komunitetit shqiptar në Zagreb, Kroaci.

“Poeteka”-reviste letrare Tiranë, Shqipëri

“Ditët e Naimit”-Permbledhje poetike vjetore, Tetovë, Maqedoni

“Rrenjet”- organ i komunitetit shqiptar ne Itali

dhe disa organe të ndryshme në shtypin shqiptar dhe në trojet etnike.

Informacion me i gjerë dhe shkrime te ndryshme nga Merita gjenden në linkun:www.meritastories.blogspot.com

Merita  mund të kontaktohet në emailin jmrome94@aol.com si dhe permes  faqes në facebook “merita bajraktari “ose  ne twitter me emrin “merita..."

Ne nje bisede te lire ne telefon me shkrimtarin  Agim Bacelli, ai u ndal e me konsiderate duke thene fjalet me te mira per Z.Merita,si nje femer,grua,poete,njeri e .. " vecante "  ,e midis te tjerave shtoi duke vazhduar,se ajo eshte nder shqiptaret e pare qe hapi themeloi  websitet e pare  shqiptare te bashkebisedimit  ne internet si Memedheu,Devolli  e te tjeree me pas te tjere ne vitet e hershme..

Duke perfunduar kete portet te thjeshte e modest,pa pretenduar per ndonje studim apo  autobigrafi te sajen ,qe ende eshte ne rruget te mbarre te krijimtarise e te aktivitetetit,qe do te ishte me interes per ta bere nga specialistet e letrave,

duke u ndjere krenare dhe njekohesisht mirenjohes,...

Dhe tani le te lexojme fjalet e saj te ngrohta e miqesore,mesazhin human dhe vellazeror qe percolli keto dite ne prag te ditelindje te saj ,ne faqen e facebookut :

 

" Merita Bajraktari- Sot ne mengjes lexova listen e miqve ne facebook. Kisha kohe qe kisha harruar te shoh se me ke komunikoj ne facebook(me mire te themi se kush lexon ne murin tim dhe ne muret e kujt lexoj une) dhe cuditerisht pashe se shume persona nuk i njoh ne person, por per nje aresye ose tjeter jemi miq-e miq qofshim-disa tjere i n...joh me shume se sa me njohin,-shume mire mesoj prej tyre- shume te tjere jane femije te shoqerise sone apo edhe femijet tane. Pata nje mpirje ne moment sepse thashe oh, gjithe keta persona-jane njerez, me zemer,me shpirt,me emocione, lexojne dhe mbase ne ndonjehere shkruajme ne keto mure gjera qe mund te jene te momentit dhe shprehim ate qe ne ndjejme pa menduar mire se c’fare efekti do te kene fjalet tona tek ata qe na lexojne. A ka mundesi te shkruajme vetem gjera pozitive dhe nese kemi ndonje gje qe ka efekt negativ tek ne, ta shkruajme me kujdes e me merak sepse pas cdo fjale qe shkruajme e lexohet, jane zemra reale e shpirtra reale, jane njerez,njesoj si ne, te ndryshem natyrisht,por jemi te gjithe te rendesishem njelloj e keto zemra njerezish mund te preken e demtohen….mbase pa dashjen tone…permes fjaleve tona. Le te bejme ne hapin e pare ne me te riturit apo ata me te urtet, le te jemi te kujdesshem e me konshiente ne cka shkruajme e themi virtualisht. Le te duam, packa se mund te jemi te vrare ne shpirt ndonjehere,por le te falim e te kerkojme falje, te duam e te shperndajme vec dashuri Ju dua fort te gjitheve….♥♥♥ Pax, Merita "( Facebook 9 janar 2012 )

 

Urojme pene te begate ne letersine tone kombetare dhe ne ate boterore dhe nje aktivitet te pasur e te shquar shoqeror,per t'u bere nje lobiste famoze e Shqiperise dhe e shqiptarizmit, ne Diaspore

duke pasqyruar e ngritur edhe me lart vlerat e traditat me te shquara historike, letrare,shoqeror,e te qytetarise paqesore te kombit tone te shenjte.

 

 

Mblodhi dhe shkroi

Janar 2012

 

Luan Kalana

Florida