Friday, November 27, 2020

E premtja e Zeze ne Amerike - Nje histori e shkurter


Nga fundi i viteve 1950 fillimi i viteve 1960, dicka interesante ndodhi me Amerike edhe ne kulturen e shitblerjes amerikane. Nderkohe qe termi "E Premtja e Zeze" perkonte me shkaterrimin e burses ne Vitin 1869, rreth 100 vite me pas, do te merrte edhe dy kuptime te reja megjithese do te perdorej e njejta frazeologji "E Premtja e Zeze" 

Kuptimi i ri, dyfishte i kesaj fraze, e ka origjinen  ne Filadelfia, Pensilvani. Aty ku po ndodhin  tashme shume cudira!

 E Premtja pas "Festes se Dites se Falënderimeve" jo vetëm që ka shënuar ngahere fillimin e sezonit të blerjeve për festat e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri, por gjithashtu eshte është edhe dita para lojës se futbollit amerikan mes Ushtrise  dhe Forcave Detare , një ndeshje kjo e njohur per Filadelfian. Njerezit dalin ne rruge, per xhiro, per pazar ose kthehen ne shtepi pas vizitave familajre. Pra ka shume trafik. 

Në një raport për Shoqërinë Amerikane të Dialektit, Bonnie Taylor-Black citon një artikull të vitit 1961 në  " Lajmet Per Marrëdhëniet me Publikun"  lidhur me blerjet pas Ditës së Falënderimeve dhe ben  lidhjen me  Filadelfine.

"Ngecjet e trafikut që rezultojnë  nga shume makina ne rruge janë një problem i bezdisshëm për policinë dhe, në Filadelfia, e bëri zakon që oficerët t'i referoheshin ditëve pas Falënderimeve si e Premtja e Zezë dhe e Shtuna e Zezë", thoshte artikulli.  

Produkteve ju ulen cmimet dhe njerezit dynden neper dyqane per te blere me sa mundin. Shume dyqane hapen ne mesnate ose edhe ne mbremjen e dites se Falenderime. Mekat do thoshin pleqte!

Të tjerët kanë cituar tregtarin e pullave në Filadelfia Earl Apfelbaum për përdorimin e termit në një shkrim për një botim filatelik në janar 1966.

Duke raportuar në ditën e ngarkuar që kish dyqani i tij në 26 nëntor 1965, Apfelbaum gjithashtu vuri në dukje se policia e Filadelfias e quajti ditën  ne fjale si "E Premtja e Zezë" Pra jane dy deshmitare qe e lidhin kete term me Filadelfian. 

"Nuk është një term i dashur për ta,"  kishte shkruar ai, sipas Examiner.com. "'E Premtja e Zezë' hap zyrtarisht sezonin e blerjeve të Krishtlindjeve në City Center, dhe zakonisht sjell bllokime masive të trafikut dhe trotuare të mbipopulluara ndërsa dyqanet në qendër të qytetit nga hapja deri në mbyllje jane plot."

Shitësit me pakicë, për arsye të dukshme, nuk e pëlqyen termin " E premtja e Zeze" , megjithëse punonjësit e tyre arketare e  ata qe ishin "në vijën e parë të sulmit të blerësve" e përqafuan kuptimin origjinal si e "Premtja e Zeze" sepse  ja nxin jeten vertet.

Disa llogari gojore thonë se Peter Strawbridge, presidenti i Strawbridge & Clothier, i dha "Black Friday" kuptimin e  pranuar sot, qe  do te thote, tregtarët me pakicë kaluan nga  ngjyra e kuqe ne regjistrat e parave, në  ngjyren e zezë. Pra dolen nga borxhet. Por ende per kete  nuk është gjetur asnjë dokumentacion që ta mbështesë kete pretendim qe E premtja e Zeze ka t ebeje me nghyren e numrave per  balancat financiare

Nderkohe,  ai ia tha këtë  gazetes Inquirer në 1984: "Tingëllon si fundi i botës dhe neve me të vërtetë na pëlqen dita me emrin e Premtja e Zeze. Por nëse ka ndonjë  kuptim,  kjo gjë, duhet të quhet 'E Premtja e Gjelbër'." Termi, " E Premtja e Zeze",  megjithëse ishte i zakonshëm në zonën e Filadelfias, ne Pensilvani,  në vitet 1970, nuk u bë një fenomen kombëtar deri në fund të viteve 1980 ose në fillim të viteve 1990.

(Nje pjese e ketij informacioni qe u perkthye nga Anlishtja dhe u pershtat ne shqip  eshte marre nga  gazeta Inquirer i Filadelfias. )



No comments:

Post a Comment