Sunday, December 6, 2020

E Diela e Dyte e Ardhjes se Krishtit (Advent)

 E Diel, 6 Dhjetor 2020


E Diela e dytë e stinës së Ardhjes së Krishtit( Advent). Sot ndezëm qiriun e dytë të kurorës së Adventit. Kisha sot fton besimtarët të njihen apo riprezantohen me fjalët e profetit Isaia që ka thënë :” bëni gati rrugën e Zotërisë, rrafshoni shtigjet e tija” Mk. 1:3.
Po ashtu na kujton e fton të njihemi ose rinjihemi me Gjon Pagëzorin. Ai ,si të thuash ishte “zëri” që prezantoi e solli Fjalën e Zotit. Ai rrinte i veshur veç me lëkurë deveje , me një rrip në mes, pa ushqehej vetëm me karkaleca dhe mjaltë nga pylli . Ai dilte nga shkretëtira “e predikonte një pagëzim pendese për faljen e mëkateve” Mk. 1:4. Kjo javë që vjen është java që ne duhet të “shkundim shtëpinë tonë të brendshme” nga çdo gjë që na mban larg Zotit. Të ndalojmë veprat e keqe, të identifikojmë vesin e ta luftojmë atë me virtytin që e rrafshon atë, të bëjmë vepra bamirësie e të duam të mirën e personave që na rrethojnë. Por paralelisht edhe të falim ata që na kanë shkatuar dëme. Shenjtërimi ynë do rritet në proporcion të drejtë me aq sa ne falim ata që na kanë dëmtuar ne. Jo të bëhemi miq të afërt pas kësaj, por ta lemë të ikë ai zemërim e hidhërim që na shton trishtimin. Kaq na kërkohet, të mos jetojmë me zemërim e hidhërim nga veprat e këqia të të tjerëve ndaj nesh, por të kalisim shpirtin duke mësuar nga e shkuara e duke bërë atë gjë që rrit lavdinë e Zotit e pakëson egon e krenarinë tonë. Kjo flakë e qiriut qoftë si në vazhdim i lutjes sonë për pastrimin e shpirtit këtë javë

1 comment:

  1. Pas martesës, jeta ime u bë shumë e vështirë, burri im filloi të ndiqte gratë e tjera, sepse unë nuk i dhashë fëmijë pas vitesh pritjeje. Mund ta shihja martesën time duke u shpërbërë. Bëra gjithçka që ishte e mundur për të ndryshuar situatën, por asgjë nuk funksionoi derisa takova Dr Makha, një shërues shpirtëror. Dr Makha më shpëtoi jetën dhe martesën time. tani kam 2 femije. I jam mirënjohës Dr Makha-s dhe për këtë arsye ia lë dëshmitë e mia kujtdo që ka probleme martesore dhe fertiliteti. Email kontakti: makharituals@gmail.com
    Whatsapp: +1(815)564-3618

    ReplyDelete