Thursday, October 30, 2014

Cfare eshte Halloween (Hallouini)

Halloween eshte nje nga festat me te vjetra origjina e te ciles shkon mijra vjet perpara. Kjo feste qe ne njohim sot eshte e influencuar nga shume kultura me kalimin e shekujve si p.sh Dita e Pomones(trade pagane  Romake), Festivali "Samhain" i kelteve deri ne festat e te krishtereve "Dita e gjithe shenjtoreve" dhe "Dita e Gjithe Shpirtrave"

Qindra vite me pare ne Britani dhe ne Francen veriore jetonin Keltet. Ata nderonin natyren dhe shume perendi. Perendia e tyre e favorshme ishte dielli pasi "ai" komandonte gjithcka, punen dhe çlodhjen dhe "ai" e bente token te bukur dhe bimet te rriteshin

Keltet festonin Vitin e Ri me 1 nentor duke shenuar dhe fundin e stines se diellit dhe fillimin e stines se erret e te ftohte.

Me 31 tetor pasi cdo gje ishte vjele dhe vendosur per t'u ruajtur per dimrin, zjarret e gatimit ne te gjitha shtepite shuheshin. Druids ( keshtu quheshin prifterinjte kelte) mblidheshin ne maje te nje kodre ne nje pyll te erret ahu (ahu ishte peme e shenjte) dhe ndiznin zjarr te ri duke ofruar bime dhe kafshe si sakrifica. Stina e diellit i leshonte vendin stines se dimrit dhe kete moment qe zgjatte me ore te tera prifterinjte kelte e kalonin duke vallezuar rreth zjarrit.

Ne mengjezin e 1 nentorit, cdo familjeje iu jepej nga nje pishtar me zjarrin e ri per te ndezur zjarrin per te gatuar gjate dimrit. Keto zjarre do mbanin shtepine te ngrohte e do largonin djallin dhe shpirtrat e keqij.

Ky festival quhej Samhain dhe zgjatte tre dite. Shume njerez benin parada me kostume te bera nga lekura dhe koka te kafsheve qe kishin vrare vete ata. Ky festival shenon halloween-in e pare.

Gjate shekullit te pare Romaket pushtuan Britanine . Me vete ata sollen shume tradita kulturore e mes tyre edhe Diten e Pomones, perendeshes se frutave dhe te kopshteve.. Kjo tradite festohej gjithashtu rreth dates 1 nentor. Mbas qindra vjetesh sundimi te Romakeve , zakonet e kelteve u perziene me "Diten e Pomones" dhe mbeti nje feste e perbashket ne vjeshte.

Influenca tjeter erdhi nga shperndarja e fese se krishtere ne gjithe Evropen e Britanine. Ne vitin 835 (Pas Krishtit) Kisha Katolike Romake e vendosi 1 nentorin te jete dita e gjithe shenjtoreve per t'i nderuar ata. Gjithashtu kjo dite quhet Hallowmas ose All Hallows.
 
Vite me vone po kjo kishe caktoi 2 nentorin si dite te shenjte . Kjo u quajt "Dita e gjithe shpirterave" per te nderuar gjithe te vdekurit. Festohej me zjarre, parada, njerez te veshur si shenjtore, engjej etc.

 
Kjo periudhe fillon me All Hallow Even ose sic e quajme ne sot te gjithe Halloween. Nga dita e Pomones ne sot festojme me arra, molle, dhe te korrat e ndryshme(zaireja si i themi ne ), nga Festivali "Samhain" i kelteve kane mbetur macet e zeza, "magjite" dhe shpirtrat e keqij ndersa nga "Dita e gjithe shenjtoreve" dhe "Dita e gjithe shpirtrave" ne kemi sot kafkat, skeletet dhe lugeterit dhe si te krishtere festojme me mesh e sherbesa fetare.



Sunday, October 5, 2014

Sinodi i Ipeshkvinjve Katolike dhe cfare jane Doktrina dhe Disiplina

Sot me daten 5 tetor  2014 fillon punimet  Sinodi(mbledhja ) e Ipeshkvinjve Katolike nga gjithe bota te diskutojne krizen boterore ne te cilen ndodhet familja njerezore sot. (Ka shume divorc dhe shume familje pa te dy prinderit, lidhjet jashte marteses, femijet e lindur jashte marteses, bashkimet homoseksuale dhe kerkesa per ti quajtur ato lidhje martesore, kontracepsioni, aborti etj..)....
Ka shume zhurme dhe keqkuptime neper media, forume, etj...si psh qe Kisha Katolike do te dorezohet ne ca gjera etj etj.... Pastaj degjojme fjalet doktrine e disipline...por cfare jane keto?
Per te pasur nje pike referimi mire eshte te kuptohet se cfare eshte Doktrina dhe cfare eshte Disiplina.(Terma qe perdoren gjeresisht, por ketu po shpjegoj se cdo te thone keto terma ne kuptimin e perdorimit ne Kishen Katolike).
Le ta fillojme me Doktrinen:
Doktrina perbehet nga mesimet qe Kisha Katolike ben te disponueshme per gjithe boten dhe jane te disponueshme per ti lexuar, kutpuar e me shprese edhe per t'u perqafuar e zbatuar, per te shpetuar shpirtin .
Keto mesime i jane shfaqur njeriut permes shekujve nga Hyji (Zoti) vete. (Testamenti i Vjeter, Psalmet dhe Testamenti i Ri)
Mesimet qe perbejne doktrinen per te cilen behet fjale keto dite kufizohen ne fushen e Besimit dhe te Moralit , ne kuptimin qe mesimet e Kishes ne keto fusha jane te pandryshyeshme dhe ja cilat jane pikat kyce te Doktrines se Kishes Katolike persa i perket Besimit e Moralit :
--Hyji(Perendia) dhe Krijimi -Ati i Shenjte.
--Krishti(Hyji qe u be njeri, qe vdiq per njerezimin, qe u ringjall dhe qe u ngrit ne Qiell pas Ringjalljes) Pra Biri i Shenjte,
--Shpirti i Shenjte (mesimet se Kush eshte Shpirti i Shenjte- si dashuria mes Atit dhe Birit(ne kuptimin Hyjnor)
Mesimet e Kishes per Shen Marine, (kush eshte Maria, si respektohet e nderohet ajo dhe pse?
Mesimet per Kishen Katolike si :
1. Kishe apostolike(domethene e filluar me Apostujt qe zgjodhi Krishti,
2. Nje Kishe Universale, (per te gjithe pra) ,
3. Nje Kishe , ajo qe themeloi Krishti,
4. Kishe e Shenjte sepse eshte ajo qe mer hirin shenjterues nga Krishti qe dha jeten per te...
Mesimet per rolin Papes si vazhdues i Shen Pjetrit,
Euharistia,
....dhe gjerat e fundit qe jane
Vdekja, Gjykimi, Ringjallja trupore, Purgatori, Ferri dhe Parajsa
Doktrina pra perbehet nga keto mesime......dhe eshte e pandryshueshme .Asgje nga keto mesime nuk ka ndryshuar e nuk do te ndryshoje...pra asnjehere nuk do ndryshoje fakti qe Zoti eshte nje, qe Krishti u lind, kishte dy natyra ne nje person, qe Shen Maria ishte nena e tij etc....
Disiplina , nga ana tjeter eshte nje instrument, nje sistem mesimor ose sistem ligjor qe nen autoritetin e Kishes mund te ndryshohet duke pasur autoritetin e duhur.
Nje disipline pershembull eshte beqaria e prifterinjeve te ritit latin. Ajo mund te ndryshoje nese duhet ndryshuar,por nuk ehste doktrine....ose psh rregullat per urdherat religjioze jane disiplina jo doktrina.... etcj... shpresoj se kjo ndihmon sado pak ne kuptimin e Doktrines dhe Disiplines......