Sunday, October 5, 2014

Sinodi i Ipeshkvinjve Katolike dhe cfare jane Doktrina dhe Disiplina

Sot me daten 5 tetor  2014 fillon punimet  Sinodi(mbledhja ) e Ipeshkvinjve Katolike nga gjithe bota te diskutojne krizen boterore ne te cilen ndodhet familja njerezore sot. (Ka shume divorc dhe shume familje pa te dy prinderit, lidhjet jashte marteses, femijet e lindur jashte marteses, bashkimet homoseksuale dhe kerkesa per ti quajtur ato lidhje martesore, kontracepsioni, aborti etj..)....
Ka shume zhurme dhe keqkuptime neper media, forume, etj...si psh qe Kisha Katolike do te dorezohet ne ca gjera etj etj.... Pastaj degjojme fjalet doktrine e disipline...por cfare jane keto?
Per te pasur nje pike referimi mire eshte te kuptohet se cfare eshte Doktrina dhe cfare eshte Disiplina.(Terma qe perdoren gjeresisht, por ketu po shpjegoj se cdo te thone keto terma ne kuptimin e perdorimit ne Kishen Katolike).
Le ta fillojme me Doktrinen:
Doktrina perbehet nga mesimet qe Kisha Katolike ben te disponueshme per gjithe boten dhe jane te disponueshme per ti lexuar, kutpuar e me shprese edhe per t'u perqafuar e zbatuar, per te shpetuar shpirtin .
Keto mesime i jane shfaqur njeriut permes shekujve nga Hyji (Zoti) vete. (Testamenti i Vjeter, Psalmet dhe Testamenti i Ri)
Mesimet qe perbejne doktrinen per te cilen behet fjale keto dite kufizohen ne fushen e Besimit dhe te Moralit , ne kuptimin qe mesimet e Kishes ne keto fusha jane te pandryshyeshme dhe ja cilat jane pikat kyce te Doktrines se Kishes Katolike persa i perket Besimit e Moralit :
--Hyji(Perendia) dhe Krijimi -Ati i Shenjte.
--Krishti(Hyji qe u be njeri, qe vdiq per njerezimin, qe u ringjall dhe qe u ngrit ne Qiell pas Ringjalljes) Pra Biri i Shenjte,
--Shpirti i Shenjte (mesimet se Kush eshte Shpirti i Shenjte- si dashuria mes Atit dhe Birit(ne kuptimin Hyjnor)
Mesimet e Kishes per Shen Marine, (kush eshte Maria, si respektohet e nderohet ajo dhe pse?
Mesimet per Kishen Katolike si :
1. Kishe apostolike(domethene e filluar me Apostujt qe zgjodhi Krishti,
2. Nje Kishe Universale, (per te gjithe pra) ,
3. Nje Kishe , ajo qe themeloi Krishti,
4. Kishe e Shenjte sepse eshte ajo qe mer hirin shenjterues nga Krishti qe dha jeten per te...
Mesimet per rolin Papes si vazhdues i Shen Pjetrit,
Euharistia,
....dhe gjerat e fundit qe jane
Vdekja, Gjykimi, Ringjallja trupore, Purgatori, Ferri dhe Parajsa
Doktrina pra perbehet nga keto mesime......dhe eshte e pandryshueshme .Asgje nga keto mesime nuk ka ndryshuar e nuk do te ndryshoje...pra asnjehere nuk do ndryshoje fakti qe Zoti eshte nje, qe Krishti u lind, kishte dy natyra ne nje person, qe Shen Maria ishte nena e tij etc....
Disiplina , nga ana tjeter eshte nje instrument, nje sistem mesimor ose sistem ligjor qe nen autoritetin e Kishes mund te ndryshohet duke pasur autoritetin e duhur.
Nje disipline pershembull eshte beqaria e prifterinjeve te ritit latin. Ajo mund te ndryshoje nese duhet ndryshuar,por nuk ehste doktrine....ose psh rregullat per urdherat religjioze jane disiplina jo doktrina.... etcj... shpresoj se kjo ndihmon sado pak ne kuptimin e Doktrines dhe Disiplines......

No comments:

Post a Comment