Saturday, September 28, 2013

Pse sillemi keshtu?

Mendova të ndaj me ju këtë para se të shkoj diku sonte me familjen... Ne jemi të lindur me një dizenjo të caktuar në zemrat tona për të adhuruar Dikë. Zbulesa (NGA DASHURIA) ka ndodhur në Dhiatën e Vjetër dhe faktet historike nga jeta e Jezu Krishtit, si Mishërimi, Kryqëzimi, Pasioni, Vdekja dhe Ringjallja e Krishtit vulosi historinë e Shpëtimit .... Eshtë e shpallur dhe e afirmuar se Shpëtimi është brenda Kishës qe Krishti ka themeluar mbi "Shkëmbin" (referim për shën Pjetrin ) .... por shumë nga ne mendojmë dhe sillemi sikur kjo nuk ka qenë kurrë e njohur për njerëzimin .... por ama ne kemi mbajtur një tipar, ne sillemi fetarisht po, po ......dhe mendoni rreth kësaj ..... PO, NE DUAM dhe MUNDEMI të sillemi fetarisht (si për të adhuruar një fuqi më të lartë), sepse ne jemi të dizanjuar për të adhuruar ... Tani pyetja është se kush është perëndia që secili prej nesh adhuron dhe pse ... disa p.sh adhurojnë sportin, disa janë kaq të çmendur për përparim akademik apo artistik, dikush adhuron pushtet, seks dhe para, dikush mund të jetë i shtënë pas alkoolit dhe drogës , dikush ka perëndi trupin e vet, egon dhe krenarinë e sëmurë , shumë njerëz janë tifozë të ushqimit, disa bien në Vetë-keqardhje deri në pikën e dëshpërimit ..... le të ndalojmë për një të moment e të mendojmë: c'farë po bëj sot dhe kë po adhuroj.... a janë këto "fuqitë e larta" ato të cilat në fund do të shpëtojnë shpirtin tim ....?

Monday, September 16, 2013

Mendime dhe pergjigje per nje pergjigje .....



Pergjigje shkrimit te Z.Arben Kallamata ( shkrimi i tij eshte me germa te zeza)

pergjgjet e mia jane me germa blu. 


Lexova te “Rrethi i Ferrit” shkrimin e Ledian Priftit “Shqiptaria dhe Feja” dhe u nxita të shkruaj disa shenime. Më duket se ky shkrim ka disa të problem serioze me të vërtetën dhe faktet.
Së pari, shqiptaria nuk i ka marrë ndonjëherë terren fesë dhe nuk ka krijuar asnjë boshllëk moral. Përkundrazi, përkatësia etnike, kombëtare për shqiptarët ka qënë gjithmonë tipar thelbesor identiteti. Feja dhe tipare të tjera kanë qënë të dorës së dytë. Si një komb me tre-katër-pesë fe, shqiptarët e kanë pasur të pamundur të identifikohen me fenë.  Fatkeqesisht kjo eshte e vertete, e kemi lene ngahere Zotin ne dore te dyte, duke pretenduar se kemi vene atdheun ne radhe te pare. Ne fakt ne I kemi bere atdheut shume dem nga braktisja e fese se krishtere qe eshte edhe feja origjinale e sjelle nga Shen Pali, pas kyqezimit, vdekjes dhe ringjalljes se Jezu Krishtit. Nuk besoj se shqiptaret kane vezhguar testamentin e vjeter, megjithese ka gjasa qe meqense jemi te ardhur ndoshta si sternipa te Pelegut, sternipi i Noas, qe ishte nga trungu i Bishemit(djalit te mbare te Noas) mundet te kemi pasur traditen e Moisiut....Historianet skane shkruar gje per kete... Ky nuk është rast unikal (në botë ka shembuj të shumtë kombesh të përbëra nga popullsi të feve të ndryshme). P.sh? na jep ca shembuj te ngjashem...Personalisht mendoj se ata shqiptarë që kanë qënë më tepër shqiptarë se fetarë, kanë qënë më të moralshëm se të tjerët që kanë qënë më tepër fetarë se sa shqiptarë, pavarësisht se kjo është temë e gjerë për t’u diskutuar. Nuk eshte absolutisht e vertete, sic e thua edhe vete ti dhe dua te shtoj se kane qene pikerisht prifterinjte katolike shqiptare  njerezit qe mund te quhen si njerezit qe kane manifestuar vlerat morale me te larta nder vite. Te kujtohet si jepnin frymen e fundit kur i pushkatonte apo i fuste ne gjiriz te vdisnin ne tmerr fizik  regjimi komunist? “Per Fe e per Atdhe”, thoshin ata dhe jepnin grahmen e fundit duke thirrur rrofte Krishti Mbret! Pra Zoti  perpara gjithmone.  Po ashtu Nene Tereza thoshte se ishte shqiptare me gjak, indiane me qytetari  por  me zemer I perkiste Krishtit, duke nenkuptuar ketu, trupin mistik te Krishtit mbi toke,  ky trup  eshte komplet  humanizmi, edhe ti do apo s'do   je bashke me mua  pjese e trupit te Krishtit, sepse ashtu eshte krijuar bota, pavresisht se ti nuk e pranon kete te vertete :)
Së dyti, askush nuk mund të thotë që feja ka monopolin e moralit –Morali nuk eshte monopol. Morali eshte nje norme e caktuar te cilin Kisha e propozon dhe nuk e imponon. Kisha (flas per Kishen universale, ate katolike pra)  e udhezuar nga Shpirti i Shenjte na jep normat, ne bejme sic na do qejfi dhe ky quhet relativizem moral, diktati  i te cilit manifestohet sot perdite ne boten qe na rrethon,  pra qe cdo gje kalon dhe s'dot te thote qe feja keshtu apo ashtu…kupton , besoj…)  as feja e krishterë, as feja islamike, asnjë lloj feje. Njeriu fare mirë mund të jetë i moralshëm pa qënë nevoja të jetë fetar.Lutem shpjego se si mund te ndodhe kjo pa pasur nje baze origjinale, nga e morre ti psh jeten morale, nga prindrit dhe mesuesit e shoqeria, ata nga e morren, po prindrit e tyre e me radhe....pra e mira dhe e keqja jane si e bardha dhe e zeza, e kane nje baze..., pra me thuaj ku eshte baza e moralit, nga ka ardhur ky rregull I gjerave, si ka mundesi qe vrasja te quhet amorale…dikush mund t ethote qe vrasja eshte normale, pse ti e quan anormale psh spastrimin etnik, cte keqe ka do thote dikush, si e shpjegon ti, si ateist, faktin qe  e mira dhe e keqja  ndryshojne nga njera tjetra? ne kristianizem kjo shpjegohet me Ligjin natyral(Natural Law not the Law of nature....pra jo ligji natyror, por Ligji Natyral,qe shpjegon rendin e gjerave dhe ehste shkruar ne shpirtin e cdo njeriu)...  Në fakt, kur shtetet perëndimore u futën në rrugën e shtetformimit demokratik, ata e bënë këtë duke u shkëputur shtetin nga feja dhe duke bërë të vetin nocionin bazë të laicizmit, ose shtetit “sekular”.  Po dakord, sepse shteti mban rendin njerezor, bazuar primarisht mbi rendin Hyjnor.  Politikani nuk mund te jete udheheqes shpirteror sepse politikanet ne shumicen e rasteve  jane  genjeshtare e jo virtuoze... . Shteti më i madh demokratik i botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetet në kushtetutën e vet pikërisht te shkëputja e fesë nga shteti. Dhe Kushtetuta amerikane garanton barazine sepse thote jemi krijuar te barabarte nga Zoti dhe pervec presidentit te kohes se sotme qe e dredh muhabetin sic fryjne ererat, te gjithe presidentet s'e kane mohuar kurre rrenjen xhudeo-kristiane te shtetit Amerikan.Por mos kij merak se dhe ketij shteti qe po mohon Zotin dhe ka vrare permes abortit nje te treten e brezit te ri,  lejon relativizmin si baze e cdo gjeje, korrektesia politike mbizoteron, frika nder qytetare dhe indoktrnimi ne universitete eshte skandalisht prezent, po i vjen rrotull dicka e madhe, afer eshte....Romen nuk e shkateruan te huajt, u veteshkaterrua... E njëjta gjë ndodhi edhe në Britani – ku demokracia u vendos pasi monarkisë (kreut të fesë anglikane) iu hoq pushteti absolut dhe iu la një rol simbolik dhe protokollar..Po kjo ndodhi edhe në Francë, edhe në Gjermani, edhe në Itali, edhe në vendet Skandinave. Në këto vende vlerat morale janë relativisht të forta dhe të qëndrueshme, pa qënë nevoja që shteti dhe kombi të indentifikohet me fenë.  Madje në France, në Gjermani, në vendet Skandinave, në Britani, etj, përqindja e njerëzve që besojnë është më e vogël se e atyre që nuk besojnë. Per cfare vlera pozitive e ke fjalen ne keto vende? Nuk kam konstatuar ndonje vlere speciale qe ja kalon Amerikes ose Kanadase, te gjithe jane njelloj, sidomos ne luften kunder femres,femijes  dhe familjes vere re:  aborti legal, divorci ne ritme te pamatshme, kontracepsioni praktike e njohur, maredheniet seksuale per qejf jane bere normale, martesa konsiderohet gje e vjeteruar, per cilat vlera e ke fjalen…perparimi akademik eshte thjesht nje maske qe ska themele morale….mendoj se shteti duhet i ndare nga kisha por politikanet duhen te jene te krishtere perpara se te jene politikane...e kam fjalen per vendet perendimore, se per ato islamike nuk njohin shtet  demokracie.. Është qesharake që, në vend që të marrë në konsideratë këto shtete, artikullshkruesi sjell modelin e Serbisë dhe të Greqisë –pajtohem me ty ketu dy vende që vërtet e kanë identifikuar kombin e shtetin me fenë, por edhe që nuk shquhen për vlera demokratike dhe morale. Ne s’kemi nevojë të marrim mësime morale nga Serbia, të cilën shovinizmi i diktuar nga nacionalizmi ortodoks e çoi në masakrat më të shëmtuara në Europën e shekullit të njëzetë pas holokaustit. Nuk kemi nevojë të marrim mësim as nga Greqia, ku për një periudhë të gjatë shteti fetar u identifikua me një diktaturë fashiste, ndërsa më vonë, qytetarët e këtij shteti fetar u shquan për evazion fiskal dhe për vlera të dyshimta morale që e çuan ekonominë e vendit të tyre drejt katastrofës.ne fakt shumekush nder keto dy kombe  qe  si tradite kane krishterimin orthodox, nuk e jetojne krishterimin si doktrine dhe keshtu i kane sjell dem krishterimit ne pergjithesi....thjesht jane t ekrishtere nga tradita dhe mbase e mbyllin traditen me pagezimin se krishterimi ka ne baze dashurine per Zotin dhe njeriun....
Së treti, komunistët nuk zhdukën fenë – ata zhdukën fetë konvencionale (krishtërimin dhe islamin), të cilat i shihnin si rivale për pushtet, duke i zëvendësuar ato me një fe të re (komunizmin). Po, komunizmi nje fe ne kuptimin e nje diktature ideologjike, por kurresesi e krahasueshme me besimin shpirteror, ne anen mendore, trushplarje,por kurresei shpirterore, nese ti e ke pasur ndikim shpirteror nga komunizmi, eshte tjeter pune, por komunizmi eshte nje ideologji sic eshte edhe  ndonje fe jo e krishtere.. Në shumë elementë të tij komunizmi operonte si fe në pushtet. Ashtu si fetë paraardhëse, ai predikonte disa vlera morale, shumë prej të cilave ishin te shtrembëra – ashtu siç janë edhe një pjesë e madhe e vlerave morale që predikojne fetë monoteiste. Na  jep  dy a tri vlera morale te shtrembra te fese se krishtere....une nuk kam konstatuar asnje  vlere morale te shtrember ne mesimet e Kishes Universale(Katolike) , nese e ke fjalen per veprime njerezore amorale, ajo nuk eshte vlere.....dhe veprimet amorale apo te shtrembra jane prezente kudo se bota perbehet nga mekatare...vlerat  e propozuara ne dogma e doktrina jane tjeter gje...
Së katërti, askush nuk mund të thotë se bejlerët dhe skuta e puthadorësve që i shërbyen me devotshmëri Turqisë gjatë gjithë periudhës së pushtimit otoman ishin më të moralshëm se sa Rilindasit, që predikonin shqiptarinë si tipar më të përcaktues për shqiptarët se sa feja. Një pohim të tillë nuk mund ta thuash në asnjë formë, as në formën e sofistikuar që përpiqet ta thotë ky shkrim. Rilindasve ju kemi hua lidhur me punen atdhetare qe kane bere...pushofshin ne paqen hyjnore :-)...
Se pesti, nuk mund të thuash që fetë monoteiste, ashtu sic ushtrohen sot në të gjithë botën, janë indiferente ndaj parasë. Përkundrazi, mënyra se si përhapet evangjelizmi dhe teleevangjelizmi në SHBA,protestantet operojne kishat e tyre si korporata, e vertete eshte kane miliona,pasuria e pamatë e Vatikanit dhe Katolicizmit, je xheloz ?tithing is not a doctrine, but a spiritual obligation which christians keep when they can...  lidhja e ngushtë e qendrës së pushtetit të fesë islame (Arabisë Saudite) me paratë e naftës dhe pisllëqe të tjera, të gjitha të bindin se feja është një biznes i pastër (lexo “i ndyrë“) që ka për vlerë kryesore paranë, ndërsa virtutet e tjera i përdor si maskim ose si mjet për të arritur paranë. Ta konsiderosh fenë si të kundërtën morale të parasë është, në rastin më të mirë, naivitet dhe padituri.Mos is fut te gjithe ne nje qese. Ti nuk njeh asnje fe, infon mundet ta kesh jo te sakte, nuk mund te krahasosh kurresesi islamin me katolicizmin, MSNBC , CNN apo HUff Post nuk jane burimet me te sakta...!!! www.vatican.va is best source :-) check it out...
Se gjashti, nacionalizmi shqiptar në Kosovë nuk është i identifikuar ndonjëherë me fenë islame. Serbët bëjnë përpjekje maksimale për ta identifikuar nacionalizmin shqiptar me fenë islame, por kjo nuk do të thotë se kjo është e vërtetë. Të theksosh se nacionalizmi shqiptar është identifikuar me fenë islame do të thotë të përsërisësh një parrullë propagandistike serbe.Pajtohem kjo con uje ne mullirin e armikut 
Dhe së fundi një thënie nga Ludvig Fojerbah: “Kur morali mbështetet në teologji, kur e drejta vihet në vartësi të autoritetit hyjnor, atëherë gjërat më të pamoralshme, më të padrejta, më të turpshme mund të justifikohen dhe të zënë rrënjë. Ky Fojerbahu ja ka keputur kot,sepse ne fakt eshte komplet e kunderta, kur morali bazohet tek e verteta  HYJNORE, LEXO Thomas Akuinin, cdo gje eshte ne natural order , ne rrgullin natyral , kur morali behet arbitrar dhe kur ligjin e moralit e ve Maliqi(lexo nje njeri kapricioz) , atehere gjerat me te turpshme e me te padrejta justifikohen,si psh  gjerat me te cilat perballemi ne sot, si lufta kunder femres e femijes permes abortit, kontracepsionit, shakterrimi i familjeve,  mosrespektimi i marteses , jeta e shthurrur seksuale etj etj etj…  Në këtë rast morali i nënshtrohet arbitrarizmit pabazë të fesë.”Feja nuk ve moral arbitrar, ta kam thene shume here Kisha propozon te verteten, nuk e imponon ate te vertete.... Ledjan Prifti bën mirë t’i kërkojë gjetkë shkaqet e rënies morale të shoqërisë shqiptare. Lediani citoi Nolin fillimisht…. Ndoshta është mirë të rrëmojë te mendësia feudale dhe prapambetja në të cilën e la pushtimi otoman dhe islamizmi i tij; te shkatërrimi i mëtejshëm që i bëri edhe asaj pak ndjenje qytetarie që kishte mbetur komunizmi dhe enver hoxha, te paaftësia e politikanëve shqiptarë për të vendosur, krahas demokracisë edhe sundimin e ligjit the të rendit në Shqipëri, te korrupsioni i paparë i të gjithë shoqërisë shqiptare (jo vetëm i politikanëve dhe gjykatësve), te paaftësia për të bërë shtet dhe për të konceptuar mënyrën se si mund të bëhet shtet –Pajtohem  me keto konstantime…. por jo te një goditje imagjinare që i qënka bërë mbajtëses imagjinare të moralit – fesë. Pajtohem me Ledianin, larg Zotit afer Djallit....ne fund te fundit do kete o parajse o ferr...zgjedhja eshte e jona....

faleminderit qe e lexove deri ne fund  Beni dhe kushdo tjeter....me Benin e kisha por per shkak te germave blu se beja dot personale dhe mbase i ndihmon edhe dikujt tjeter ky informacion ketu...:)

Friday, September 13, 2013

Dëshmi për Shën Kostandinin, perandorin romak me gjak shqiptari

Kryqi nuk mund të përmendej si një gjë e këndshme midis Romakëve, të cilët  e shihnin atë  si një shenjë  fatkeqe , dhe siç  thotë Ciceroi , njeriu  i lirë nuk mund ta zinte me gojë atë fjalë.


Megjithatë ,Perandori Konstandin ia  atribuoi fitoren e tij në fushat e Kuintianit , pranë urës së Milviusit, Kryqit të krishterëve , mbishkrimin e te cilit e gjejmë poshtë statujës së tij, statujë me të ciliën  Senati  romak e nderoi perandorin Konstandin.  -Kjo sipas dëshmisë së shkruar të   historianit Eusebius.  Historiani gjithashtu  përmend se në triumfin e tij , ai nuk  ngjiti malin  e  Kapitolit për të ofruar dhurata dhe flijime për perënditë e rreme sipas zakonit të paraardhësve të tij , por " përmes mbishkrimit të shquar ,  duke shpallur kështu  fuqinë e shenjës shpetimtare të Krishtit"


 Një  dokumenti nga Kodinusi na siguron  se Kostandini  beri që kryqi , të cilin ai e kishte parë në vizionin e tij mrekullues, ngadhënjyes  a lartësuar në ajër , të ngrihej madhështor në sheshin kryesor të Konstandinopojës. Ai gjithashtu ngriti në sallën kryesore të pallatit të tij në Kostandinopojë , një figurë e madhe të kryqit , ashtu si e  kishte parë në qiell , dhe nga fuqia e të cilit  ai kishte qenë fitimtar në betejë . Kjo,   jo vetëm monograma  pra, por edhe figura e kryqit ishin  vendosur në Labarum dhe është e qartë nga përshkrimi i Eusebiusit  por  edhe nga medaljet e lashta në të cilat figura e kryqit është  shumë mirë e përfaqësuar.

Figura dhe shenja e kryqit natyrisht ishin nderuar që përpara Konstandinit,  nderim që ishte ardhur si rrjedhojë e asaj cfarë kishin trashëguar besimtarët dhe kisha nga apostujt.  Shënjtori  Efrem thotë se: " Të krishterët  lyenin  ose vendosnin në dyert e tyre një  kryq të çmuar dhe jetëdhënës ." Figura e kryqit gjendet  zakonisht në varret e të krishterëve primitivë po ashtu.

Eusebiusi na siguron se   informacionin që na ka lënë me shkrim  e ka marrë nga goja e vet Konstandini  i cili konfirmoi të vërtetën e tregimit të tij  me një betim solemn . Ky perandor i shoqëron me fuqi dhe zë të lartë fitoret e tijpermes  kësaj shenjë  të mrekullueshme të Kryqit , i cili duket edhe nga mbishkrimet e ndryshme nga  figura  të cilat ai ngriti në vende publike si  edhe nga disa medalje të cilat ai dhe pasardhësi i tij  i  prenë per perandorinë.

Laktantiusi , i cili ishte instruktor I Krispus  Cezarit , birit  të Kostandinit , ka thënë se  Konstandini ia atribuoi fitoren e tij  mbi Maxentiusin vizionit të mrekullueshëm të Kryqit , vision që ai e pati përpara betejës.  Philostorgius , një historian Arian bashkëkohor , në fragmente të caktuara të historisë per Konstandinin, fragmente që u ruajtën  nga Fotiusi , duke e përshkruar vizionin Konstandini e Kryqit në ajër , thotë se shenja qiellore zgjatej shumë  gjerë në lindje me një dritë të mrekullueshme , dhe me mbishkrimin vijues:,"Përmes këtij (kryqi)  sundo” . " Në disa medalje të lashta kjo  është shprehur  keshtu në latinisht : “in hoc victor Eris “.


(Adaptuar nga jeta e etërve tanë, dëshmorët, dhe shenjtorët e tjere kryesore , nga Rev Alban Butler, Vol IX, D. & J. Sadlier  , Nju Jork, 1821 , faqe 656-657 )
perktheu nga anglishtja 

Merita Bajraktari