Sunday, July 20, 2014

PROBLEMI I QËLLIMIT të Jetës

I. PROBLEMI I QËLLIMIT të Jetës
Për njeriun që vëzhgon, njeriu (qenia njerëzore) është një kuriozitet. Ai (njeriu)
jeton në dy botë në të njëjtën kohë, dhe kjo jo si një qenie që
i takon vec një botë dhe thjesht gjendet i lidhur në
një tjetër, por si një qenie që i përket në thelb të të dyja
botëve. Hyji(Perëndia) që i vetëm, (pa ndihmë) ekziston në të drejtën e Tij, i cili është i gjithëditur dhe i gjithë-fuqishëm, dhe që ekziston pa hijen e
kufizimeve, i bëri të gjitha gjërat. Duke marrë parasysh të gjtiha qeniet që Hyji (Perëndia) ka krijuar ( ka bërë), ne gjejmë dy kategori të gjera në këtë akt krijues, pra shpirtin dhe materien.
Shpirti është qenia që ka fuqinë e njohjes dhe të vullnetit.
Materia është qenia që nuk i ka këto kompetenca.
Ka një dallim shumë të qartë mes tyre gjtihashtu, por më pak të rëndësishëm mes tyre: materia mund të perceptohet nga shqisat, shpirti nuk mund të perceptohet nga to.
Mes krijesave të Hyjit ( Perëndisë) ka disa që janë thjesht shpirtërore (frymë e pastër) - sic janë engjëjt - me asnjë pjesë materiale.
Ka disa krijesa që janë thjesht materiale - si kafshët, bimët, gurët dhe pjesa tjetër materiale e universit - me asnjë pjesë shpirtërore.
Ndërmjet atyre të dy grupimeve, shpirtit dhe materies pra, gjendet njeriu (qenia njerëzore). Vetëm në të (tek njeriu pra) shpirti dhe materia janë bashkuar e bashkëjetojnë : me shpirtin e tij ai është një shpirt sc janë
engjëjt : me trupin e tij ai (njeriu, qenia njerëzore) është pjesë e universit material.
Dhe, siç tashmë është thënë, ai takon të dy botëve përmes
esencës së tij. Ai nuk është thjesht një shpirt që është për momentin
lidhur tek ose i lidhur në një trup. Eshtë në natyrën e njeriut (qenia njerëzore pra) që të jetë një bashkim i materies dhe shpirtit. .....
(Fragmenti është marrë nga fillimi i librit "Një Hartë e Jetës" shkruar nga Frank Sheed. Kapitulli i pare titullohet " Problemi i Qëllimit të Jetës. Përktheu në shqip nga anglishtja Merita B.McCormack)