Tuesday, May 19, 2020

TEATRI - Ta Bejme Shqiperine si Gjithe Europa


TEATRI… Ta bejme Shqiperine si Gjithe Euro

Shkruan: Merita B. McCormack- Uashington DC/*
(Botoi Gazeta "Dielli" New York, SHBA, 18 Maj 2020)
Diten e Diel, me daten 17 maj 2020, ne oret e para te mengjesit, sipas lajmerimit nga Zeri I Amerikes, nga Tirana, Forcat Policore te Qytetit te Tiranes nderhyne me shpejtesi te papare dhe me nje efektivitet te plote, duke vene barrikada rreth teritorit te nderteses historike te Teatrit Kombetar dhe duke i perzene protestuesit qe ishin aty, pa kontrolluar nese kishte apo jo njerez brenda. Fadroma goditi muret dhe brenda pak castesh nje re e madhe pluhuri mbuloi sheshin Skenderbej ne Tirane. Ne SHBA ishte duke u afruar mesnata dhe ne Tirane ishte agim. 
Gazetari  Ilirian Agolli , ishte i vetem  tek filmonte dhe ju kerkonte policeve te lejohej te afrohej per filmime, ai  e solli direkt lajmin per ne. Zeri i Amerikes na beri te mundur te shihnim me dhimbje se si ne menyre te rrufeshme u shkaterrua  ndertesa e Teatrit dhe si u perndoq grupi protestues dhe se sa e panevojshme ishte kjo menyre.
Personalisht kam ato kujtime qe kam, si spektatore , si artdashese dhe si shqiptare. 
Per shume te tjere ka kujtime te ndryshme, sipas integrimit e pjesemarrjes ne Teater si shikues, artdashes, apo si punonjes. Per te gjithe ndjesia eshte e ndryshme. Nuk eshte fjala per tullat e llacin, nuk eshte fjala per nje gje teknike.  
Per Aleancen per Mbrojtjen e Teatrit ka mese dy vjet e gjysem qe eshte shnderruar ne ceshtje jetike dhe nje ceshtje tashme qe prek cdo qytetar te Tiranes e gjithe popullin shqiptar. 
Flitet per disa gjera dhe do mundohem ti rendit me poshte e shkurtimisht
Se pari per Tiranen e tiranasit (tironsit), ne vecanti, eshte nje ndertese e para komunizmit dhe paraqet dicka unike Tiranase, qe ka te beje me themelimin e qytetit e zhvillimin e tij si kryeqytet por edhe me lidhjen shpirterore, pasi tironsit kane qene ata qe ishin me shpirt antikomuniste dhe kozmopolitane. Prishja e teatrit, mes shume te tjerave, ju theu edhe kete lidhje qe kishin me periudhen parakomuniste.
Se dyti, Teatri paraqet e pasqyron vlera te medha historike per artin e kulturen shqiptare ne pergjithesi e jo vetem perTiranen.  Per vlerat arkitetkurore e artistike te teatrit kane deshmuar  eksperte vendas e te juaj si edhe disa organizata nderkombetare.  Mirepo kjo nuk eshte marre parasysh nga autoritetet qeveritare qe morren persiper ta shkaterrojne dhe hajdutce, ne momentin me delikat, kur njeriun e lodh gjumi i humbur dhe eshte disi i rraskapitur. 
Se treti, qendresa e aktorve dhe e qytetareve erdhi natyrshem, e pasponsorizuar nga parti politike, megjithese mund te kete pasur perpjekje monopolizimi, por kjo levizje eshte e paster nga influencat e parrallinjve, e atyre qe quhen “movers and shakers” qe nuk i mungojne Shqiperise. Kjo levizje eshte reflektim i ndergjegjjes qytetare. 
Se katerti, mos perfshirja e komunitetit nderkombetar me thelbin e ceshtjes ne fjale tregon se  ata kane besim tek Shqiptaret dhe se shqiptaret duhet e do t’ja dalin vete. Megjithese ne disa momente nje mesazh mbeshtetes e ndonje nderkombetari, perfshi edhe ambasaden amerikane  do te ishte shume e mirepritur. Jam e sigurt qe me shume do jene shqetesuar nderkombeateret per mungesen e distancimit social ne kete proteste sot!! 
Se pesti, kjo Aleance per Mbrojtjen e Teatrit i ka dhene udhe nje ceshtjeje me te madhe e me te qendrueshme e me perspektive qe megjithese duket e pashprese, mendoj se duhet te marre kreditin e duhur. Protesta e sotme ne Tirane ishte deshmuese e asaj qe do te vije me pas. Qytetaret po marrin (e duhet ) te marin fatin e tyre ne duart e veta. Reagimi qytetar ndaj nje akti te qeverise duhet te jete gjithnje parametri kyc ne  menyren e drejtimit dhe llogaridhenia ndaj popullit duhet te jete e vazhdueshme, e shpeshte dhe te percaktoje qendrimin apo jo ne pushtet te tyre. Kur populli reagon, e reagon fuqishem, qeveria duhet te degjoje e duhet te mbaje shenime e dueht te permiresoje punen ,jo te shtype  e te diktoje veprimet qeveritare. Sepse populli e paguan qeverine e jo anasjelltas. Prandaj, kjo proteste e udhehequr nga aktore e aktiviste tiranas duhet te mbeshtetet nga gjithe ppulli dhe t’i sherbeje demokratizimit e lirise se individit dhe te shoqerise. Prandaj ato qe u thane per tridhjete vite “E duam Shqiperine si Gjithe Europa”, tashme, me vend eshte zevendesuar me togjfaleshin “Ta bejme Shqiperine si Gjithe Europa”. Dhe kjo do behet sepse duan shqiptaret ta bejne. Ku ka nje qellim te mire, ku ka shqiptare te mire, ka gjithmone edhe nje rruge te mire. Shqiperine do ta bejne si Europa vetem  Shqiptaret e mire. Aleanca per mrojtjen e teatrit eshte e perbere nga shqiptare te mire. Le ti mbeshtesim e le ti japim ate qe ne mundemi per nje Shqiperi te mire!  Jemi me ju!   
*Merita B. McCormack eshte anetare e Kryesise se Vatres,  qe jeton  e punon ne Uashington DC, SHBA