Friday, September 13, 2013

Dëshmi për Shën Kostandinin, perandorin romak me gjak shqiptari

Kryqi nuk mund të përmendej si një gjë e këndshme midis Romakëve, të cilët  e shihnin atë  si një shenjë  fatkeqe , dhe siç  thotë Ciceroi , njeriu  i lirë nuk mund ta zinte me gojë atë fjalë.


Megjithatë ,Perandori Konstandin ia  atribuoi fitoren e tij në fushat e Kuintianit , pranë urës së Milviusit, Kryqit të krishterëve , mbishkrimin e te cilit e gjejmë poshtë statujës së tij, statujë me të ciliën  Senati  romak e nderoi perandorin Konstandin.  -Kjo sipas dëshmisë së shkruar të   historianit Eusebius.  Historiani gjithashtu  përmend se në triumfin e tij , ai nuk  ngjiti malin  e  Kapitolit për të ofruar dhurata dhe flijime për perënditë e rreme sipas zakonit të paraardhësve të tij , por " përmes mbishkrimit të shquar ,  duke shpallur kështu  fuqinë e shenjës shpetimtare të Krishtit"


 Një  dokumenti nga Kodinusi na siguron  se Kostandini  beri që kryqi , të cilin ai e kishte parë në vizionin e tij mrekullues, ngadhënjyes  a lartësuar në ajër , të ngrihej madhështor në sheshin kryesor të Konstandinopojës. Ai gjithashtu ngriti në sallën kryesore të pallatit të tij në Kostandinopojë , një figurë e madhe të kryqit , ashtu si e  kishte parë në qiell , dhe nga fuqia e të cilit  ai kishte qenë fitimtar në betejë . Kjo,   jo vetëm monograma  pra, por edhe figura e kryqit ishin  vendosur në Labarum dhe është e qartë nga përshkrimi i Eusebiusit  por  edhe nga medaljet e lashta në të cilat figura e kryqit është  shumë mirë e përfaqësuar.

Figura dhe shenja e kryqit natyrisht ishin nderuar që përpara Konstandinit,  nderim që ishte ardhur si rrjedhojë e asaj cfarë kishin trashëguar besimtarët dhe kisha nga apostujt.  Shënjtori  Efrem thotë se: " Të krishterët  lyenin  ose vendosnin në dyert e tyre një  kryq të çmuar dhe jetëdhënës ." Figura e kryqit gjendet  zakonisht në varret e të krishterëve primitivë po ashtu.

Eusebiusi na siguron se   informacionin që na ka lënë me shkrim  e ka marrë nga goja e vet Konstandini  i cili konfirmoi të vërtetën e tregimit të tij  me një betim solemn . Ky perandor i shoqëron me fuqi dhe zë të lartë fitoret e tijpermes  kësaj shenjë  të mrekullueshme të Kryqit , i cili duket edhe nga mbishkrimet e ndryshme nga  figura  të cilat ai ngriti në vende publike si  edhe nga disa medalje të cilat ai dhe pasardhësi i tij  i  prenë per perandorinë.

Laktantiusi , i cili ishte instruktor I Krispus  Cezarit , birit  të Kostandinit , ka thënë se  Konstandini ia atribuoi fitoren e tij  mbi Maxentiusin vizionit të mrekullueshëm të Kryqit , vision që ai e pati përpara betejës.  Philostorgius , një historian Arian bashkëkohor , në fragmente të caktuara të historisë per Konstandinin, fragmente që u ruajtën  nga Fotiusi , duke e përshkruar vizionin Konstandini e Kryqit në ajër , thotë se shenja qiellore zgjatej shumë  gjerë në lindje me një dritë të mrekullueshme , dhe me mbishkrimin vijues:,"Përmes këtij (kryqi)  sundo” . " Në disa medalje të lashta kjo  është shprehur  keshtu në latinisht : “in hoc victor Eris “.


(Adaptuar nga jeta e etërve tanë, dëshmorët, dhe shenjtorët e tjere kryesore , nga Rev Alban Butler, Vol IX, D. & J. Sadlier  , Nju Jork, 1821 , faqe 656-657 )
perktheu nga anglishtja 

Merita Bajraktari 

No comments:

Post a Comment