Ndërkohë Tetarku Herod Antipas, në kundërshtim me të
gjitha ligjet hyjnore dhe njerëzore , morri per grua Herodian, që ishte gruaja e vëllaut të tij, Filipit, i cili
ishte ende gjallë. Shën Gjon Pagëzori me guxim të madh e qortoi Herodin, që rrëmbeu kunatën, nxitur nga oreksi i syrit dhe
epshit seksual. Shën Gjoni e qortoi duke i kujtuar Herodit se ai po shkaktonte
skandal me këtë vepër të incestit dhe tradhëtisë bahskëshortore. Herodi u zemërua
me kritikën dhe e burgosi shenjtin.
Rreth një viti pas burgimit të Shën Gjonit, Herodi dha një mbrëmje argetuese te tipit ekstravagant
për parinë e Galilesë. Saloma, e bija e Herodias, fëmijë e indur nga martesa
e saj me Filipin, bashkëshorti i saj i ligjshëm, bëri një shfaqje vallëzimi dhe kaq shumë i pëlqeu
Herodit ky vallëzim sa që ai i premtoi asaj se do t’i jepte çdo gjë ajo do kërkonte
. Në këtë moment Saloma u
konsultua me nënën e saj se çfarë
duhej të kërkonte. Herodia udhëzoi
vajzën e saj të kërkojë vdekjen e Gjon Pagëzorit dhe e bindi vajzën e re
për ta bërë pjesë të peticionit
saj që koka e të burgosurit duhet
të sillej menjëherë pas vdekjes në një pjatë. Kjo kërkesë e çuditshme e trembi
edhe tiranin vetë , por ai dha urdhër sepse kishte krenari te sëmurë
dhe s’e kthente dot premtimin, dhe
keshtu ai dërgoi një prej rojeve te tij për t’i prerë kokën shenjtit. Po ashtu ai dha urdhër që t’i sillnin kokën e
tij mbi një pjatë dhe t'ia japin atë Salomës, e cila ia shërbeu
në pjatance nënës së vet.
Shënjtori Jeronim ka shkruar se Herodia ishte bërë si e çmendur, kishte humbur sensin e humanitetit, dhe sa herë kalonte para kokës së Shenjtorit Gjon, e shponte gjuhën e tij të shenjtë me një karficë flokësh. Kështu pra, vdiq pararendësi i madh i Shpëtimtarit tonë të bekuar , rreth dy vjet dhe tre muaj pas hyrjes së tij në shërbesën publike , rreth një vit para vdekjes së Jezu Krishtit.

(Marrë pjesërisht nga libri "Jetët e shenjtorëve" nga
Alban Butler )
Përktheu nga anglishtja në shqip
Merita Bajraktari- McCormack ©
No comments:
Post a Comment