Tuesday, August 27, 2013

Dita perkujtimore e Shenjtores Monika-Nena e nje nder shenjtoreve me te njohur-Shen Agustini...Doktor I Kishes

Shën Monika ishte fëmijë e prindërve të krishterë lindi  në Tagaste, Afrikën e Veriut, në vitin 333 pas Krishtit; Vdiq në Ostia, pranë Romës, në  vitin 387 (pas Krishtit). Shumë  pak dihet për fëmijërinë e saj. Ajo u martua tepër e re me  Patritius-in i cili kishte një pozitë të lartë  zyrtare në Tagaste. Ai ishte një pagan, dhe ashtu si shumë te tjerë në atë periudhë, feja e tij nuk ishte më shumë se një emër; Ai ishte i paduruar, ishte i dhunshëm dhe thuhet  se ka qenë tejet i cthurrur. Rrjedhimisht jeta bashkeshortore e Monikës ishte larg nga të qenit një njeri i lumtur,  aq me teper që ajo s'kishte ndihmen e vjehrres se saj, nënës së  Patritius-it  e cila  kishte te njëjtën natyrë si i biri i saj. Mes Monikes dhe Patritiusit, si burre e grua, ishte një e care e madhe, si humnere,  por veprat e saj bamirese dhe sjellja e saj ngjallnin respekt. Lutjet qe ajo bënte dhe veprat e mira,  megjithese e irritonin disi Patritiusin, ai pikërisht për ato gjëra thuhej se e kishte njefare nderimi për  të shoqen. Monika nuk ishte  vetem një kujdestare e  Tagastes, jeta martesore e se cilës ishte plot probleme,  por ajo  me ëmbëlsinë e saj dhe durimin e pashoq,  ishte në gjendje për të ushtruar një veper të vërtetë apostolike ndër  gratë dhe nënat e qytetit të saj ; ato të gjitha e dinin se ajo vuante si ato, por nuk e shprehte kurre dhe nuk ankohej, dhe fjalët e saj dhe shembulli  i saj i lutjeve dhe kembëguljes kishte një efekt të madh ndër to.
Nga  martesa me Patrititusin Monika u bë nenë e tre fëmijëve, Agustini me i madhi, Navigiusi femija i dytë, dhe një vajzë, emri i të cilës ishte Perpetua. Monika nuk kishte  mundur  t’i  pagëzonte  fëmijët e saj se s’i jepte leje Patritiusi i cili nuk deshironte pagëzim për ta, dhe pikëllimi i saj ishte shumë i madh kur Augustini u semur rëndë; në ketë situatë fatkeqe , ajo iu lut Patritiusit për të lejuar   pagëzimin e djalit dhe ai ra dakord, por Agustini u sherua dhe Patritiusi e tërhoqi pëlqimin e tij ne moment. Ankth i madh e kaploi Monikën kur Augustini u rrit e morri rrugën e keqe.  Ai ishte kokëfortë dhe, siç vetë ai na tregon, ishte tejet dembel. Ai u dërgua në Madaura për shkollë dhe Monika  luftoi me lutje të jashtëzakonshme për shpirtin e djalit të saj. Një ngushëllim i madh iu dhurua asaj - si për kompensim ndoshta për të gjitha c’po kalonte me djalin Agustin- dhe ky ngushëllim kishte te bente me Patritiusin, i cili u konvertua, u pagëzua dhe u bë  i krishterë. Ndërkohë, Agustini ishte në  Tunizi për të ndjekur studimet e tij, dhe këtu ai ra në mëkat të rëndë. Patritiusi vdiq shumë shpejt, pothuajse pas  hyrjes në familjen  e madhe Katolike dhe Monika, tashmë vejushë , vendosi  që të mos ri-martohej por t'i perkushtohej siç ishte deri atëherë, familjesse saj. Në shkollë  Agustini ishte bërë një nxënës i prapë, ndiqte femrat, dhe sa herë vinte në shtëpi per vizitë ai  fliste  kundër Kishës e kristianizmit, dhe bënte kaq sherr sa që e ëma, Monika njëherë e përzuri nga tavolina. Por ajo pati një vizion të çuditshëm, vision i cili e bëri Monikën ta thërresë djalin përsëri në tryezë. Pas këtij vizioni e rikthimi në tryezë, ajo shkoi për të parë një peshkop të respektuar , një peshkop me natyrë shenjtori, emri i të cilit nuk është dhënë nëpër libra, por ai peshkop e ngushëlloi Monikën me fjalët tashmë të famshme: "fëmija i këtyre lotëve kurrë nuk do të humbasë."
Nuk ka asnjë histori më prekëse në analet e shenjtorëve sesa  ajo e  Monikës e cila e  ndoqi djalin e saj të prapë në Romë,  por kur ajo arriti aty, Augustini  kishte shkuar tashmë në Milano per t'ju dredhur s’e emës, por ajo e ndoqi edhe aty. Këtu ajo gjeti Shën Ambrozin dhe nëpërmjet tij ajo përfundimisht pati gëzimin e parë, kur   Augustini, pas shumë vitesh  rezistence , ndaloi dhe u “zbut”….. Nëna dhe djali kaluan gjashtë muaj të paqes së vërtetë në Kassiakum; Pas këtyre gjashtë muajve së bashku me nënën  Agustini u pagëzua në kishën e Shën Gjon Pagëzorit në Milano. Afrika i thërriste dhe  ata u nisën për udhëtimin e tyre, duke ndaluar në disa qytete  dhe në Ostia. Këtu vdekja e morri Monikën dhe faqet e librit famoz "Rrëfimet"  e Shen.Agustinit u shkruan si rezultat i emocioneve të tij,  përjetuar  në ato momente kur nëna e tij  e shumë vuajtur dha lamtumirën.

Shën Monika u varros në Ostia, dhe në fillim  thuajse u harrua edhe pse  trupi i saj u çvarros gjatë shekullit të gjashtë dhe u rivarros në një dhomë te nëndheshme,  fshehur në kishën e Shën Aureusit. 

Rreth shekullit të trembëdhjetë,  për shak të mrekullive dedikuar asaj, kulti i Shën Monikës filloi të përhapet shpejt dhe një festë në nder të saj u vendos për cdo  4 maj. Në vitin 1430 Papa Martini i V-të urdhëroi që reliket e saj të sillen në Romë. Shumë mrekullira kanë ndodhur gjatë viteve në vazhdim dhe kulti i  Shën Monikës u rrit e u zgjerua. Më vonë Kryepeshkopi i Rouen-it, kardinali d'Estutevij, ndërtoi një kishë në Romë për nder të Shën Agustinit dhe  aty janë depozituar  edhe reliket e Shën Monikës në një kishëz, në të majtë të altarit të lartë.  Ne shekullin e 16-te lutjet  ndaj saj u perfshinë në lutjet zyrtare që përdor Kisha Katolike. Në vitin 1850 , në Dioqezën e Zojës Sonë, Sion,  Francë, u krijua një shoqatë e nënave të krishtera nën patronazhin e Shën Monikës ; objekt i saj ishte lutja e përbashkët për djemtë dhe burrat, të cilët kishin humbur rrugën e drejtë  të pastertisë morale e kishin rënë në mëkatet e tradhëtisë bashkeshortore, seksit të tepruar, epshit, dhunes e huqeve të  tjera të këqia….. Kjo shoqatë  në vitin 1856 u  ngrit në rangun e një arç-konnfraterniteti dhe u përhap me shpejtësi të madhe në të gjithë botën katolike. Degët e para u krijuan në Dublin, Londër, Liverpul, Sidni, dhe Aires. Eugjeni I  IV-te kishte krijuar një Konfraternitet të ngjashëm  kohë më parë.
Perktheu nga anglishtja Merita Bajraktari ©
Teksti origjinal në anglisht marrë nga EWTN.COM

27 Gusht 2013

No comments:

Post a Comment