Wednesday, August 28, 2013

Vonë të kam dashur ty!!!

Vonë  të kam dashur, o Bukuri kaq e lashtë dhe kaq e re, vonë të  kam dashur ty!!!

Për festën e Shën Agustinit

Shën Agustini i Hippos - At i Hershëm i Kishes dhe Doktor i Kishës 

Në këtë fragment te famshëm nga Rrëfimet e tij (Lib. 10, 26 37-29, 40:. CSEL 33, 255-256), Shën Augustini, ashtu si Xhobi përballet me problemin e fatkeqësisë, vuajtjen, gjykimin, dhe trishtimin që vjen nga mungesa e dukshme e Zotit në kohë  veshtirësie. "Vonë te kam dashur", lexohet në festën e Shën Agustinit, cdo 28 gusht, duke  vajtuar kështu  një peshkop që nuk iu dha besimit dhe pagëzimit deri në të tridhjetat e tij, entuziazmi  i të cilit për gjërat materiale (gjerat e krijuara të kësaj bote) e mbajtën atë  mbrapa dhe nuk iu dha Krijuesit që më parë. Por tani, pasi ndjeu aromën e së Vërtetës së Zotit dhe  shijoi Bukurinë ai  regëtin për Perëndinë dhe digjet për paqen që vetëm Ati i zotit tonë Jezu Krisht mund të ofrojë. Ai e gjen paqen e tij për të bërë vullnetin e Perëndisë dhe duke qenë shërbëtori i tij. Kjo përzgjedhje shfaqet në Zyrën Romake e leximeve për të mërkurën e javës së 8-të në kohë të zakonshme, me leximin shoqërues biblik nga Xhobi 7:1-21 (ky paragraf  është marrë nga shkrimet e Dr.Marcellino D'Ambrossio botuar në  http://www.crossroadsinitiative.com 



      Ku duhet të te gjeja ty në mënyrë që të bëja  mik  më së  pari? Ti nuk mund të kesh qenë në kujtesën time para se unë mësova të njihesha me ty . Ku mund të  të gjeja  unë ty që të mësoja prej teje, nëse  nuk të gjeja  brenda teje, shumë më lart se mua? Fjala "vend" nuk ka asnjë kuptim këtu; ne mund të udhëtojmë larg prej teje ose drejt teje, por “vend”  ama nuk  gjendet asgëkundi. O e Vërtetë, ti ke  sovranitet mbi të gjithë ata që kthehen tek ti, për të dëgjuar këshillën tënde dhe për të gjithë ti ke gjithnjë kohë t’ju përgjigjesh njëherazi, pavarësisht  larmishmërisë  së kërkesave e ankesave të tyre.

Reagimi jot është shumë i qartë e i kthjellët, por jo të gjithë e dëgjojnë atë në mënyrë të qartë. Ne të gjithë apelojmë tek ti lidhur me ç’ka duam, por jo gjithmonë të gjithë  ne dëgjojmë atë që  duam të dëgjojmë. Shërbëtori yt më i mirë është ai që  nuk synon të dëgjojë nga ti çfarë përputhet me vullnetin e tij  personal, por që është gati ta kthejë vullnetin e tij kah teje e të bejë atë që ai ka dëgjuar nga ti.

Vonë  të kam dashur, o Bukuri kaq e lashtë dhe kaq e re, vonë të  kam dashur ty!

Ja,  të kisha brenda vetvetes sime,
Por tek rrija jashtë,  kërkoja kot…
Mbi gjërat që ke krijuar aq bukur
Unë  shkela,u nxitova e me turr vrapova….
Kështu u deformova....

Ti ishe me mua, por unë nuk isha me ty.
Ato që më mbajtën jashtë e larg  teje
Ishin  gjëra të cilat nuk kanë ekzistencë,
Nëse nuk janë  të tuat ato nuk janë brenda teje.

Ti më thirre, më bërtite, depërtove permes shurdhësisë sime;
Ti ndeze, flakërove dhe e syrgjynose verbërinë time;
Ti më dhe aromën tënde, unë u shtanga, dhe tani unë regëtij për ty;
Të kam shijuar, dhe tani kam uri dhe etje për ty;
Ti më  preke mua, dhe unë  u pervëlova prej  paqes tënde.

Kur më në fund, të jem  plotësisht i kapur dhe i ngjitur  pas teje,  me tërë qenien time nuk do të jem më  në dëshpërim, nuk do të vuaj e cfilitem; jeta ime do të jetë me të vërtetë e gjallë, dhe unë do jem i gjallë, sepse do jem i mbushur me ty. Por në këtë moment është ndryshe. Çdokush që ti e plotëson në shpirt, ti po ashtu e ekzalton, por unë nuk jam ende  i plotësuar në atë formë, dhe kështu që unë  i jam bërë barrë vetes sime. Shijimet (trupore) për të cilat unë duhet të qaj me lot, bëjnë  beteja  me dhimbjet(durimet)  që unë kam, dhimbje këto që duhet të jenë shkaqe gëzimi dhe unë nuk e di se kush do  ta fitojë  betejën. Por unë gjithashtu shoh që brengat(gezimet e trupit) që janë e keqja ime, të jenë në luftë  me gëzimet(largimi nga vesi) që janë shkak i së  mirës, dhe unë nuk e di se cili do të fitojë luftën e ditës. Kjo është agoni, o Zot, të të vijë keq për mua! Është agoni! Shih, unë nuk i fsheh plagët e mia, ti je mjeku unë jam i sëmuri, ti je meshirëploti unë  kam nevojë për mëshirën tënde…..

A nuk është jeta e njeriut në tokë një kohë  provimi? Kush do dëshironte  të kishte probleme dhe vështirësi? Ti na urdhëron t’i durojmë ato, por jo t’i duam ato. Askush nuk e do atë që ai ka për ta duruar, madje edhe nëse dikush e do durimin, sepse ai mund të gëzohet në fuqinë e tij për të duruar, ai do të preferonte që të  mos ketë asgjë që kërkon durim në jetën e tij. Në rrethana të pafavorshme unë kërkoj begati, dhe në kohën e begatisë kam tmerr fatkeqësinë. Çfarë zgjidhje të mesme(balancë) ka në mes të këtyre dyjave, ku jeta e njeriut mund të jetë e lirë nga vuajtja? Keq për prosperitetin e menjëhershëm të kësaj bote, dhe keq përsëri, për frikën ndaj fatkeqësive dhe gëzimeve kalimtare! Por mjerë, mjerë dhe përsëri  mjerë për  fatkeqësitë e kësaj bote që shkaktohen nga zilia ndaj atyre që kanë fat të mirë,  nga vështirësitë e fatkeqësive vetë, dhe  mjerë per ata që kanë frikë se ju mbarohet durimi përgjatë vuajtjes.

A nuk është jeta e njeriut në tokë një kohë e e provimit pa afat?

Unë vë shpresat e mia  mbi ty  o Zot dhe mbi mëshirën tende jashtëzakonisht të madhe.

Shën Agustini , Doktor i Kishës
Festa  më 28 Gusht
Përktheu nga anglishtja sipas postimit origjinal te Dr.Marcellino D'ambrossio ne:
http://www.crossroadsinitiative.com


Merita B. McCormack


Te drejtat e perkthimit e ribotimit ne shqip: Merita Bajraktari -McCormack©

No comments:

Post a Comment