Tuesday, August 13, 2013

Pse ne shqiptaret kritikojme te tjeret kaq shume?

Nga Merita Bajraktari
Uashington DC
13 Gusht 2013

E keni vene re qe ne shpesh kritikojme te tjeret? Ne   kritikojme personat qe kemi perpara syve cdo dite, si bashkeshortet, femijet, gjykojme e kritikojme ata qe kemi rreth e rrotull ne pune, flasim keq per komshinjte e shoqerine kur s'jane ne prezencen tone, bejme fjale e thashetheme per te afermit, vjehrrat, vjehrrit, kunatat, kuneterit, shoqerine, mesuesit e femijeve, dhe sidomos per bosat qe na japin rrogat....Nder shqiptaret kjo eshte nje dukuri prezente dhe e perditshme. Eshte e pamundur qe nder ne shqiptaret te jetohet pa thashetheme dhe kritika....Dhe jo vetem nder shqiptaret, por ne gjithe kombet kjo eshte pjese e jetes, por meqe vete jam shqiptare,po ndalem ne gjakun tone. Fakti qe ne kritikojme ne menyre konstante eshte i pakundershtueshem. Aresyet qe ne kritikojme dhe menyrat si e shprehim kriticizmin jane te shumellojshme. Per momentin le te ndalemi tek disa prej tyre.

Para se te sjell disa prej tyre, dua te theksoj se nuk jam profesioniste ne kete fushe dhe nuk sugjeroj qe ky shkrim te perdoret si material mbeshtetes ose analizues profesional, por nese dikush e gjen me vlere per veteveten, jeni te lire ta ribotoni, shperndani e perdorni sipas deshires.

Le t'i kthehemi metodave dhe aresyeve qe "justifikojne" sjelljet tona kritikuese.

Per shembull shpesh shohim e degjojme se si tifozet e skuadrave te ndryshme te futbollit te kritikojne e bejne zhurme te madhe , kur vete tifozet s'jane ne gjendje te hedhin topin nga njera porte ne tjetren, por ama gjykojne si profesioniste se si duhej ta kishte gjuajtur topin "x" apo "y" lojtar. Ne vend qe  (ne te gjithe)  te gezojme faktin qe po shohim nje ndeshje te mire futbolli, shpesh themi apo degjojme fjalet " ah....ta kishte gjuajtur keshtu apo ashtu topin" dhe pastaj i veshim epitete lojtareve duke i kritikuar ata  ne maksimum. Po ashtu shpesh ndeshim ne individe qe vetem kritikojne nje person qe s'eshte prezent mes nesh.  Gjithashtu "llafet prapa kraheve" jane kaq  prezentre sa nuk mund te imagjinohet te jesh ne nje rreth miqsh pa degjuar "llafe per te tjeret" qe s'jane mes nesh dhe brenda dy-tre  minutash ja kemi bere biografine tjetrit dhe ja kemi qendisur edhe "nekrologjine".  Shume here bosat tane marrin kritika te panumerta mbas krahesh, kur ne , punonjesit e tyre, qe s'jemi ne gjendje te jemi ne poziten e tyre, fillojme dhe gjykojme pamjen  e boseve, apo kostumin e bosit, sjelljet e tyre apo stilin e tyre te jeteses. Gjithashtu shpesh degjojme shoqet tona te flasin keq per burrat  apo femijet e tyre ose shoke tane qe ankohen per grate e femijet e tyre.  Pse gjithe kjo mizeri thashethemi dhe gjykimi, ku e ka bazen, ne c'rrethana ndodh  dhe si mund te evitohet?

Aresyeja e kritkikes ndaj sjelljes se dikujt ne familje  eshte frika qe ne kemi per vete, se mos na zbulohet ajo sjellje per ne, personalisht. P.sh nese ne kemi nje ves te keq, ta zeme vesin e dembellekut. Jemi kaq dembele sa na dhemb ne shpirt, por nuk dime si ta ngrejme veten e ta heqim ate ves.Nje nga menyrat se si ne perpiqemi ta heqim kete ves eshte kritika e vesit ....tek te tjeret...Nje prind dembel e kritikon ashper femijen e tij dembel sepse prindi ka frike se mos femija behet po aq dembel sa prindi vete.... Ose nje nene qe ka pasur vesin e papasteritse ne vegjeli dhe e sheh ate ves  tek femija e saj, e kritikon ashper femijen e saj kur sheh te njejtin ves tek ajo femije...pra kritika ne kete rast eshte si nje mekanizem vetembrojtjeje nga frika e deshtimit qe vete prindi e perjeton por sdi si ta luftoje.....Po te fillojme te mbajme "shenim" se  per cfare i kritikojme femijet tane  ne mund te gjejme se nga se "vuajme" vete.

Ne rastet kur ne kritikojme bosat, te afermit, shoket apo shoqet tona, njerez te sukseseshem ne biznes apo ne jete ne pergjithesi  eshte thjesht xhelozia. Kur ne nuk kemi ate qe tjetri ka , ne sulemi ne nje kritike kaq te ashper sa harrojme se kush jemi vete dhe kritikojme aq shume saqe ia mbushim mendjen vetes dhe mundohemi tia mbushim mendjen edhe te tjereve qe ne kemi te drejte dhe se personi qe ne kritikojme eshte komplet nje deshtim, nuk eshte i ndershem ne menyren si i ka fituar ato qe ka, apo nuk di si te perdore te mirat qe ka ai person dhe se ne duhet patjeter ta derrmojme e shkaterrojme ate person. Xhelozia dhe cmira ketu mund te bejne deme te paimagjinueshme. Vini re nese keni "bindje" qe dikush nuk meriton cfare ka dhe nese kritikoni privatisht apo publikisht dhe e shpallni arritjen e tjetrit si nje padrejtesi ndaj jush, aresyeja eshte thjesht xhelozia. Xhelozia luftohet me terapi dhe me veprime dashurie.  Por e rendesishme eshte te identifikohet si ves....dhe pastaj te luftohet vesi  per te fituar virtytin e dashurise (psh nese jeni xheloz ndaj dikujt pra nese kritikoni dike ne menyre konstante , thuajeni nje lutje per ate person ose beni nje veprim te mire per te miren e atij personi).

Kur kritikojme bashkeshortet...Kjo eshte teper delikate, sepse sic po ndodh sot, dhe me ritme te shpejta bile, ky kriticizem shkaterron familjen. Jane disa lloj kritikash qe vihen re ne maredhenien martesore. ato mund te klasifikohen si kritikat private dhe te heshtura, kritikat me gjeste ne sy te femijeve, kritikat ne shoqeri kur mungon bashkeshorti/ja, kritikat me ze te larte ne sy te femijeve e te afermeve te tjere dhe kritikat ciklike, qe jane pjese e perhershme e jetes familjare. Kritikat ne jeten bashkeshortore ndodhin sepse bashkeshorti ose bashkeshortja pret nga partneri i jetes qe ai/ajo ta kenaqe ate. Pra martesa shihet si nje maredhenie ku burri ose guaja vetem pret te marre nga tjetri dhe kur kjo aspirate nuk plotesohet, fillon mospelqimi, kritika, shperfillja, largimi shpiretor e deri ne largim fizik e ndarje.....
Ne fakt kjo "pritje" qe te maresh nga bashkeshorti eshte fiktive....sepse  martesa eshte nje SAKRIFICE. Martesa nuk eshte tjeter gje, pervec se reflektim i dashurise hyjnore, nje dashuri qe ne baze ka sakrificen. Dashuria e vertete eshte deshira per tja dashur bashkeshortit te miren dhe te besh te pamundur per ta PERMIRESUAR ate person. Ne martese bashkeshorti duhet te jete gati te jape jeten per bashkeshorten dhe bashkeshortja duhet ta pranoje kete sakrifice dhe ne kthim duhet tja dhuroje jeten dhe gjithcka ka bashkeshortit. Kur nje ves i bashkeshortit shihet si gje e keqe, qe s'ia kenaq syrin apo emocionin bashekshorti/shortes, atehere fillojne kritikat, mospelqimet, shperfilljet dhe largimet...Largimet shpirterore jane po aq te demshme sa largimet e ndarjet fizike.....Pra kur fokusi mbahet nga vetja vetem......natyrisht asgje nuk duket perfekte tek tjetri....vec vetja na duket perfekte....Por kur nje ves i bashkeshortit shihet si bekim per te te dhene ty mundesine te sakrifikosh per te duke e falur e ndihmuar ta permiresoje veten, eshte nje hap me i larte drejt permiresimit tend shpirteror dhe i permiresimit te maredhenies bashkeshortore e familjare. Psh., cila grua do ishte me e mire, ajo qe i jep burrit qe ka proteza dhembesh nje molle te paprere  dhe e mallkon burrin kur ai ha ate  molle sepse sterkalat  dalin gjithandej, apo nje grua qe e di se burri ka dhembet e vene dhe ia pret mollen ne copeza te vogla ne menyre qe ai ta haje kollaj mollen ...por edhe te mos shperndaje sterkala..?  Nje gjest i vogel  flet volume te medha....dhe cdo maredhenie njerezore  fillon me aktin e  dashurise qe ka ne baze vetedhurimin per personin qe ka afer. Mospelqimi, shperfillja, kritika dhe deshira per ta demtuar tjetrin, duke e quajtur si te padrejte, te pandershem, te padenje etj.... jane thjesht simptoma qe na tregojne se ne vete kemi probleme dhe jo tjetri qe ne kritikojme...Dhe nese dikush na demton me qellim, le te gjejme force ta falim ne prezence apo ne distance, me zemer,  dhe te dhurojme nje akt e gjest dashurie per te...pershembull te themi nje lutje per te miren e tyre shpirterore eshte si fillim i mbare...
Ju si mendoni per kete dhe per rreshtat e mesiperm?
A ka ardhur koha ta kthejme pasqyren nga vetja  me pare ?  Ju lutem komentoni me poshte ne linkun e komenteve.
Faleminderit!..




















No comments:

Post a Comment