Pergjigje shkrimit te Z.Arben Kallamata ( shkrimi i tij eshte me germa te zeza)
pergjgjet e mia jane me germa blu.
Lexova te “Rrethi i
Ferrit” shkrimin e Ledian Priftit “Shqiptaria dhe Feja” dhe u nxita të shkruaj
disa shenime. Më duket se ky shkrim ka disa të problem serioze me të vërtetën
dhe faktet.
Së pari, shqiptaria
nuk i ka marrë ndonjëherë terren fesë dhe nuk ka krijuar asnjë boshllëk moral.
Përkundrazi, përkatësia etnike, kombëtare për shqiptarët ka qënë gjithmonë
tipar thelbesor identiteti. Feja dhe tipare të tjera kanë qënë të dorës së
dytë. Si një komb me tre-katër-pesë fe, shqiptarët e kanë pasur të pamundur të
identifikohen me fenë. Fatkeqesisht kjo eshte
e vertete, e kemi lene ngahere Zotin ne dore te dyte, duke pretenduar se kemi
vene atdheun ne radhe te pare. Ne fakt ne I kemi bere atdheut shume dem nga
braktisja e fese se krishtere qe eshte edhe feja origjinale e sjelle nga Shen Pali, pas kyqezimit, vdekjes dhe ringjalljes se Jezu Krishtit. Nuk besoj se shqiptaret kane vezhguar testamentin e vjeter, megjithese ka gjasa qe meqense jemi te ardhur ndoshta si sternipa te Pelegut, sternipi i Noas, qe ishte nga trungu i Bishemit(djalit te mbare te Noas) mundet te kemi pasur traditen e Moisiut....Historianet skane shkruar gje per kete... Ky nuk është rast unikal (në botë ka shembuj të shumtë kombesh
të përbëra nga popullsi të feve të ndryshme). P.sh? na jep ca shembuj te ngjashem...Personalisht mendoj se ata
shqiptarë që kanë qënë më tepër shqiptarë se fetarë, kanë qënë më të moralshëm
se të tjerët që kanë qënë më tepër fetarë se sa shqiptarë, pavarësisht se kjo
është temë e gjerë për t’u diskutuar. Nuk eshte absolutisht e vertete, sic e thua edhe vete ti dhe dua te shtoj se kane qene pikerisht prifterinjte katolike shqiptare njerezit
qe mund te quhen si njerezit qe kane manifestuar vlerat morale me te larta nder vite. Te
kujtohet si jepnin frymen e fundit kur i pushkatonte apo i fuste ne gjiriz te vdisnin ne tmerr fizik regjimi komunist? “Per Fe e per
Atdhe”, thoshin ata dhe jepnin grahmen e fundit duke thirrur rrofte Krishti Mbret! Pra Zoti perpara
gjithmone. Po ashtu Nene Tereza
thoshte se ishte shqiptare me gjak, indiane me qytetari por me zemer I perkiste Krishtit, duke nenkuptuar ketu, trupin mistik te Krishtit mbi toke, ky trup eshte komplet humanizmi, edhe ti do apo s'do je bashke me mua pjese e trupit te Krishtit, sepse ashtu eshte krijuar
bota, pavresisht se ti nuk e pranon kete te vertete :)
Së dyti, askush nuk
mund të thotë që feja ka monopolin e moralit –Morali nuk eshte monopol. Morali eshte
nje norme e caktuar te cilin Kisha e propozon dhe nuk e imponon. Kisha (flas per Kishen universale, ate katolike pra) e
udhezuar nga Shpirti i Shenjte na jep normat, ne bejme sic na do qejfi dhe ky
quhet relativizem moral, diktati i
te cilit manifestohet sot perdite ne boten qe na rrethon, pra qe cdo gje kalon dhe s'dot te thote
qe feja keshtu apo ashtu…kupton , besoj…) as feja e krishterë, as feja islamike, asnjë lloj feje.
Njeriu fare mirë mund të jetë i moralshëm pa qënë nevoja të jetë fetar.Lutem shpjego se si
mund te ndodhe kjo pa pasur nje baze origjinale, nga e morre ti psh jeten morale, nga prindrit dhe mesuesit e shoqeria, ata nga e morren, po prindrit e tyre e me radhe....pra e mira dhe e keqja jane si e bardha dhe e zeza, e kane nje baze..., pra me thuaj ku eshte baza e moralit, nga ka ardhur ky rregull I
gjerave, si ka mundesi qe vrasja te quhet amorale…dikush mund t ethote qe
vrasja eshte normale, pse ti e quan anormale psh spastrimin etnik, cte keqe ka
do thote dikush, si e shpjegon ti, si ateist, faktin qe e mira dhe e keqja ndryshojne nga njera tjetra? ne kristianizem kjo shpjegohet me Ligjin natyral(Natural Law not the Law of nature....pra jo ligji natyror, por Ligji Natyral,qe shpjegon rendin e gjerave dhe ehste shkruar ne shpirtin e cdo njeriu)... Në fakt, kur shtetet perëndimore u
futën në rrugën e shtetformimit demokratik, ata e bënë këtë duke u shkëputur
shtetin nga feja dhe duke bërë të vetin nocionin bazë të laicizmit, ose shtetit
“sekular”. Po dakord, sepse shteti
mban rendin njerezor, bazuar primarisht mbi rendin Hyjnor. Politikani nuk mund
te jete udheheqes shpirteror sepse politikanet ne shumicen e rasteve jane genjeshtare e jo virtuoze... . Shteti më i madh
demokratik i botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetet në kushtetutën
e vet pikërisht te shkëputja e fesë nga shteti. Dhe Kushtetuta amerikane garanton
barazine sepse thote jemi krijuar te barabarte nga Zoti dhe pervec presidentit te kohes se sotme qe e
dredh muhabetin sic fryjne ererat, te gjithe presidentet s'e kane mohuar kurre
rrenjen xhudeo-kristiane te shtetit Amerikan.Por mos kij merak se dhe ketij
shteti qe po mohon Zotin dhe ka vrare permes abortit nje te treten e brezit te
ri, lejon relativizmin si baze e cdo gjeje, korrektesia politike mbizoteron, frika nder qytetare dhe indoktrnimi ne universitete eshte skandalisht prezent, po i vjen rrotull dicka e madhe, afer eshte....Romen nuk e shkateruan te huajt, u veteshkaterrua... E njëjta gjë ndodhi
edhe në Britani – ku demokracia u vendos pasi monarkisë (kreut të fesë
anglikane) iu hoq pushteti absolut dhe iu la një rol simbolik dhe protokollar..Po kjo ndodhi edhe në Francë, edhe në Gjermani, edhe në Itali,
edhe në vendet Skandinave. Në këto vende vlerat morale janë relativisht të
forta dhe të qëndrueshme, pa qënë nevoja që shteti dhe kombi të indentifikohet
me fenë. Madje në France, në
Gjermani, në vendet Skandinave, në Britani, etj, përqindja e njerëzve që
besojnë është më e vogël se e atyre që nuk besojnë. Per cfare vlera
pozitive e ke fjalen ne keto vende? Nuk kam konstatuar ndonje vlere speciale qe
ja kalon Amerikes ose Kanadase, te gjithe jane njelloj, sidomos ne luften
kunder femres,femijes dhe familjes
vere re: aborti legal, divorci ne
ritme te pamatshme, kontracepsioni praktike e njohur, maredheniet seksuale per
qejf jane bere normale, martesa konsiderohet gje e vjeteruar, per cilat vlera e
ke fjalen…perparimi akademik eshte thjesht nje maske qe ska themele morale….mendoj se shteti duhet i ndare nga kisha por politikanet duhen te jene te krishtere perpara se te jene politikane...e kam fjalen per vendet perendimore, se per ato islamike nuk njohin shtet demokracie.. Është qesharake që,
në vend që të marrë në konsideratë këto shtete, artikullshkruesi sjell modelin
e Serbisë dhe të Greqisë –pajtohem me ty ketu dy vende që vërtet e kanë identifikuar
kombin e shtetin me fenë, por edhe që nuk shquhen për vlera demokratike dhe
morale. Ne s’kemi nevojë të marrim mësime morale nga Serbia, të cilën
shovinizmi i diktuar nga nacionalizmi ortodoks e çoi në masakrat më të
shëmtuara në Europën e shekullit të njëzetë pas holokaustit. Nuk kemi nevojë të
marrim mësim as nga Greqia, ku për një periudhë të gjatë shteti fetar u
identifikua me një diktaturë fashiste, ndërsa më vonë, qytetarët e këtij shteti
fetar u shquan për evazion fiskal dhe për vlera të dyshimta morale që e çuan
ekonominë e vendit të tyre drejt katastrofës.ne fakt shumekush nder keto dy kombe qe si tradite kane krishterimin orthodox, nuk e jetojne krishterimin si doktrine dhe keshtu i kane sjell dem krishterimit ne pergjithesi....thjesht jane t ekrishtere nga tradita dhe mbase e mbyllin traditen me pagezimin se krishterimi ka ne baze dashurine per Zotin dhe njeriun....
Së treti, komunistët
nuk zhdukën fenë – ata zhdukën fetë konvencionale (krishtërimin dhe islamin),
të cilat i shihnin si rivale për pushtet, duke i zëvendësuar ato me një fe të
re (komunizmin). Po, komunizmi nje fe ne kuptimin e nje diktature ideologjike, por kurresesi e
krahasueshme me besimin shpirteror, ne anen mendore, trushplarje,por kurresei
shpirterore, nese ti e ke pasur ndikim shpirteror nga komunizmi, eshte tjeter pune, por
komunizmi eshte nje ideologji sic eshte edhe ndonje fe jo e krishtere.. Në shumë elementë të tij komunizmi
operonte si fe në pushtet. Ashtu si fetë paraardhëse, ai predikonte disa vlera
morale, shumë prej të cilave ishin te shtrembëra – ashtu siç janë edhe një
pjesë e madhe e vlerave morale që predikojne fetë monoteiste. Na jep dy a tri vlera morale te shtrembra te fese se krishtere....une nuk kam konstatuar asnje vlere morale te shtrember ne mesimet e Kishes Universale(Katolike) , nese e ke fjalen per veprime njerezore amorale, ajo nuk eshte vlere.....dhe veprimet amorale apo te shtrembra jane prezente kudo se bota perbehet nga mekatare...vlerat e propozuara ne dogma e doktrina jane tjeter gje...
Së katërti, askush
nuk mund të thotë se bejlerët dhe skuta e puthadorësve që i shërbyen me
devotshmëri Turqisë gjatë gjithë periudhës së pushtimit otoman ishin më të
moralshëm se sa Rilindasit, që predikonin shqiptarinë si tipar më të përcaktues
për shqiptarët se sa feja. Një pohim të tillë nuk mund ta thuash në asnjë
formë, as në formën e sofistikuar që përpiqet ta thotë ky shkrim. Rilindasve ju kemi hua lidhur me punen atdhetare qe kane bere...pushofshin ne paqen hyjnore :-)...
Se pesti, nuk mund
të thuash që fetë monoteiste, ashtu sic ushtrohen sot në të gjithë botën, janë
indiferente ndaj parasë. Përkundrazi, mënyra se si përhapet evangjelizmi dhe
teleevangjelizmi në SHBA,protestantet operojne kishat e tyre si korporata, e vertete eshte kane miliona,pasuria e pamatë e
Vatikanit dhe Katolicizmit, je xheloz ?tithing is not a doctrine, but a spiritual obligation which christians keep when they can... lidhja e ngushtë e
qendrës së pushtetit të fesë islame (Arabisë Saudite) me paratë e naftës dhe
pisllëqe të tjera, të gjitha të bindin se feja është një biznes i pastër (lexo
“i ndyrë“) që ka për vlerë kryesore paranë, ndërsa virtutet e tjera i përdor si
maskim ose si mjet për të arritur paranë. Ta konsiderosh fenë si të kundërtën
morale të parasë është, në rastin më të mirë, naivitet dhe padituri.Mos is fut te gjithe ne
nje qese. Ti nuk njeh asnje fe, infon mundet ta kesh jo te sakte, nuk mund te krahasosh
kurresesi islamin me katolicizmin, MSNBC , CNN apo HUff Post nuk jane burimet me te sakta...!!! www.vatican.va is best source :-) check it out...
Se gjashti,
nacionalizmi shqiptar në Kosovë nuk është i identifikuar ndonjëherë me fenë
islame. Serbët bëjnë përpjekje maksimale për ta identifikuar nacionalizmin
shqiptar me fenë islame, por kjo nuk do të thotë se kjo është e vërtetë. Të
theksosh se nacionalizmi shqiptar është identifikuar me fenë islame do të thotë
të përsërisësh një parrullë propagandistike serbe.Pajtohem kjo con uje ne
mullirin e armikut …
Dhe së fundi një thënie nga Ludvig Fojerbah: “Kur
morali mbështetet në teologji, kur e drejta vihet në vartësi të autoritetit
hyjnor, atëherë gjërat më të pamoralshme, më të padrejta, më të turpshme mund
të justifikohen dhe të zënë rrënjë. Ky Fojerbahu ja ka keputur
kot,sepse ne fakt eshte komplet e kunderta, kur morali bazohet tek e verteta HYJNORE, LEXO Thomas Akuinin, cdo gje
eshte ne natural order , ne rrgullin natyral , kur morali behet arbitrar dhe
kur ligjin e moralit e ve Maliqi(lexo nje njeri kapricioz) , atehere gjerat me te turpshme e me te padrejta
justifikohen,si psh gjerat me te cilat perballemi ne sot, si lufta kunder femres e femijes permes
abortit, kontracepsionit, shakterrimi i familjeve, mosrespektimi i marteses , jeta e shthurrur seksuale
etj etj etj… Në këtë rast morali i nënshtrohet arbitrarizmit
pabazë të fesë.”Feja nuk ve moral arbitrar, ta kam thene shume here Kisha propozon te verteten, nuk e imponon ate te vertete.... Ledjan Prifti bën mirë t’i kërkojë gjetkë shkaqet e rënies
morale të shoqërisë shqiptare. Lediani citoi
Nolin fillimisht…. Ndoshta është mirë të rrëmojë te mendësia feudale
dhe prapambetja në të cilën e la pushtimi otoman dhe islamizmi i tij; te
shkatërrimi i mëtejshëm që i bëri edhe asaj pak ndjenje qytetarie që kishte
mbetur komunizmi dhe enver hoxha, te paaftësia e politikanëve shqiptarë për të
vendosur, krahas demokracisë edhe sundimin e ligjit the të rendit në Shqipëri,
te korrupsioni i paparë i të gjithë shoqërisë shqiptare (jo vetëm i
politikanëve dhe gjykatësve), te paaftësia për të bërë shtet dhe për të
konceptuar mënyrën se si mund të bëhet shtet –Pajtohem me keto konstantime…. por jo te
një goditje imagjinare që i qënka bërë mbajtëses imagjinare të moralit – fesë. Pajtohem me Ledianin, larg Zotit afer Djallit....ne fund te fundit do kete o parajse o ferr...zgjedhja eshte e jona....faleminderit qe e lexove deri ne fund Beni dhe kushdo tjeter....me Benin e kisha por per shkak te germave blu se beja dot personale dhe mbase i ndihmon edhe dikujt tjeter ky informacion ketu...:)
betmatik
ReplyDeletekralbet
betpark
tipobet
slot siteleri
kibris bahis siteleri
poker siteleri
bonus veren siteler
mobil ödeme bahis
CNZ63Z
betmatik
ReplyDeletekralbet
betpark
tipobet
slot siteleri
kibris bahis siteleri
poker siteleri
bonus veren siteler
mobil ödeme bahis
M2Z8T
dijital kartvizit
ReplyDeletereferans kimliği nedir
binance referans kodu
referans kimliği nedir
bitcoin nasıl alınır
resimli magnet
4İEİY5
adana
ReplyDeleteşişli
sakarya
elazığ
kadıköy
EB8