Wednesday, November 25, 2020

Gezuar Diten e Festes se Falenderimeve - Pak Histori mbi kete feste ne SHBA

 Dita e Festes se Falenderimeve-


Historia e kesaj feste  eshte kryesisht historia e Pelegrineve dhe festes se tyre falenderuese si komunitet ne Plymouth, Massachusets. Pelegrinet qe u nisen nga Plymouth i Anglise ne nje anije qe quhej "Mayflower" me 6 Shtator te vitit 1620 ishin kerkues te se drejtes se ushtrimit te fese, disa ne kerkim te fatit, e disa thjesht drejtuar per ne "Boten e re e plot pasuri ".  "Mayflower" ishte nje anije e vogel mbushur me burra gra dhe femije, pervec marinareve. Ne kete anije ndodheshin gjithashtu disa pasagjere qe perbenin nje grup separatistesh qe e quanin veten "Shenjtore" dhe nje grup tjeter qe separatistet i quajten "te huajt". Pas 66 ditesh udhetimi te kapitshem, ne nentor, ata pane toke dhe mbajten nje mbledhje te perbashket dhe arriten nje marreveshje bese qe u quajt "Mayflower Compact". Kjo marreveshje garantonte barazi mes anetareve te te dy grupeve te cilet u bashkuan nen nje emer"pelegrine" dhe zgjodhen si guvernatorin e tyre te pare John Carver. Megjithese pelegrinet pane toke se pari ne kepin e Kodit Massachuset, ata nuk u vendosen atje derisa arriten ne nje vend te quajtur Plymouth. Ky vend ishte quajtur keshtu nga kapiteni John Smith qe kishte ardhur qe me 1614 dhe e kishte emeruar kete vend Plymouth sipas qytetit-port te Anglise, dhe tashme ishte vendosur atje. Keshtu dhe pelegrinet e Mayflower-it vendosen te jetojne atje pasi ky vend ofronte si burime natyrore ashtu dhe nje mikpritje te mire. Indianet e Amerikes te ketij qyteti ishin miqesore gjithashtu. Por kjo lumturi nuk zgjati shume, pasi dimri i keq shkaterroi gjithcka dhe ata nuk ishin te pergatitur per dimer kaq te eger. Ne nje fare menyre ata u shpetuan nga Indianet e Amerikes, qe u miqesuan me ta dhe i dhane ushqim. Gjithashtu pa humbur kohe Indianet i mesuan te porsaardhurit nga Eurpa te kultivojne miser dhe perime vendase  dhe si t'i ruanin per dite te veshtira. Keshtu qe dimrin tjeter pelegrinet kishin  ushqim te mjaftueshem per te kaluar ate periudhe. Dimri erdhi e shkoi e nuk u solli dem.. Pelegrinet e dinin qe tashme qe kishin mundur dimrin ishin gati te festonin... Festa e tyre ishte feste e komunitetit , te gjithe bashke te ardhurit nga Anglia dhe Indianet e vendit. Kjo feste ishte nje fare feste si ajo e te korrave ne Angli. Ushqimet ishin "miser"(gruri i Englezeve), miser indian, elb, kunguj dhe bizele. Gjithashtu peshq, drere dhe domosdo Gjeli i Detit :-). Megjithate viti i trete ishte jo kaq i frytshem, misri u demtua keq. Guvernatori i atehershem pelegrineve , William Bradford urdheroi qe nje dite te agjerohej dhe njerezit t'i luteshin Zotit  dhe cuditerisht paten shi pas kesaj dite. Si per ta festuar kete ata vendosen 29 nentorin e atij viti si dite feste per te falenderuar Zotin. Kjo date besohet te jete dita e Falenderimit te Pare ndaj Zotit per te korrat dhe per begatine qe ju erdhi. Megjithate sot kjo dite festohet te enjten e 4-t te Nentorit . Kjo date u caktua nga presidenti Franklin D. Roosevelt me 1939 (aprovuar nga Kongresi me 1941). Me perpara ishte e enjtja e fundit e Nentorit e vendosur nga Presidenti i meparshem, Abraham Lincoln. Por ndonjehere kjo e enjte bie ne fund fare te nentorit e pesta p.sh, dhe perkon shume afer me Krishlindjet dhe meqe keto jane dy festa te medha afer njera-tjetres ne kohe, i sjellin bizneseve ngarkese te rende per te perballuar keto dy festime madhore amerikane. Prandaj me 1939 Presidenti Roosevelt vendosi te enjten e 4-te te Nentorit si Diten e  Festes se Falenderimeve.

 Gezuar kete dite  te vecante, feste mbare amerikane. 

Falenderimet i takojne Zotit per c'na ka dhuruar! 

HAPPY THANKSGIVING!! 

No comments:

Post a Comment