Wednesday, June 12, 2013

Gezuar Festen e Shen Antonit- 13 Qershor

Shën Andoni (Shna Ndou siç e quajnë katolikët shqiptarë) u shpall  shenjtor menjëherë  pas vdekjes së tij.

Nuk ka ndoshta asnjë shenjtor më të dashur dhe të admiruar në Kishën Katolike se sa Shën Antoni i Padovës, një doktor i Kishës. Edhe pse puna e tij ishte në Itali, ai ka lindur në Portugali. Ai së pari u bashkua me Urdhërin Augustinian dhe pastaj e la atë dhe u bashkua me Urdhërin Françeskan në vitin 1221, kur ai ishte 26 vjeç. Arsyeja që ai u bë një françeskan ishte për shkak të vdekjes së pesë martirëve të parë françeskanë - Shën Bernardi, Shën Pjetri(françeskan), Shën Oto, Shën Akursi, dhe Shën Axhuti - që kanë derdhur gjakun e tyre për Besimin Katolik në vitin 1220, në Marok, në Afrikën e Veriut,  trupat  pa kokë të të cilëve, ashtu të sakatuar ishin sjellë në manastirin e Shën Antonit  për varrim. Shën Antoni u bë një françeskan me shpresën për të derdhur edhe ai gjakun e vet, nese nevojitej për të mbrojtur besimin e tij. Ai jetoi vetëm dhjetë vjet pas bashkimit me Urdhrin Françeskan.

Mënyra se si ai e shpjegonte Besimin Katolik,  ishte nga njëra anë shumë i thjeshtë dhe nga ana tjetër tepër futej në kokë shumë shpejt dhe zinte vend mire aty....dhe kështu njerëzit e cdo lloj niveli e kuptonin atë,  duke e berë Shën Antonin një doktor të Kishës. Këtë titull ia dha  Papa Pius XII në vitin 1946. Shën Antoni ishte vetëm 36 vjeç kur  vdiq. Ai është quajtur "çekiçi i heretikëve".  Mbrojtja e tij e më e madhe kundër gënjeshtrave dhe mashtrimeve të heretikëve lidhur me  çështje të doktrinës së krishterë ishte shqiptimi  i thjeshtë, plot force dhe pafajesi i emrit të shenjtë të Marisë. Kur Shën Antoni i Padovës  e gjente veten  që ju predikonte Ungjillin e Vërtetë të Kishës Katolike ndër  heretikë të cilët nuk donin ta dëgjonin atë, ai  shkonte në bregje ujore  dhe ju “predikonte”   peshqve, pra jetonte cdo moment Ungjillin …. Kjo nuk ishte, siç pretendojnë liberalët dhe natyralistet  që përpiqen  të thonë, se ai ju “mësonte”  peshqve, por  shën Andoni predikonte kudo për lavdinë e Perëndisë, kënaqësinë e engjëjve, dhe zbutjen e zemrës së tij. Shën Antoni donte të  shpallte e shfaqte ashtu si besonte, fenë  katolike, plotësisht me mendjen dhe zemër, në çdo moment.

Shën Antoni prezantohet në mënyrë tipike me një libër  (si mësues)  dhe me Jezu Krishtin  fëmijë  në krahë. Krishti iu shfaq  ashtu mrekullisht Shën Antonit  ne një moment, dhe  zakonisht ky shenjtor referohet  sot si “ gjetës i sendeve të humbura." Pas zhvarrimit, rreth 336 vjet pas vdekjes së tij, trupi i tij u gjet i prishur , por gjuha e tij ishte krejtësisht e pakorruptuar,  si një shenjë  kjo që  mësimet e formuara e shpallura e mesuar nga ajo gjuhë, ishin  po ashtu të përsosura .

Gëzuar festën  ose sic thuhet  Shna Ndou ju ndihmofte!

Të gjithëve që keni emrin Anton, Ndue, Andon, Anthony, Antonela, Tony, etc…gezuar ditën e emrit…
Pershtati në gjuhën shqipe nga Angishtja, Merita B.McCormack

13 Qershor 2013

No comments:

Post a Comment