Saturday, May 18, 2013

"Parku i Lirise"- Botuar ne gazeten "ILLYRIA" Prill 2007


Parku I Lirisë

Nga Merita Bajraktari McCormack

Botoi ILLYRIA
New York 20 prill 2007

Në Maj të vitit 2000 , kishim disa javë që kishim filluar
punën me një projekt të TACIS në Donetsk të Ukrainës,
pjesa lindore e këtij vendi cili ka 50 milionë banorë dhe ende
një pjesë e mirë e tyre flasin rusisht,pavarësisht se
kanë gjuhën e tyre Ukrainase. Donetsk është një vend I
pasur me minerale dhe minierat e qymyrgurit janë biznesi kryesor
në atë krahinë. Mjegulla është e pranishme përditë
dhe cdo mundesi për të shkuar në parqe shfrytëzohej mirë
nga populsia lokale dhe nga ne, të përkohshmit aty.
Atë mbasdite, pa e vrarë mendjen çfarë date ishte . John
dhe unë veshëm fëmijët, dhe pasi vumë të voglin në
karrocë u nisëm rrugës së shkurtër, që piqej me
rugicën pas pallatit ku kishim apartamentin
Nuk e bënim shpesh atë rrugë,se zakonsiht I druheshim
hajdutëve dhe pijaneceve që ishim në cdo qoshe, por me ne ishte
Ollga, gruaja që thoshte se ishte gjermane por që kishte mbetur
rastësisht në Ukrainë dhe na ndihmonte ne në jetën e
përditshme, kundrejt një pagese mujore.
Ollga kishte pasë punuar në seksionin e ekonomisë të
Këshillit të Rrethit,por rrëzimi I murit të Berlinit,sipas
saj solli gjithë të keqiat, njerëzit humbën punët,
varfëria erdhi e zu vend mes tyre, Komuniteti Europian dhe Amerika,
sipas Ollgës s'po bënin asgjë..
Ajo sidoqofte ndjehej mire që duke punuar per ne, familjen e huaj
që vinte nga Amerika, fitonte tre fishin e rrogës që kishte
pasur në komunizëm, por si duket e brengoste që nuk ishte në
karrieren e saj ose mbase statusi social. Unë natyrisht nuk
komentoja, vetëm e degjoja dhe mundohesha ta
kuptoja .Une,megjtihëse atë kohë vija nga Amerika, rrenjet
e mia jane nga një vend me I izoluar se Ukraina,dhe gjtihmonë kam
bekuar ditën që ra Muri i Berlinit dhe e vlerësoj si gjëja
më e mirë që ndodhi ..pavaresisht nga dhimbjet e
tranzicionit .
Pa dashur te hyja ne konflikte ideologjike me Ollgën,me të cilen u
bëmë ehde mike, I thoja se meqë ishte gjermane tani ishte koha
per të, që të emigronte në Gjermani "

"Niet, niet"- thoshte Ollga ,s'dua të emigroj në
Gjermani, por s'jam ruse as ukrainase .dhe e shihja se me sa
dhimbje mohonte identitetin dhe donte të përshtatej me identitetin
dhe realitetin e ri .
****
Kalojmë këtej,- tha Ollga,-me një anglishte të dobët, por
me shenja merreshim vesh bukuri,- kam një surpizë për
fëmijët vazhdoi ajo
Kaluam përmes një bulevardi e pastaj na ftoi të ecnim përmes
një kopshti shumë të madh lulesh .Tek admiroja lulet nuk
vura re që perpara meje ngrihej një statuje e madhe e zezë, dhe
sheshi përrreth ishte plot njerëz, plot aheng e zhurmë .
Ku po shkojmë pyesnin të vegjlit tanë .
"Ploça Lenina"-u përgjgiej gjithë krenari Ollga, "
is bjutiful" … vazhdonte ajo, tek ndreqte jaken e xhaketës
pas qafës dhe gjithë nostalgji shihte grupet e njerëzve që
dyndeshin te benin foto se bashku para staujës gjigande
Statuja ishte e Vladimir Ilicit

Po akoma s'e paskeni hequr ju këte,statujen e Leninit, ketu në
Ukrainë,?- iu ktheva Ollges e nervozuar..se c'mu mblodh një
lëmsh inati në fyt teke eshihja burrin me kapele të më
buzëqeshte si me ironi që përtej pemëve të larta
mbjellë rreth statujës së tij . .
"Niet, Niet, Lenina is gut" .me thoshte ajo me një krenari
të çuditshme
John me shihte se si po reagoja, dhe buzëqeshi. Ai e di si bëhem
unë kur me mburrin komunizmin apo ikonat e atij sistemi, dhe fiksonte
në aparat statujën e vura re që iu afrua dy burrave të
moshuar që ishin veshur me uniformën e ushtrisë së kuqe dhe
kishin ngritur grushtin lart dhe atë moment rrëmbyen të voglin
tonë e ngritën mes supash duke kujtuar se ky ishte ndonjë
ukrainas i vogël Ai filloi të qante me të madhe,u tremb
nga krahët e atyre burrave pleq që donin t'i tregonin të
voglit ndonjë histori kur mundën gjermanët .
Merre djalin, i thashë tim shoqi se po trembet . Ai
buzëqëshi dhe tha : "I bëjmë një foto ai po prek pak
histori "- ..Dhe ashtu bëmë .i falenderuam veteranët dhe
vazhduam vëzhgimin tonë se si ukrainasit ishin ende në atë
kohë që ne kujtuam se gjtihë Lindja I kishte dhënë
lamtumirën të paktën me simbolet .

*********
Mbajtja e busteve , venerimi i kohës së shkuar e kanë mbajtur
Ukrainën jo vetëm mbrapa ekonomikisht e politikisht, por edhe
psikologjikisht. Ata janë kombi më i dëshpëruar në
botë të paktën atë vit që ishim ne aty ata ishin numri
një ..
Jeta e tyre,sovkozet dhe kolkozet ishin shumë të gjalla, mënyra
"revolucionare" e stili komunist I jetesës,të shtunat e
të djelat komuniste, ishin tejet te dukshme I vërenim se në
çdo vend ku kishim qëne me punë, në vende të krahasueshme
me Ukrainën, nuk kishim hasur burokraci dhe ngadalësi të
tillë ..
Ja prova, mendova atë moment, statuja dhjetëmetroshe e
Leninit ..
Tek John dhe unë tregonim prindërve të tij në telefon që
në Ukrainë ende kishin Leninin në "mes te bashtit", ata
na thane: "Në St.Petersburg, Leninin e kishin rrëzuar që
në 1990
E dimë, iu përgjigjëm, se me statujën iku dhe dhe emri
Leningrad .
Vjehrri bile na tregoi se si ajo statujë ishte pa kokë dhe se
në St.Petersburg njerëzit ishin në demokraci e në liri dhe
komunizmi kishte marrë fund .
***
Pas kaq e kaq vitesh..kisha lënë në harresë të gjitha
këto pasi kisha qenë dëshmitare në rënien e statujave te
komunizmit në Mëmëmdheun tim ..derisa sot, tek po ndahesha
nga John pas drekës, në Roslyn, Washington DC, ai më tha:

- Merre këtë rrugë për në hotel ..fëmijët do
kënaqen në "sky walk"


Pse këmbengul i thashë, pse më duhet të ngjis shkallët e
shumta ?..
Nuk do zhgënjehesh më tha John, sigurohu që kthehesh në
të majtë, s'duhet të humbësh atë pjesë të
parkut ..Më trego më vonë,- tha ia,- dhe pasi na puthi mua
e femijët lehtë në faqe na dha një përkëdhelje
krahëve,dhe me një buzagaz të lëhtë më la të
kuptoja se kisha ndonjë surprizë asaj rruge ..

Femijët aq donin, vrapime nëpër shkallë, e unë ndërsa
vrisja mendjen pse më drejtoi John këtu, se gjeja dot me
mend .
Papritur para meje shfaqet një monument në qelq me emra të
gazetarëve që kanë dhënë jetën në krye të
detyrës kur kanë mbuluar kronika lufte .Pak më tutje disa
monumente .më tej një varkë e vogël, një kuti
votimi .. ndala , e kuptova..Isha gjendur në Parkun e Lirise
për të cilin veçse kisha dëgjuar ,por nuk e dija se ishte
kaq pranë hotelit ku rrinim. John me sa kuptova më vonë,e
kishte parë në mëngjes dhe prandaj më drejtoi aty,por nuk
më tha asgjë më la ta shuaja vetë kurreshtjen dhe të
gjendesha në emocionin tim plotësisht ..

Pikërisht në këtë vend,Roslyn, Virginia, qe e ndan një
urë me DC, Amerika i ka bërë vend momenteve dhe simboleve
kyçe në historinë e luftes së kombeve të ndryshme, për
liri .Aty ishte statuja pa kokë e Leninit rrëzuar në
St.Petersburg aty ishte varka e kubanëve,aty ishte kutia e
votimit e Mandelës, aty ishte dera e burgut e Martin Luther King,aty
ishin gurë nga kalldrëmet e ghetove në Varshavë .aty ishte
monumenti i lirisë në sheshin e Tianamenit .Aty me poshtë
ishin pjesëza nga muri i Berlinit Thuhej se ishte ekspozita më
e madhe jashtë Gjermanisë me ato copa murresh të importuara
prej andej .Një copëz e Berlinit..një moment i
rëndësishëm i jetës sonë. I pashë,i preka të gjitha
sikur doja të sigurohesha që ishin thjesht për të treguar
historinë e vërtetë përms faktesh pa shumë
fjalë .. Sytë e mij të përlotur fëmijët nuk i
kuptonin plotësisht por i dëgjoja tek thoshin mes tyre se edhe
në Tiranë ka rënë një bust..pse nuk është këtu??
C'tju thoja atyre ?

I thashë mbani mend këtë që patë sot është pothuaj
një shekull i jetës së një pjese të botës..gjakun e
së cilës ndani dhe ju mos harroni yjet e mij, mos harroni sa
me fat jeni që jeni lindur në liri dhe tek i putha në
ballë e i shtrëngova në gji, falenderova tim shoq që na
mundësoi të shihnim e preknim Parkun e Lirisë .Fotot flasin
vetë
Faleminderit që më lexuat
Merita B-McC
Washington DC
Prill 2007

Merita B.McCormack, B.Sc., MBA

No comments:

Post a Comment