Saturday, May 18, 2013

Kush eshte Jezu Krishti per ty?--18 maj 2013

Të dashur miq, unë shpesh vë këtu mesazhe që merren me çështjet shpirtërore ashtu sic i shpjegon Kisha Katolike.
E bëj këtë, sespe deshiroj qe gjithkush, nisur se pari nga vetvetja, familjaret apo miqte e mi,si ju ketu, te perfundojme ne Parajse  dhe jo ne Ferr.... Nëse në çdo kohë, kur lexoni keto postime, ju ndiheni keq, ose ndjeheni jo-rehat ne brendesi te shpirtit, apo ndjeni inat, zemerim ose force kundershtuese rreth këtyre çështjeve, kjo është një gjë e mirë dhe unë nuk offendohem aspak nese ju me përgjigjeni ne menyre antagoniste ose me shani fjalet qe postoj (shpresoj mos me shani personin tim). Ne fakt, unë e përshëndes kete komunikim, pasi kjo tregon se ne të gjithë jemi të interesuar për një kauzë të mirë dhe më të madhe se sa jeta jone e perditshme qe ka te beje me nevojat tona trupore, financiare apo emoconale....., interes ky qe buron nga dëshira jonë e brendshme të duam të arrijmë në shtëpine tonë qiellore dhe për të shmangur ferrin. Kjo sepse ne jemi krijuar per të qenë të bashkuar me Krijuesin, ai na krijoi ne imazhin e Tij dhe na krijoi qe na ta njohim Ate, ta duam dhe t'i sherbejme Atij ne kete jete dhe ne jeten tjeter,..... Pra çdo njeri e ka kete dëshire ne zemer, pavaresisht se beson apo jo ne Zot......dhe pavaresisht se sa i/e vetedijshm/e eshte ne kete besim . Kur debatoni me te tjere, ose ne brendesi te shpirtit, sidomos kur jeni ne qetesi dhe vetem, mendoni përjetesine dhe krahasojeni atë me një moment ...... një ditë, një muaj, disa vjet apo edhe 100 vjet, nese jetojmë që gjatë ..... Pra këto gjëra të përkohshme nuk janë asgjë krahasuar me përjetësinë ... Kështu që çfarëdo qe bëjmë ne jetën tone te përditshme, ai veprim duhet t'i shërbejë qëllimit më të madh, atij të shpëtimit të përjetshëm i cili u premtua ne testamentin e Vjeter dhe u plotesua me ardhjen e jezu Krishtit ne toke per te kompletuar misionin.......Kisha Katolike ka qenë këtu e për 2.000 + vjet për të shpjeguar mësimet e Jezu Krishtit, i cili erdhi për të shpëtuar njerëzimin. Ata të cilët besojnë dhe ndjekin Atë dhe janë pagëzuar në emër të tij, kane marre premtimin e jetës se përjetshme ne Parajse. Këto premtime jane thene nga vete Jezusi ...jane fakte historike dhe dihet qe pas tij shume profecira fallco jane perpjekur e perpiqen ta ulin dhe shmangin plotsisht figuren njerezore dhe Hyjnore njekohesisht te Krishtit si njeri dhe Zot. Ai vete ka deklaruar se eshte njeri dhe Zot, nje person me dy natyra . Pra , sipas fakteve historike dhe tradicionale, Krishti eshte ai qe thote se eshte. Por per ata qe dyshojne, ja nje argumentim qe mund te ndhmoje ne dallimin e kesaj ceshtjeje....Argumenti ehste i thjeshte dhe ka baze filozofike: Krishti ose eshte ai qe Ai vete tha se eshte, ose nuk eshte...nese eshte, atehere, eshte Zot dhe Mbret, nese nuk eshte i tille, atehere mbetet qe ai te jete një gënjeshtar ose i çmendur .... kështu që çfarë mendoni ju se Jezusi është, një gënjeshtar, i çmendur apo Zot.? ... në qoftë se ne besojmë se ai është një gënjeshtar ose i çmendur, ne do të jetojme jetën tonë si urdhërojme vete, dhe bejme cka ne mendojme se duhet bere.....por nëse ne besojme dhe përqafojmë Jezu Krishtin si Zotin tone, drejtuesin e udheheqesin tone, si bir i Hyjit, atëherë urdhrat e Tij duhet të drejtojnë jetën tone ... Çfarë po zgjedhim ne sot?.....C'fare do te bejme kete moment? A i sherben qellimit final veprimi i ketij momenti, apo i sherben trupit dhe egos tone personale.....Per njeriun qe thote se jam i lire te bej c'te dua, kjo eshte sfida.....Cila eshte zgjidhja e lire e jote kete mengjes, mesdite, mbremje? Vullneti eshte i lire per te zgjedhur.......natyrisht lutja duhet te paraprije per t ebere zgjedhjen e duhur....Pra genjeshtar apo Zot...Kush ehste Jezusi..........xoxoxo nje fundjave te bukur per te gjithe....

No comments:

Post a Comment