Friday, August 31, 2018

Lidhur me luften ne vetevete

"Ne kuptimin real, konkjupishenca ( epshi ose "oreksi i tepruar" per cdo gje) eshte nje deshire e njeriut kunder aresyes racionale. Sa here ndjehemi se kur duam te bejme dicka jo te drejte, jo te duhur,  nje ane e trurit na thote "beje", nje ane na thote "mos e bej".   Mendo per shembull kur  ha me shume se duhet,  kur pi  alkol me shume se duhet ose hyn ne mardhenie fizike seksuale  atehere kur s'duhet. Per te kuptuar se si deshirat sensitive dhe aresyetimi racional mund te kundershtohen nga deshirat trupore, duhet patur parasysh se objektet e tyre natyrale jane krejt te ndryshme. Objekti i deshires trupore eshte kenaqesia e shqisave tona, (pra te kenaqim vetveten me care shohim, cfare prekim  cfare shijojme - pra si pergjigje nada ndjesive te te pese shqisave fizike: prekja, nuhatja, shikimi, shijimi dhe degjimi)  ndersa objekti i deshires dhe aresyes racionale (lindur  bashke me njeriun) eshte mireqenia e plote e natyres njerezore ( deshire kjo qe egziston tek ne ne ndergjegjen tone), e prandaj kjo ka te beje me dorezimin e a plote te aresyes dhe deshires tek Zoti, Krijuesi yne qe eshte miresia dhe kenaqesia ne kuptimin dhe permasen e plote,dhe qe eshte destinacioni perfundimtar per ku njeriu eshte nisur qe nga krijimi i tij. " Kur ne ndjejme lufte brenda vetvetes, jane keto dy lloj deshirash  te cilat jane ne lufte . Cila deshire do fitoje ? Cila duhet te fitoje?

No comments:

Post a Comment