Monday, August 27, 2018

Shitja e Shpirtit


Meqënëse jemi në prag festash dhe këto festa jane Krishtlindjet dhe Viti I Ri, mendoj se eshte me vend të ndaj një opinion personal për sjelljet individuale njerëzore në publik thjesht për vetë faktin se është kohë premtimesh e rezolucionesh, fillimesh të reja pra.Po shkruaj diçka që ne e ndeshim përditë në vetvete apo ndër të afërm e miqësi . Fjala është  për ndjenjën e të dukurit  dhe të perceptuarit tone të personit tone  nga bota.Shpesh, ne na mundon pyetja se si na percepton bota, ç’farë opinioni ka ajo/ ai person, apo një grup njerëzish, qofshin ata të organizuar ose të paorganizuar, për ne. Kur ne duam të dimë se çfarë mendojnë të tjerët për ne, ose më mirë thënë kur ne na preokupon opinioni i të tjerëve, pra çfarë mendojnë konkretisht për ne të tjeret, ne fillojmë dhe   e vrasim mendjen shumë…aq shumë sa që fillojme  të bëjmë të pamundurën të bëhemi cfarë do të dëshironim ne të ishim për sytë e botës. Pra ajo se çfarë mendojnë të tjerët për  ne. Apo se si do të dëshironim ne të dukeshim në sytë e botës, ..kjo perfshin një përpjekje kolosale  e të sterlodhshme , të dhimbshme madje, për të injektuar nje imazh nonegzistent dhe fals  në botën që ne na rrethon. Kjo përpjekje përfshin një zhurmeë të stermundimshme me lavde për vetveten ,duke thënë nëpër biseda të ndryshme, duke shkruar e postuar pandalësisht për vetveten, po ashtu  duke nxitur e programuar të tjerët që kanë ose talent ose/edhe  akses në shkrime, media apo  sheshe publike, (duan apo s’duan ata ta bëjnë këtë gjë)  të flasin për ne me superlativa. Ne shpesh bëjmë të pamundurën të kemi foton tonë nëpër media, gazeta, televizione, etj…bëjmë cështë e mundur të ndërtojmë një imazh për vetveten që tingëllon si pozitiv….me idenë se po rrëfejmë  diçka madhore …diçka humanitare si p.sh një takim miqsh per një kafe ne një pastiçeri ku treçereku i bisedës është tahshetheme, por meqë është në shqip e quajmë aktivitet letrar/politiko/ shoqëror/kombëtar… etj. Dhe keshtu i veshim këmbë e duar lajmit duke I besuar edhe vetë gënjeshtrës që po dukem më mire se sa në lajmin e javës së pare kur folëm më pak se sa kësaj here…për “BELULIN”Ky fenomen egotistik është i krahasueshëm me propagndat e partive politike në të gjithë botën….Në aspektin individual ne e bëjmë sepse jemi të nxitur nga dëshira për t’u dukur.  Kjo në fakt është një factor që crregullon harmoninë e brendshme shpirtërore. Njeriu është krijuar të manifestojë drejtësinë origjinale që shpaloset përmes virtyteve.Për të “bindur” vetveten se kemi bindur botën që ne jemi ai/ajo person që ne duam bota të na perceptojë ne vuajmë jashtë mase, kalojmë orë e netë të tëra duke ndërtuar strategji e metoda se sit ë nxisim opinionin të vetëopinionohet dhe se si të ndërtojmë një “kala” boshe me një opinion falso që ne na duket pozitiv. Motivi është arritja e një dëshire fallcoKjo ndodh sepse sepse opinioni i botës që na rrethon është eshte qellimi ynë…Kjo quhet “Kotësi ”Nëse ky qellim ndryshon dhe opinioni i botës nuk ka  rendesi (pra s’ka rëndësi se çfare mendon bota për ne)  por se cfarë ne jemi të vërtetë, pra një udhëtim në vetvete dhe  mbajtja  e gjallë e virtyteve, atëhereë imazhi fallco qe kemi ndërtuar për vetveten bie (fatmiresisht) dhe ne rifillojmë të ndërtojme keshtjellën e brendshme shpirtërore sepse fortësia e një individi nuk qëndron në cka perceptohet nga të tjerët si e vërtete por në vërtetësine e karakterit që ka në bazë lirinë e brendshme dhe  Modestinë  dhe Thjeshtësinë Për të qenë modest njeriu ka nevojë të kultivojë besimin dhe  dashurinë, shpresën dhe thjeshtësinë.Le ta provojmë të bëjmë një rezolucion të ndryshëm sivjet, duke dhënë dashuri pa  kërkuar e lakmuar lavdi personale.Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2013!Merita B.McCormackUashington DC 11 Dhjetor 2012

No comments:

Post a Comment