Sunday, August 26, 2018

Nje recension per Poezite e Merita B.McCormack nga nje poet rumun

Pasqyra e feminitetit -

Merita shqiptare te Amerikës...... 
sipas poeteshës rumune Victoria Milescu

Merita Bajraktari McCormack ka lindur në Korçë të Shqipërisë (1966). Është absolvente e studimeve ekonomike në atdhelindjen e saj, pas të cilave ka ndjekur kurse pasuniversitare në Universitetin Surrey të Anglisë, duke u stabilizuar pastaj në SHBA, me shoqin e saj, John, dhe me tre fëmijë. Merita është anëtare e Shoqatës Internacionale të Poetëve, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Amerikës. Ka përfituar çmime dhe diploma pas botimit të disa vëllimeve me vargje dhe prozë, ne gjuhën shqipe dhe angleze. Vëllimi "Dritaret e shpirtit" e bën të njohur poezinë e saj në vendin tonë.


Lirika e saj inkuadrohet gjithësesi në linjën e përgjithshme të poezisë shqipe të cilën, Bakiu i palodhshëm në fushë të afirmimit të letërsisë shqiptare na e ka bërë të njohur duke na prurë një poezi me një ngarkesë të madhe shpirtërore, e shprehur me bindje të lartë, një poezi e ngrohtë, plot lëng, nga e cila shpërthejnë herë pas here jehonat e ndërgjegjes kombëtare, të një historie të përbujshme. Disa nga këto koordonata do të rihasen në mënyrë pregnante në librin që kemi përpara, të tjerat i imagjinojmë si frymëzime të shumëfishta, duke patur parasysh faktin se poetesha jeton larg atdhelindjes së saj, e përmbushur me ndjenja të nostalgjisë, të përmallimit një përmallim i ngjashëm me mallin tonë (dor), i cili e përshkon një numër të konsideruar të vjershave të saj: ,,Mallin për ty me kujdes e rruaj/ Në shpirtin tim nje qoshe tënden e ke/ Por sot malli si zjarri më djeg/ Të kërkoj mes vargje/ Ku je? (Dor/Mall).


Ajo që të mahnit aty per aty është një feminitet i guximshëm dhe joshës, i gërshetuar me përgjegjësi në një periudhë kur poezia e shkruar nga femrat synon kah skllavërimi seksual si pasojë e një cerebralizimi të ekzagjeruar. Poetesha në këtë drejtim nuk i cenzuron emocionet, senzacionet, duke i dëshmuar ato me një tingull dhe krenari të veçantë, me fjalë të thjeshta por esenciale, në njërën nga mënyrat më të prekshme që shëmbëllen me atë që e dashuron jetën dhe çdo gjë që të ofron ajo. Lumturia e përfituar përmes dashurisë është e gërshetuarr me spektrin e ngjyrave: „Ndërmjet nesh nuk ekziston ngjyra e zezë/ Trishtimi nuk ka vend ndërmjet nesh/ Shndrit bardhësia e mrekullueshme mes nesh/ Porsi çiltria e shpirtit që mbijeton/ Ndërmjet nesh e blerta dhe ngjyra e rozmarintë/ Janë përputhur marrëzisht në natën e parë/ Kur dashuria prarohet me rrezatim të artë(...)‘‘.


Në poezinë e saj identifikohen hipostazat e femrës: gruaja-dashnore, bashkëshorte, nënë, gruaja e implikuar në aktivitete sociale, gruaja që proteston kundër asaj që e rrëmben lumturinë e jetës, gruaja që shkruan vjersha, me mendim te Zoti, por edhe te njerëzit ndaj të cilëve drejtohet krejt njerëzishmëria e saj. „Ndër vargje zemrën time/ Ua kam prurë të pastër/ Dhe juve të gjithëve ua kam bërë dhuratë‘‘. Në një epokë të dhunës, të cinizmit, të vulgaritetit, pozia e Meritës, sidomos kjo e dashurisë, është një përkushtim i shprehur në mënyrë të lirë, të hapur, me një dhunti magjepsëse. Merita përmes ndjeshmërisë së saj duket si një ishull i mahnitshëm.

(Albin, Tiranë, 2006, 104 f.)
(Revista SUD, nr.1/ 2007,
Bucuriile triste/ Gëzimet e trishtme, Bukuresht, 2009)

pergatiti si lajm ne gjuhen shqipe A. Voka

No comments:

Post a Comment