Friday, January 17, 2014

Dashuria dhe Liria e vertete

Dashuria dhe Liria  e vertete 

Nga Merita Bajraktari McCormack

Mendimi  qe egziston nder njerezit eshte qe te jesh i lire do te thote te transformosh gjithcka ne jeten tende dhe ne jeten e botes rreth teje, pra duke pasur fuqi e pushtet dikush mendon se eshte i/e lire. Po ashtu kur duam  te ndryshojme gjerat e situatat sic i deshirojme ne, pra duke u nisur nga deshirat  e pasionet personale dhe duke injoruar natyren e gjerave. Tani ca gjera eshte mire te ndryshojne, si per shembull eshte mire qe ndryshoi menyra e transportit, ose mjekimet nga injeksione ne tableta. Por  kjo ( pra kur ke fuqi  e pushtet e te mundesh te ndryshosh gjerat)  nuk do te thote se eshte Liri e vertete.Liria nuk eshte thjesht  dicka qe ti fiton kur ke ndryshuar  dicka e transformuar dicka materiale apo shoqerore, sic e deshiron ti, por Liria brenda kuptimit te perunjesise ndaj Zotit eshte te pranosh situaten dhe gjerat  ashtu sic jane, te pranosh veteveten sic je, vetveten e te tjeret, dhe nese i pranojme situatat e njerezit me te cilet ndeshemi ne jete dhe gjerat qe s'i ndryshojme dot ashtu sic jane  (psh gjerat qe ne s'kemi fuqi ti ndryshojme, le te themi kur vdes dikush ne se kthejme dot mbrapa.) dhe me Besim tek Zoti se ai do na jape fuqine e duhur te perballojme situaten, kjo eshte ne te vertete Liri.Pra te jesh i lire do te thote SE PARI te pranosh mareveshjen me Krijuesin, mareveshjen qe eshte bere kur Ai na Krijoi dhe mbolli ne shpirtin tone faren e dashurise,  dhe po ashtu te manifestosh ate reflektivisht ne maredhenien me te tjeret(maredheniet  njerezore). Kjo primarisht duhet reflektuar midis ciftit bashkeshortor, pra  burrit e gruas se pari, midis prinderve dhe femijeve e anasjelltas..Kjo eshte e domosdoshme per nje njeri te pjekur dhe nje njeri qe do te jete vertete i lire. Ne mesojme te duam e te jemi te lire permes ketyre maredhenieve njerezore(maredhenie qe jane thjesht manifestim i dahsurise Hyjnore).  Nese kjo harmoni bashkeshortore/familjare  nuk  kultivohet e respektohet sic e ka krijaur Zoti, nese burri e tradheton gruan, ose gruaja burrin, nese femija i kthen kurrizin prindit (shpeh here djemte zemerohen me baballaret dhe vajzat me neneat, duke i akuzuar ata me gjithfare fjalesh, duke jua atribuar  atyre veshtiresite e tyre materiale apo shoqerore )  keshtu pra , duke injoruar personin me te afert, gjithfare problemesh krijohen... nder te gjitha keto, primare eshte mareveshja martesore, pastaj vijen te tjerat. Sa me e sinqerte te jete maredhenia martesore, aq  me reflektuese dhe EFEKTIVE eshte dashuria e Zotit ne ate familje. Psh i shihni familjet qe jane te lumtura? C'fare kane ato ndryshe nga familjet qe vetem ankohen e ndahen e shahen. Ata te lumturit kane se pari maredhenien bashkeshortore ne rruge te drejte dhe prinder e femije po ashtu .Respekti eshte reciprok. Por c'fare dashurie eshte kjo, cfare premisash jane keto? Ta duash e te respektosh bashkeshortin /bashkeshorten, prindin apo femijen,  do te thote te besh te pamunduren duke i sherbyer atij personi ne kuptimin qe  ta ndihmosh te rritet shpirterisht..(vini re fjalen SHPIRTERISHT e Jo Materialisht- . Nje prind qe ia ploteson tere deshirat femijes nuk e do ate femije, por e ben dembel dhe shpesh edhe imoral. Sepse nje dembel qe ka para, ku do ti harxhoje parate? Natyrisht ne gjerat e keqia...). Te duash me te vertete personin me te afert te jetes tende, do te thote  te hapesh zemren e ta respektosh personin me te cilin ke lidhur jeten, prindrin e femijen, njerezit rreth e rrotull,  duke ja dashur te miren e duke bere VEPRA qe kete/keta person(a) ,  kur te vija dita e ikjes nga toka, Zoti ta marre ate person ne Parajse, pra qellimi jot FINAL te jete qe personi me te cilin ke lidhur jeten te perfundoje ne parajse.Tani kthejini syte nga bashkeshorti/ja me te cilen jeni martuar a nga personi me te cilin jeni fejuar. Nese jeni beqare shihni prindrit ose personat qe keni me afer, shihini  ata ne sy, dhe pyeteni veten: A jam gati une te  bej te pamunduren  per kete person?  A jam gati te jap jeten time per te? C'fare po bej  une qe ky person me te cilin kam lidhur jeten  te arrije parajsen? A lutem une per kete person, a i sherbej qellimit te shenjterimit te ketij personi,  a e dua ne realitet apo e mallkoj perdite e per nate, a e lavderoj ne mungese kete person, apo e shaj sa me mban barku e goja, pra  pyesni veten : "C'fare bej UNE per kete person qe ky person te behet akoma me i dashur tek Zoti i madh?" .Kjo perkthehet ne Dashuri.....Ku mungon dashuria ne ekte forme, aty kultivohet urrejtja,  pra kur dikush  urren dike,  ne fakt ai person  ofendon Zotin, sepse ne te gjithe ketu jemi per te reflektuar dashurine e Tij, nese ne urrejme dike, ne urrejme Zotin vete, i cili  ne Personin  e Krishtit, qe eshte personi i Dyte i Trinise se shenjte , dha jeten per ne sepse Ai na do. Nga dashuria na krijoi.Kjo dashuri Hyjnore per ne personalisht, kjo force krijuese u reflektua ne dashurine e prinderve tane, frut i te ciles jemi ne. Urrejtja te con ne veteshakterrim, dashuria te con  ne bekim e ndertim shpirteror.Pra pasi egzaminon ndergjegjen se  si e sa ia do tjetrit te miren , nese pergjigja qe merrni eshte e tille qe per shembull une po mundohem te bej dicka   e cila mund te jete qe nga nje buzeqeshje e thjeshte por e sinqerte, nga nje gjest i thjeshte humanitar, nje ndihme materiale nese mundesh, nje moment ta degjosh, deri ne sakrifica e dedikime shpirterore per kete person,  atehere ti manifeston dashuri dhe vetem atehere ti je i lire me te vertete. Nese mendimi qe te okupon mendjen  per kete person nuk eshte sic eshte pershkruar me siper athere ty te eshte ngurtesuar zemra dhe je skllav i zemerimit e urrjetjes, pra je veteskllaveruar ne  emocione negative dhe kohehumbese . Keshtu pra pasi kemi pyetur veten se si e reflektojme dashurine Hyjnore ne maredheniet bashkeshortore e familjare e pasi jemi pergjigjeur ne qetesi e ndershmerisht, le te shohim se ne cfare kategorie e fusim veten?   Ne kategorine e dashurise dhe lirise se vertete apo ne kategorine e urrejtjes dhe vete-skllaverimit ?  Shen Pali ne letren e dyte ndaj Korinthasve na  drejtohet te gjitheve, sot e pergjithmone me fjalet :  "Ju keni krijuar ngushtesi ne zemrat tuaja.." Keshu pra , le te heqim zinxhiret e  ngushtesive se zemrave, qe te njohim e japim e marrim  dashurine e vertete, me qellim qe te shijojme lirine e vertete. Por nje njeri qe urren dhe qe eshte kryenec nuk e ben dot kete kollaj , prandaj perunjesia ndaj Zotit , lutjet dhe aktet e sakkrifices per te afermin jane mjetet kyce.Le te duam  sic duhet ! <3

1 comment:

  1. Emri im është loana dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij për të shpëtuar marrëdhënien time. I dashuri më la sepse isha i matur dhe e kam luftuar disa herë për shkak të pasigurisë, duke mos e parë kurrë pranë asnjë zonje tjetër. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
    dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete