Friday, January 3, 2014

Poezi- Hesht!


Hesht!

Nga Merita B.McCormack

Mos shihni flokët  e dikujt tek perballi me dikë
Ato mund te jenë kacurrela,  te drejta, bionde, brune,
Dikush mund te jetë dhe pa  to….
Mos shihni ballin njerëzve,  në është i lartë, i ulët
A puthitur me vetullat e ngritura ….
Sikur të vërtetojë se është në kontroll apo jo
Mos vini re ngjyrat e robave….
Në janë të verdha, jeshile , ngyrë rozë a blu
Mbase  janë të kuqe, të bardha, të zeza a gri…
Tek shihni me kujdes fytyrën e dikujt
Vini re se si rudhat, brazdat e vuajtjeve  flasin..
Degjoni, ato flasin..pa fjalë,  shpjegojnë një histori…
E nëse dikush ju tremb me buzeqeshje të ngrirë,
Ani, mos u tutni nga  akulli  i tyre mbi buzë
Jepini ju çiltërsinë, zgjatini ftesën për paqe…
Ndaluni  pastaj dhe  shihni  thellë në sytë e tyre…..
E nëse shkëndija në sytë e dikujt mungon…
Në heshtje  gëlltisni lotin e nxehtë që ju  bie përmbi faqe...
Sepse sytë pa jetë  kanë shumë halle e derte….
Ashtu në heshtje,  të shpojnë e shkaktojnë urragane…
Shpirtin e  lodhur e shfaqin pa fjalë….
Mbase  janë hijet e së shkuarës a dallgët  e së tashmes
Kushedi  c’farë ata sy kanë përjetuar e parë…..
Sy  të tillë flasin më shumë se mijëra radhë…


3 Janar 2014

No comments:

Post a Comment