Tuesday, January 28, 2014

Shen. Alberti i Madh-Profesori i Tomas Akuinit

Shën Alberti I Madh----pak histori në ditën e festës të profesorit të St.Thoma Akuinit

Ai ishte i njohur si "mësues i çdo gjëje që duhet të dihet," ishte një shkencëtar shume kohe para kohës së shkencës. St.Alberti u konsiderua si një njeri magjik në jetën e tij, dhe u bë mësues dhe këshilltar i  mendjes tjertër të shquar të kohës së tij , Shën Thoma Akuinit.
Shën Albert i Madh ka lindur në Lauingen në brigjet e  Danubit, pranë Ulm-it, Gjermani. Babai i tij ishte një ushtarak i zoti në ushtrinë e perandorit Frederik II. Në moshë të re Alberti  studioi në Universitetin e Padovës dhe  ra nën ndikimin e Jordanit të Saksonisë(që është në rrugën e shenjtërimit), një Domenikan ky që duke shkuar nëper  universitetet më të mira të Evropës ka tërhequr njerëzit më të mire e më të zgjuar  për t'u bërë Domenikanë, një urdhër ky që karakterizohet nga inteligjenca dhe oratoria e vecantë.

Pas disa projekteve mësimore të urdhërit Domenikan , ai shkoi në vitin 1241 në Universitetin e Parisit ku dha  leksione në teologji. Ndërsa jepte mësim në Paris, ai u caktua, nga eprorët e urdhërit  të tij Domenikan  në vitin 1248,  për të ngritur një shtëpi të studimeve Domenikane në Këln. Në Paris, ai kishte mbledhur rreth tij një grup të vogël  teologësh, shef i të cilëve ishte Thomas Akuini,i cili   e shoqëroi Albertin në Këln  dhe u bë një  nga nxënësit e të tij më të mire e natyrisht më i mirënjohuri.

Në 1260, Alberti  u emërua peshkop i Regensbergut, dhe  kur ai dha dorëheqjen pas tre vjetësh, ai u thirr të jetë një nga këshilltaret  e Papës dhe u dërgua në misione të ndryshme diplomatike. Në vitet e tij të fundit, ai ka banuar në Këln, ka marrë pjesë në Këshillin e Lionit në 1274 dhe në pleqërinë e tij udhëtoi për në Paris për të mbrojtur mësimet e nxënësit të tij Thomas Akuinit.

Në Këln reputacioni I tij si një shkencëtar u rrit edhe më tej.  Zhvillimi I eksperimenteve në kimi dhe fizikë në laboratorët e tij të improvizuara, ndërtimet e një koleksioni të bimëve, insekteve, dhe komponimet kimike i dhane shumë famë   reputacionit të tij. Kur autoritetet e Këlnit vendosën për të ndërtuar një katedrale të re, ai ishte konsulenti për dezannjimin e saj. Ai ishte mik dhe këshilltar I papës, I peshkopëve, mbretërve dhe shtetarët dhe dha edhe vetë kontributin e tij unik në edukimin dhe metodat e të mesuarit  në  kohën e tij e më vonë.

Ai vdiq në  moshë të vjetër në Këln në 15 nëntor1280 dhe është varrosur në Kishën e Shën Andreas në atë qytet. Ai u kanonizua( u shpall shenjtor) dhe u shpall  edhe Doktor i Kishës në vitin 1931 nga Papa Pius XI. Shkrimet e tij shquhen për diturinë e saktë e tyre shkencore dhe për këtë arsye ai është emeruar (bërë) shenjti mbrojtës (patron saint) i shkencëtarëve.

Mendimi për ditën e sotme: Shën Alberti i Madh ishte i bindur se në të gjithë krijimin flet Zoti vetë dhe se cdo grimcë e vogël e njohurive shkencore na thotë diçka për Të.
15 Nentor 2011
Pershtati ne shqip
Merita B.McCormack 

No comments:

Post a Comment