Thursday, September 6, 2018

Ne pese vjetorin e vdekjes se nje gruaje te vecante - Ymehan Kulla

Pesë vite të shkuara, me 25 Gusht 2007, ndërroi jetë Teze Ymehan Kulla  , kushërira e nënës sime. Nga mbiemri Kulla kuptohet se ne cilin fis ishte martuar. Ajo ishte vajzë nga fisi Kalaja, familja e nënës sime, dhe u martua ne fisin Kulla, po në fshatin Zëmblak.. Teze Ymehanin e mbaj mend që në vegjëlinë time, pasi ajo, njëlloj si nëna ime, ishte e dashuruar me këngën e muzikën, me vallet e me artin në përgjithësi. Vajzat e fisit Kalaja , sic më kanë treguar të aferm e bashkëfshatrë më të vjetër se prindrit e mij, visheshin me gusto e kujdesishni mire per veteveten megjithëse jetonin në kushte jashtezakonisht te vështira jo vetëm sepse I gjithë vendi vuante, por edhe sipse ishin nga familje të deklasuara dhe mezi mbaheshin ekonomikisht. Këto vajza qe me vonë u bënë gra e nëna, janë pjesë e atij brezi që nuk patën as rini të hershme, as nusëri as pleqëri të lumtur, sepse  ato gezime potenicale  për to,  jua rrmbeu djalli qe e  ka emrin komunizëm diktatorial. Por pavaresisht nga gjithë çndodhi, geni artistik dhe gëzimtar  i trasheguar e  lindur mbijetoi dhe ashtu sic po e ilustroj me poshtë me këtë rrefim të shkruar nga Pëllumbi (shkrimtari dhe diplomati I mirënohur), djali i madh i teze Ymehanit, ashtu e mbajmë mend edhe ne të gjithë tezen, të dashur, të qeshur, me këngë në gojë dhe plot dashuri  e sic e rrezatonte ashtu edhe e merrte, sepse e meritonte!  “Kripëmjaltëza”  (pasuri fjalori ky titull)  shoqërohet me foto të Tezes e disa familjare  e  pastaj vijon me dy këngë dasme që Teze Ymehani i këndonte dendur nëpër gëzime familjare, qoftë me  mamanë time ose  me mike të tjera korçare e devollesha dhe në fund kam vënë disa vargje që iu kushtova tezes  kur ndërroi jetë … E kujtojmë në ketë pesëvjetor me mall, dhimbje për largimin, me dashuri e respect për c^fare I dhuroi familjes e shoqerisë gjatë jetës mbi tokë, e mbi të gjitha nuk e harrojmë kurrë buzëqeshjen  e çiltërsinë dhe muzikalitetin e saj…


Cifti Xhevahir dhe Ymehan Kulla-te dy tashme  nen shoqerine e engjejve

I paharruar qoftë kujtimi i Teze Ymehanit dhe Zoti i faltë parajsën.

 
Kripëmjaltëza

Pëllumb Kulla

     Hyjninë që sjell e ndjell buzagazin e një kombi, apo të një bashkësie njerëzish, unë do ta quaj Kripëmjaltëza. Nuk është veç përfytyrimi i një ëngjëllusheje të palodhur që nuk ka as forcë e as mjete t’u zgjidhë hallet njerëzve. Ajo hallet i le ashtu si janë, por si një motër klinike e kujdestare e dhembshur, që nuk merr dot përsipër ndërhyrje kirurgjikale, shpërndan vetëm barëra qetësuese dhe përtëritse.
     Përfytyrimin për Kripëmjaltëzën unë e kam që në vegjëli. Mua më kujtohet sa shumë vuanin prindërit të na ushqenin ne fëmijëve, aty nga fillimet e viteve ‘50. E megjithë përpjekjet e mëdha të babait e mamasë, shpesh, flinim pa darkë. Na zinte gjumi duke dëgjuar një radio të vjetër Orion, ku ndiqnim emisionet muzikore të Radio Tiranës. 
     Një mbrëmje, babai u kthye nga puna dhe e kuptoi se dhe atë natë, nuk do të kish bukë për fëmijët e tij. Por ne, tashmë, ishim mësuar.. Ai na gjeti ne duke soditurmamanë tonë, që ashtu tek po fshinte, pat lënë fshesën dhe pat ngritur volumin e radios: në të po jepej një valle me motive të fushës së Korçës. Eh, ajo linte çdo gjë para tyre! Kur ishte e re, në fshat e mbanin në gojë të tërë, për hirin me të cilin hiqte vallet dhe tundte shaminë. Dhe tani, ajo kish rrëmbyer një nga ato kapset prej lecke që shërbejnë për të nxjerrë nga soba tepsitë e nxehta dhe nuk e la vallen as kur erdhi babai. Ama, i qeshi babait në vend të përshëndetjes. Babai hodhi shikimin nga ne. Ne vazhdonim të sodisnim.
-       Presim të mbarojë vallja! – ia bëri babai.
Pastaj, atij vallja iu duk e gjatë dhe e pyeti mamanë teksa ajo vallzonte:
-       Bëre gjë, për ato porositë që të lashë?
      Mamaja pa e lënë vallzimin, nisi t’i raportonte të shoqit duke u përkulur  hera-herës, për të respektuar me besnikëri koreografinë e valles.
-       Nuk bleva asgjë se… Atë velenxen me thekë, nuk e shita dot!…
Vangja nuk më dha borxh, se nuk kishte…. Ajo vetë… do të kërkonte diku… E do të më jepte mua gjysmat e parave…  Nuk i kanë dhënë, si duket… Prit, se këtu vallja e ka me të rrotulluar… Ashtu!… Darkë … as sonte… nuk ka! Pam Pam!..  Sa valle e bukur që është, e shkreta!- përfundoi me një psherëtimë admirimi mamaja dhe iu kthye fshesës.
Babai vështroi nga ne. Ne vetëm qeshnim. Unë, që isha më i madhi, u
ngrita i pari dhe fillova të imitoja mamanë duke vallëzuar me qef e duke e imituar raportimin ndaj babait, me tërë ashkun e kënaqësisë së valles:
     - Hopa!… Drekë nuk kishim! Hopa!   Darkë nuk kemi!..  Rroga jote nuk na del… Nuk na del e nuk na ngel!  Eh, hopa!… Tani e kemi me të rrotulluar!.. Tra-ta-ta, e bukë s’ka!.. Sa valle e bukur, tra-la-la!…
     Babai dhe mamaja qeshnin sa u dhembnin brinjët. Imitimi ishte i ngopur me ekzagjerime dhe po na dilte një copë komike e rallë. Motra dhe vëllezërit e mij më të vegjël, të zilepsur me suksesin që po korrja unë, me sytë që u ndrisnin, u ngritën dhe ata nën shëmbullin tim dhe sejcili imitonte mamanë sipas qejfit të vet. Që të gjithë fëmijët po kërcenim. Ata më të vegjlit nuk mbanin dot mend as fjalët:
      - Drekë nuk kishim e darkë nuk kemi … Eh hopa!
      Ato çaste tek ne kishte zbritur Kripëmjaltëza. Oh, sa kemi qeshur atë natë! Oh ç’vizitore fantastike kemi patur ne atë mbrëmje! Ne, si gjatë gjithë atij muaji, përsëri fjetëm pa ngrënë, por në ndryshim nga netët e tjera, kemi qeshur aq shumë, sa edhe sot pas kaqë dekadash, e mbajmë mend atë, si një nga mbrëmjet më të këndëshme të fëmijërisë sonë!…

Shkëputur nga  libri  i Pëllumb Kullës “Skënder Sallaku ose si qeshnim nën diktaturë”
 ********************************************************************************

Vajza Veke me prindrit Ymehan e Xhevahir Kulla 

1.     Mbrapa shtëpisë mbike një ftua

Mbrapa shtëpisë
mbike një ftua
moj era limua
Kur ta këputsh mëëë…
Më thirr dhe mua
moj era limua
Unë e këputa
e m'u thërrmua
Moj era limua
e as për tynë
e as për mua
moj era limua

2.Nëpër limonj

E  Dhënderr(emri) beu në….
nëpër limonj
Moj nëpër limonj
Shkovi nëneja e seç e zgjoj
Moj nëpër limonj
Ngrehu o djalë
të të martonj
Moj nëpër limonj
E me një nuse
të të gëzonj
Moj nëpër limonj….
**********************************************************

Poezia e mëposhtme është  shkruar momente  pas lajmit të vdekjes së Teze Ymehanit …Zoti e pranofte ne mbreterine e tij te perjetshme….

Këputmë një lule……

  Nga Merita B.McCormack


Keputmë një lule Erëzmirë,
Këputma  nga trungu e  hidhma në det
Më mbaj ca petale, veç
Që me to të fshij lotin e mallit
Këputmë pastaj një degëz
E mbillma një pemë
Rritma një ftua, Pëllumbeshë
Cupat t'a kenë pajë vajzërore
Djemte t'i gëzohen luleve të tij,
Me shpengime fëminore
E pastaj kur oret mbi tokë të pakësohen
Në u trishtoftë ndonjë, e lotëzohet
Kujtoni historinë dhe këngën e një ftoi
Dasmave,  sa herë Nëna e këndoi
Këputma një lule e hidhma ne det,
Këputma nga trungu, me rrënjët e thella
Bij e cupa, te larguar ,  në ju erdhtë ndonje lot 
Fshijini ..e  puthni me mall petalet që sjell Era……

******************************************************************



Ky homazh perkujtimor eshte pergatitur e publikuar  nga Merita me daten 24 Gusht 2012.

No comments:

Post a Comment